Ipeshkvia Prizren – Prishtinë organizon promovimin e 3 librave të rinj për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun

Nov 7 • Kisha në Kosovë

Në kuadër Vitit Jubilar 550-vjetorit të kalimit në amshim të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë organizon promovimin e tre librave të rinj:

  1. Alassandro Serra,Shqipëria dhe Selia e Shenjtë në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut“ – prezanton Prof. Domenico Morelli, nga Roma.
  2. Gjergj Kastrioti-Skênderbeu “Atleta Christi” – përzgjedhje studimesh të klerikëve katolikë” – prezanton Dr. Gjon Berisha.
  3. Lorenzo Ignacio Thjulen,Kuvendime në mbretërinë e të vdekurve. Bashkëbisedim midis Gjergj Kastriotit dhe Karlit tê madh” – prezanton Prof. dr. Xhavit Beqiri.

Promovimi i librave do të mbahet të premten, më 9 nëntor 2018, ora 19:00, në sallën e Rezidencës së Ipeshkvisë, e cila gjendet pranë Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Mirë se vini./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »