A je i/e vetëdijshëm për shpirtin e Hyjit që banon brenda teje?

Nov 9 • Meditimi i ditës

9 nëntor 2018 – E premte, Kushtimi i Bazilikës Laterane (festë), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Ez 47,1-2.8-9.12 (ose: 1Kor 3,9c-11.16-17); Ps 46,2-3.5-6.8-9; Gjn 2,13-22)

 

Prania e Hyjit
Hyji është me mua. Madje më shumë: Hyji është në mua, ai bën që unë të ekzistoj.

Një moment do të pushoj në praninë jetëdhënëse të Hyjit

në trupin, mendjen, zemrën time, në tërë jetën time.

Liria

Në realizimin e lirisë së brendshme më së shpeshti më bllokon prirja ime

që lejoj të robërohem me frikën dhe pritjet çfarë do të nevojitej apo duhej të isha.

Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe rritjes sime.

Do të lus për një ndjenjë më të madhe të lirisë së brendshme

dhe që të mund të arrij diçka të re nga ajo që Hyji kërkon prej meje.

 

Ndërgjegjësimi
Vetëdijesohem se jam në praninë e Hyjit.

Do të gjej strehë në zemrën e tij që dashuron.

Ai është fuqia ime në momentet e dobësisë,

ngushëllues në momentet e trishtimit.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.


1 Kor 3,9c-11.16-17

Vëllezër,

9 ne punojmë së bashku në punën e Hyjit; e ju jeni ara e Hyjit e ndërtesa e Hyjit.

10 Sipas hirit që Hyji ma ka dhënë, unë, porsi arkitekt i mirë, vura themelin, një tjetër vazhdon me mur mbi të; por secili t’ia vërë mendjen si ndërton. 11 Sepse, askush nuk mund të vërë tjetër themel, përveç atij që është vënë, e ai është Jezu Krishti.

16 Po ju a nuk e dini se jeni Tempulli i Hyjit dhe se Shpirti i Hyjit banon në ju? 17

Nëse ndokush e rrënon Tempullin e Hyjit, Hyji do ta humbasë atë, sepse Tempulli i Hyjit është i shenjtë ‑ e ky Tempull jeni ju!


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit të Shenjtë:

 

  • Si ndihesh kur i dëgjon fjalët: “Ne punojmë së bashku në punën e Hyjit“? Si reagon ndaj idesë që Hyji dëshiron të involvohet, të përfshihet, është i përfshirë, në atë që bën, që thua, që mendon, që ndjen?
  • “Ju jeni Tempulli i Hyjit dhe se Shpirti i Hyjit banon në ju“. A je i/e vetëdijshëm për Shpirtin e Hyjit që banon brenda teje – që banon në ty? Ndërsa i peshon këto fjalë, çfarë emocionesh ngjallen në ty?
  • Ndërsa e dëgjon përsëri leximin nga Shkrimi i Shenjtë, lejo këtë nocion, këtë fjalë – këtë fjalë të mahnitshme – të shpirtit të Hyjit që banon brenda teje, tani, në këtë moment, të zhytet thellë në ty ….

 

Bashkëbisedimi
Kur i dëgjon këto fjalë, si ndihesh se je i/e nxitur për t’iu përgjigjur Zotit tani?

Ndoshta po e ndjen nevojën për të shprehur ndjenja falënderimi ndaj Zotit për dhuratën e Shpirtit të tij që banon brenda teje, vendit të shenjtë të Hyjit …

Ndoshta nuk janë të nevojshme fjalë, dhe ti thjesht mund ta shijosh ndjesinë se Hyji është afër.

 

Përmbyllje
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Jezusi, me siguri ti sheh një mungesë respektite njerëzit për shtëpinë e Atit, që është vend lutjeje, vend Pranie. Ne njerëzit jemi të verbër, nuk e shohim se kush je, dhe të shurdhët të dëgjojmëmesazhin tënd. Sa shpesh e keqkuptojmë njëri-tjetrin dhe e kthejmë kryet për të mos parë atë që e konsiderojmë marrëzi?

Sa shumë je i durueshëm me ne, o Zot, ndërsa marrim në thua dhe endemi rrugës së jetës pa qenë të vetëdijshëm për Praninë tënde të heshtur duke na pritur që të zgjohemi për dashurinë tënde të pagabueshme. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »