A e vendosi Zotin në vend të parë?

Nov 10 • Meditimi i ditës

10 nëntor 2018 – E shtunë, Shën Leoni i Madh, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Fil 4, 10-19; Ps 111; Lk 16, 9-15)

 

Prania e Hyjit

Sa më shumë i përgjërohemi Zotit, aq më shumë e ndiejmë praninë e tij.
Prej dite në ditë, gjithnjë e më shumë, na tërheq kah Zemra jote e butë.

 


Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.
Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 


Ndërgjegjësimi

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën e kaluar, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të falënderohem.

Diçka që ndihem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 


Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.


Lk 16, 9-15

9 Ndërsa unë po ju them: fitoni për vete miq me anë të pasurisë së rreme të kësaj bote që, kur kjo t’ju mungojë, t’ju pranojnë në banesat e amshuara.
10 Kush është besnik në gjëra të vogla, është besnik edhe në gjëra të mëdha; e kush nuk është besnik në gjëra të vogla, ai nuk është besnik as në gjëra të mëdha. 11 Po qe se nuk u dëftuat besnikë në pasurinë e rreme, kush do t’jua besojë pasurinë e vërtetë? 12 Po qe se nuk u dëftuat të besueshëm në gjënë e huaj, kush do t’jua japë tuajën?
13 Asnjë shërbëtor nuk mund t’u shërbejë njëkohësisht dy zotërinjve:
Sepse, ose do ta urrejë njërin e tjetrin do ta dojë, ose pas njërit do të shkojë e tjetrin do ta përbuzë. Nuk mund t’i shërbeni Hyjit dhe pasurisë.”

14 Të gjitha këto po i dëgjonin farisenjtë që s’i ngin gjë me para dhe e përqeshnin. 15 Jezusi u tha:

“Ju dini të paraqiteni para njerëzve të drejtë, porse Hyji i njeh zemrat tuaja! Veçse, çka është e madhërueshme para njerëzve, është ndyrësi para Hyjit.


Çka po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

  • Ne kuptimin e Jezusit pasurinë duhet ndare me të tjerët. Ajo duhet te shfrytëzohet me qëllim miqësimi me të varfrit, që tu ndihmohet atyre që janë të shtyrë në margjinat e shoqërisë. Po t´i afrohej sot secili prej nesh që jemi në “Momentin e shenjtë – lutjen e përditshme” dikujt që është më pak i/e lumtur se ai/ajo vetë, bota nesër do të ishte një vend më i mirë. Do ta pyes Jezusin: “Për çka kam nevojë, çka mund të bëj?”
  • A e vendosi Zotin në vend të parë? Do të bisedoj me Zotin për gjërat që shpesh herë më kaplojnë dhe sundojnë mbi jetën time: puna, pushimi, TV, interneti, brengat financiare, kujdesi për të tjerët etj. Te gjitha këto gjëra e kanë vendin e parë në jetë time vetëm atëherë kur së pari e kënaqi Zotin. Këtë e kanë bërë gjatë jetës së tyre shenjtërit dhe të lumët në qiell, që sa ishin në tokë gjithmonë e kanë pas para sysh Zotin. Zoti ka qenë për ta në vendin e parë.

 

Bashkëbisedimi

Ç`ndodh në mua kur lutem?
A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?
E paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo është ulur pranë meje
dhe ia paraqes të gjitha çfarë ndiej.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty. Të ecësh rrugës së ngushtë të besnikërisëdhe drejtësisë s`është e lehtë; të jesh shkëndijë, i vërtetë për vetvetendhe i ndershëm për të tjerët, është një detyrë në të cilën të gjithëne duhet të punojmë. Jezusi na tregon se s`mund t’u shërbejmë dy zotërinjve; nuk mund të ulemi në gardh. Duhet zbritur për t`u vënë në anën e drejtësisë ose do të privohemi nga të gjitha të mirat.

O Zot, po kërkon që të besojmë në ty, që të kemi besim në mirësinë tënde dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Shiko në zemrat tona, o Zot, dhe largo prej nesh çdo gjë që na pengon, atë që na bën të marrim në thua ose të rrëzohemi, dhe gjatë ecjes sonë nëpër rrugët e jetës, na ndihmot`i mbajmë sytë tanëtë drejtuar kah ti.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »