Sot inaugurohet mozaiku i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Katedrale

Nov 10 • Kisha në Kosovë, Kulturë

Në programin e Ipeshkvisë së Kosovës për shënimin e Vitit Jubilar 550-vjetorit të kalimit në amshim të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, sot do të bëhet inaugurimi i mozaikut të Gjergj Kastriotit, i vendosur në këmbanarën e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

 

Ky është programi i Ipeshkvisë për sot:

MESHA: Ora 11:00: Mesha e shenjtë në Katedralen Shën Nënë Tereza, e udhëhequr nga SH. T. Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv, me meshtarë, rregulltarë e rregulltare, besimtarë dhe njerëz vullnetmirë.

INAUGRIMI I MOZAIKUT: Pas meshe (rreth orës 12:00) do të bëhet inaugurimi i mozaikut të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i cili është i vendosur në këmbanarën e Katedrales.

KOREODRAMA: Ora 12:30: Koreodramë mbi Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, nga koreografi Xhemal Berisha, nën interpretimin e Ansamblit Arbëresha (Misioni Katolik Shqipar Sirnach – CH). Në këtë shfaqje do të ndodh një takim i Gjergjit Kastriotit me Nënë Terezën.

Koreodrama mbahet në Sallën e Qendrës “Pjetër Bogdani”, e cila gjendet në ambientet e Katedrales./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »