Falënderimi na zbulon pasurinë e jetës

Nov 14 • Meditimi i ditës

14 nëntor 2018 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Tit 3,1-7; Ps 22; Lk 17, 11-19)

 

 

Prania e Hyjit

“Është punë e mirë ta lavdërosh Zotin, ti këndohet Emrit tënd, o Zot i tejetlartë. Të shpallim dashurinë në mëngjes e gjatë natës besnikërinë tënde.” (Ps 92)

Ndërsa i dëgjoj këto fjalë, a mund ta sjell veten para Hyjit për të cilën flet Psalmi?

Zotit të pranishëm këtu me mua, burimi i gjithë jetës, gjithë dashuria, e gjithë e vërteta?

 

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Ma kujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

 

Ndërgjegjësimi

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj, dëgjoj me vëmendje

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më lë përshtypje.


 

17,11-19

 

11 Duke udhëtuar për Jerusalem, kaloi nëpër Samari e Galile. 12 Kur hyri në një fshat [i] dolën para dhjetë të gërbulur. Ata zunë vend larg 13 e filluan të bërtasin: “Jezus, Mësues, ki mëshirë për ne!”

14 Kur i pa u tha:

“Shkoni e paraqitjuni priftërinjve!”

E ndodhi që, ndërsa po shkonin, u pastruan.

15 Njëri prej tyre, si pa se u shërua, u kthye duke e lëvduar Hyjin me zë të madh lartë. 16 Ra përmbys para këmbëve të Jezusit dhe e falënderoi. E ky ishte samaritanas. 17 Jezusi mori fjalën e tha:

“Po a nuk u pastruan të dhjetët? Ku janë nëntë të tjerët? 18 A nuk u gjet asnjë që të kthehet e t’i japë lavdi Hyjit, përveç këtij të huaji? 19 Çohu e shko ‑ i tha ‑ feja jote të shpëtoi!”


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Përpiqu një çast ta vendosësh veten në skenën e këtij Ungjilli. Imagjinoje fshatin dhe peizazhin e fshatit. Shihi njerëzit e pranishëm dhe vëreje se si duken. Vëreji fjalët e të gërbulurve dhe përgjigjen që iu dha Jezusi.
  • Një nga të gërbulurit kthehet për ta falënderuar. Si mund të ndihej i gërbuluri teksa kthehej te Jezusi? Vë re gjithashtu se si Jezusi përgjigjet.

Ndërsa e dëgjon përsëri ungjillin, duke e imagjinuar skenën, vë re veçanërisht se si duket Jezusi – mënyrën e tij të sjelljes, fjalët e tij, pamjen e tij. Ndërsa e shikon Jezusin, a je i/e vetëdijshëm/e për ndonjë gjë në jetën tënde për të cilën je mirënjohës/e, por ndoshta që ti e merr si të mirëqenë?

 

 

Bashkëbisedimi

Fol me Jezusin tani si të ishe i/e pranishëm/e në skenë.

Bisedo për çdo gjë që të vjen në mend – për mirënjohjen e të gërbulurit, apo për mosmirënjohjen e dukshme të të tjerëve, ose për jetën tënde dhe për atë për çka dëshiron të shprehësh ndjenja falënderimi.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Kur jeminë hall të madh dhe të shkapërderdhur andej-këndej, dëshpërimisht i kthehemilutjes. Me gjithëzemër lutemi për një përgjigje pa marrë parasysh se në çfarë lloj halli ndodhemi. Lusim për ndihmë, duke bërtitur si të gërbulurit nga thellësia eqenies sonë. Dhe Jezusi iu përgjigjet lutjeve tona në një mënyrë qëështë më e mira për ne. Por ne shpesh harrojmë të themi “faleminderit”.

Jezus, bëj që kurrë mos të të marrim lehtë; prekja jote në jetën tonë mund të na ngrohë, deri dhe të na shërojë, të na bëjë të plotë. Kurrë nuk do të na braktisësh.Jezus, na ndihmo që të të falënderojmë dhe ta nderojmë emrin tënd të shenjtë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »