Nëse e kemi Zotin e jetës sonë, do të marrim gjithçka që na nevojitet

Nov 15 • Meditimi i ditës

15 nëntor 2018 – E enjte, Shën Alberti i Madh, ip. dhe mës. i K., MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

“Shenjtë, shenjtë, shenjtë, Zoti Hyj i Gjithësisë. Qielli e toka janë plot me lavdinë tënde.” Ç`është lavdia e Hyjit nëse jo prania e Hyjit dhe hiri i Hyjit që zbulohet, bëhet i njohur?

 

Liria

O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.

Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i/e lirë të përzgjedh.

Më ndihmo që të zgjedh që të ndjek ty,

që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.

Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;

ata në burg, ata që nuk janë të lirë ta shprehin publikisht fenë e tyre.

Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në të gjitha sendet që ndodhin në jetën time.

 

 

Ndërgjegjësimi

Duke e ditur që Hyji më do pa kushte,

Mund t`i lejoj vetes që të jem i/e sinqertë se si jam.

Si po kalon dita? Si po e ndiej veten në këtë moment?

Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.

 

 

Fjala

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim, mbështetje, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

Dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje, dëgjoje me vëmendje dhe me kuptim; vë re ç`po ngjanë në zemrën tënde.


 

Lk 17,20-25

 

20 I pyetur prej farisenjve: “Kur do të vijë Mbretëria e Hyjit?” ai iu përgjigj:

“Mbretëria e Hyjit nuk vjen në mënyrë të dukshme, 21 as nuk do të mund të thuhet: ‘Qe këtu!’ Ose ‘Qe atje! ‘Porse, ja, Mbretëria e Hyjit është mes jush!”

22 Atëherë u tha nxënësve të vet:

“Do të vijë koha, kur do të dëshironi të shihni një ditë të vetme të Birit të njeriut, por nuk do ta shihni. 23 Do t’ju thonë: ‘Qe, këtu është! Ja, atje!’ Mos shkoni as mos i ndiqni! 24 Sepse, sikurse vetëtima që vetëton në njërin skaj e ndrit deri në skajin tjetër të qiellit, ashtu do të jetë edhe Biri i Njeriut [Ditën e tij]. 25 Por, më parë i duhet të vuajë shumë e të përbuzet prej kësaj breznie.


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • “Mbretëria e Hyjit nuk vjen në mënyrë të dukshme, as nuk do të mund të thuhet: ‘Qe këtu!’ Ose ‘Qe atje! ‘Porse, ja, Mbretëria e Hyjit është mes jush!” Si i përgjigjesh këtyre fjalëve të Jezusit? Si të bëjnë të ndihesh?
  • Çfarë shenja sheh në jetën tënde që tregojnë se Zoti është i pranishëm dhe aktiv – në njerëz, në situata, në ngjarje? Ku i gjen shenjat e jetës, shpresës, dashurisë, bujarisë dhe gëzimit që mund të jenë jehona e mbretërisë së Hyjit?
  • Jezusi gjithashtu flet për vuajtjen dhe refuzimin e tij, për vështirësitë dhe situatat e dhimbshme që nuk mund të shmangen. A je i/e vetëdijshëm/e për vështirësitë dhe situatat e dhimbshme, në jetën rreth teje dhe në botë? Si dëshiron t’i përgjigjesh kësaj?

Ndërsa i dëgjon përsëri fjalët e Jezusit, vë re përgjigjen dhe dëshirat e tua.

 

Bashkëbisedimi

Mbretëria e Hyjit është brenda nesh!
Atë çka njeriu nuk e sheh ose nuk e ndien shpesh herë e injoron, si për shembull jetën shpirtërore dhe rritjen. Shpirti në ne e ka Mbretin e vet i cili nuk e ushtronpushtetin e tij me dhunë, por me Dashuri.
Ajo çka sundon në brendësitë tona reflektohet nëpërmjet pasojave të ndryshme të mendimeve, fjalëve dhe veprave tona.
Mos shkoni, mos lejoni të ngashënjeheni… Mbretëria e Hyjit nuk vjen në mënyrë të dukshme… ajo është midis jush … ajo është këtu, lejo që të sundojëedhe në ty!

Për disa çaste flit me Jezusin për atë që është në mendjen dhe zemrën tënde, për shpresat e tua, shqetësimet e tua, dëshirat e tua dhe përgjigjen tënde që i jep atij.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Mbretëria jote, Jezus, nuk është e kësaj bote. Farisenjtë pyesin se kur ka për të ardhur ajo. Ata nuk e kuptojnë se Mbretëria e Hyjit ndodhet në mesin e tyre. Ajo nuk ështënjë mbretëri tokësore, por mbretëri e zemrës ku sundon e vërteta dhe e drejta, drejtësia dhe paqja. Për të jetuarnë këtë mbretëri duhet ta mbajmë mësimin tënd, Jezus. “Para së gjithash kërkoni Mbretërinë e Hyjitdhe drejtësinë e Tij,” dhe çdo gjë tjetër do të jetë mirë.

Jezus, është premtimi i yt, që, në qoftë se të kemi ty, Zotin e jetës sonë, do të marrim gjithçka që na nevojitet. Kjo nuk do të thotëse do të kalojmë në jetë pa dhimbjeose vështirësi, por do të shkojmë me ty në anën tonë qëtë na mbrosh dhe shoqërosh në rrugën tonë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »