Zoti i dëgjon lutjet tona në një mënyrë nga e cila do të përfitojmë

Nov 17 • Meditimi i ditës

17 nëntor 2018 – E shtunë, Sh. Elizabeta e Hungarisë, rreg., MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 3 Gjn, 5-8; Ps 111; Lk 18,1-8)

 

 

Prania e Hyjit

Një këngë thotë: ‘O zemra ime, ji e urtë kur armiqtë e tu të rrethojnë. Vazhdo të lutesh; kërkon ndihmë nga Zoti. Sepse ai është i fuqishëm. Kjo është arma jote; mos e humb. Lutu pa pushim, sepse Zoti është i fuqishëm.’

 

Liria

Me hirin e Hyjit më është dhuruar jeta në liri.

Lirisht kënaqem në të mirat që Ai i ka krijuar për mua.

O Zot i dashur, bëj që të mund të jetoj ashtu siç e ke paramenduar ti,

me besim të plotë në kujdesin tënd të butë për mua.

 

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm për praninë tënde.

Më mëso se si të të identifikoj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë ke treguar kujdes për mua.

 

 

Fjala

Jezusi na ka përgatitur gjatë kësaj jave për të ardhmen tonë. Ai dëshiron që ne të jemi gati për çdo gjë që mund të ndodhë. Çdo ditë na ka treguar diçka për kujdesin që Jezusi ka ndaj nesh. Ne i kemi kërkuar atij që të na shtojë fenë dhe të na rrisë besimin tonë; ai na kujtoi se Shpirti i tij banon brenda nesh dhe që ne mund të tregojmë mirënjohjen tonë duke iu përgjigjur në besim dhe dashuri për mënyrat në të cilat Hyji është i pranishëm tek ne në shumë pjesë të përvojës sonë të përditshme. Në leximin tonë këtë fundjavë nga Ungjilli i Lukës, Jezusi paraqet një shëmbëlltyrë që shpreson t’i ndihmojë ndjekësit e tij që të kenë besim në të dhe në fuqinë e lutjes. Ndërsa e dëgjon, vë re se si Jezusi e përshkruan gjykatësin, dhe kontrastin që e bën midis gjykatësit dhe Hyjit.


 

Lk 18, 1-8

 

1 U tregoi edhe shëmbëlltyrën se si duhet të lutemi gjithmonë e kurrë të mos pushojmë.

2 Ai tha:

“Ishte në një qytet një gjykatës që Hyjin nuk e dronte e për njerëz nuk e çante kokën. 3 Po në atë qytet ishte edhe një grua e vejë, e cila shkonte shpesh tek ai dhe i lutej: ‘Më mbro prej kundërshtarit tim!’ 4 Por ai s’u shqetësua për një kohë të gjatë. Dikur tha me vete: ‘Edhe pse s’e druaj Hyjin e për njerëz nuk e nxej kokën, megjithatë, 5 pasi kjo grua e vejë po më trazon, do ta mbroj që të mos vijë më të më mërzisë prore. ’“

6 Zotëria vazhdoi:

“Dëgjoni ç’thotë gjykatësi i padrejtë! 7 Vallë, Hyji a nuk do t’i mbrojë të zgjedhurit e vet që i kërkojnë ndihmë ditë e natë? Po a do të vonojë ndoshta me çështjen e tyre? 8 Unë po ju them: do të ngrihet me nxitim për t’u ardhur në ndihmë atyre! Por, kur të vijë Biri i njeriut, a thua do të gjejë fe mbi tokë?”


 

Çfarë po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Në shëmbëlltyrën, gjykatësi i padrejtë në fund lëshon pe përballë kryeneçësisë së vejushës. Dhe nëse edhe gjykatësi lëshon pe dhe ia plotëson dëshirën, atëherë sa më lehtë do t`ua plotësojë lutjen Hyji atyre që i kërkojnë ndihmë? Reflekto për një moment për pyetjen që kërkon Jezusi në fund të shëmbëlltyrës.
  • Jezusi dëshiron që ne të mos ta humbasim zemrën apo të heqim dorë shumë shpejt. Mendo për një situatë në të cilën i je lëshuar shumë lehtë frikës ose dyshimit, kur një këmbëngulje pakëz më e madhe do të ishte mënyra më e mirë.

Ndërsa e dëgjon leximin për herë të dytë, vë re se çfarë thotë Jezusi për lutjen, që Hyji do të japë shpejt atë që kërkomë. Gjithçka është çështje besimi tek ai.

 

Bashkëbisedimi

Ne të gjithë kemi nevojë për më shumë besim; Fol me Jezusin nga zemra për një situatë së cilës ia ke frikën ose për ndonjë gjë që të shqetëson. Dëgjoje përgjigjen e tij.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty. Ne nganjëherë dimë të jemi aq të padurueshëmsa që mendojmë se Zoti s`po na dëgjonlutjet tona nëse ato s`na plotësohenmenjëherë.Jetojmë në një botë të plotësimit shpejt e shpejt tënevojave, të kënaqësisë së çastit, të “neskafesë”: një prekje e butonin në kompjuterin tonë personal dhe menjëherë mund të gjendemi kudo në botë. Megjithatë, Jezusi në Ungjillin e sotëm na thërret që të jemi të durueshëm, që “të lutemi gjithmonë dhe mos të shkurajohemi”. Lutjet tona do të marrin përgjigje, ndoshta jo në mënyrën se si ne presim, por ato dëgjohen në një mënyrë nga e cilado të përfitojmë.

Jezus, na mëso që të besojmë ty, dhe mos të shkurajohemi kur të thërrasim në lutje. Lutja lypsare/e ndërmjetësimit kurrë s`do të mbetet pa përgjigje, por rrugët tona nuk janë rrugët tua dhe mendimet tona nuk janë mendimet tua. Na mbaj besnikë në lutje, o Zot,sepse në zemërgjerësinë tënde kurrë nuk lodhesh së bëri mirë dhe gjithmonë je më i mirë se që mund ta marrim me mend. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »