Dhurata e zotit për ne, prania e tij mes nesh deri në mbarim

Nov 18 • Meditimi i ditës

18 nëntor 2018 – E diela 33-të gjatë vitit (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dan 12, 1-3; Ps 15; Heb 10, 11-14.18; Mk 13, 24-32)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment

dhe mendoj për praninë jetëdhënëse të Hyjit

në çdo pjesë të trupit tim, në gjithçka rreth meje,

në tërë jetën time.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.
Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.
Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe që gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Ndërgjegjësimi

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.


Mk 13, 24-32

 

24 “Porse, në ato ditë, pas asaj vështirësie,

‘dielli do të terratiset,

hëna nuk do ta lëshojë dritën e vet,

25 yjet do të bien prej qiellit

e trupat qiellorë do të lëkunden.’

26 Atëherë do ta shohin ‘Birin e njeriut duke ardhur mbi re’ me fuqi të madhe e me lavdi. 27 Ai do t’i dërgojë engjëjt e vet e do t’i bashkojë të zgjedhurit (e vet) nga katër anët e botës ‑ prej skajit të tokës deri në skaj të qiellit.”

28 “Mësoni prej shëmbëlltyrës së fikut:

Posa i lëngëzohen gemat e qet gjethe, e dini se vera është afër. 29 Kështu edhe ju, kur të shihni se po ndodhin këto, ta dini se është afër ‑ te dera! 30 Përnjëmend po ju them: nuk do të kalojë kjo brezni pa u bërë të gjitha këto. 31 Qielli e toka do të kalojnë, e fjalët e mia nuk do të kalojnë.”

32 “Sa për atë ditë e për atë orë, s’di askush, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.


Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

·                     Ne shpesh dëgjojmë shprehjen “shenjat e kohës?” Kjo pjesë e ungjillitflet për shenjat në fund të kohës. A ka një tension mes përshkrimit të këtyre ngjarjeve, të marra nga libri i Danielit profet, dherreshtit të fundit, i cilithotë se “për atë ditë e për atë orë, s’e di askush… por vetëm Ati”?

·                     Disa të krishterë kanë qenë të mashtruar duke u fiksuar nëshenjat e llojeve të ndryshme dheduke profetizuar fundin e afërt të botës. Do të ishte më mençur të presësh të papriturën dhe thjesht të jesh gati për të mirëpritur Birin e njeriut, kur ai të vijë. Në ndërkohë, të të ngushëllojnë fjalët e Jezusit: “Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë.”

  

Bashkëbisedimi

Papa njëherë në uratën e Engjëllit të Zotit na pat bërë me dije që të kemi kujdes nga predikues të rremë apokaliptikë. Ai pat thënë: Jezusi nuk e përshkruan fundin e botës. Edhe kur përdor figura apokaliptike, ai nuk sillet si “parakallëzues”. Përkundrazi, ai dëshiron që nxënësve të tij të të gjitha kohëve t`ua marrë kureshtjen për datat dhe parakallëzimet. Në vend të kësaj dëshiron t`u japë një çelës leximi të thellë, esencial dhe para së gjithash t`u tregojë rrugën e drejtë që duhet të kalojnë, sot dhe nesër për të hyrë në jetën e pasosur. “Qielli e toka do të kalojnë, e fjalët e mia nuk do të kalojnë.” Jezu Krishti që është Fjala e Zotit është qendra e së tashmes dhe e së ardhmes, ,pika e sigurt’.  Bisedo me Jezusin në bazë të tekstit të Shkrimit Shenjt që pikërisht e lexove.

Çka të nxiti më së shumti të mendosh?

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Ti nuk na braktis as në çastet tona më të errëta. Sytë e tu na shoqërojnë gjithmonë dhe gjithkund. Ti kujdesesh për ne ditë e natë. Në leximin e sotëm, Jezus, po na flet që të jemi vigjilentë, sepse s`e dimë as ditënas orën kur do të na thërret Hyji. Nëse i marrim fjalët e tua me zemër dhe gjatë udhëtimit tonë qëndrojmë afër teje, s`kemi pse të kemifrikë nga asgjë. Dhurata e jote për ne është prania jote mes nesh “çdo ditë deri në fund të botës.”

O Zot, ndonjëherë mendja jonë na nxit ta pyesim veten se si do të jetë fundi i kësaj jete. Si do të ndodhë, a ekziston diçka pas kësaj jete? Ti na ke thënë se po shkon për të na përgatitur një vend, që të jemi ku je ti… O Zot, unë besoj,ndihmo mosbesimin tim! Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »