Sa i kushtohesh jetës së shenjtë?

Nov 21 • Meditimi i ditës

21 nëntor 2018 – E mërkurë, Kushtimi i Virgjërës Mari (përkujtim), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zak 2, 14-17; Ps Lk 1; Mt 12, 46-50)

 

Prania e Hyjit

“Bekoje shpirti im, Zotin. O Zot, sa i madh je!”

Ndërsa filloj të lutem sot, e pranoj madhështinë e Hyjit, i cili më ka krijuar mua dhe gjithçka rreth meje, tokën hënën dhe yjet, që bën që burimet të shpërthejnë në lugina dhe bari të rritet për bagëtinë.

E vendos veten në duart e atij Hyji të madh dhe të mrekullueshëm.

 

Liria

O Zot, ma jep hirin që të bëhem i/e lirë nga ekseset dhe teprimi.

Mos lejo që të më robërojë dëshira për posedim dhe për pasuri.

Ma ruaj mendjen dhe zemrën të lira që të dua dhe të të shërbej.

 

Ndërgjegjësimi
Ndërsa i kthehem detyrave të mia të përditshme,
ma kujto, o Zot,
se gjithmonë je pranë meje.
Asnjëhere nuk duhet të dëshpërohem.

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Mt 12, 46-50

46 Ndërsa ai ende po i predikonte popullit, përjashta prisnin nëna e tij e vëllezërit dhe po e kërkonin të flisnin me të. 47. Dikush i tha: [“Shih! Nëna jote dhe vëllezërit e tu presin jashtë dhe dëshirojnë të flasin me ty.”]

48 Ai iu përgjigj atij që e lajmëroi:

“Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?”

49 E shtriu dorën e vet drejt nxënësve të vet e tha:

“Ja, nëna ime e vëllezërit e mi! 50 Sepse vëllai im, motra ime e nëna ime është ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell.”


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kjo pjesë e ungjillit mund të duket mjaft e ashpër, por, në fakt, Jezusi e lavdëron Marinë, “fiat“-i (“më ndodhtë”), kushtimi i së cilës ishte akti më i madh i të gjithëve. Kush më shumë se Maria, si një vajzë e re, e kreu vullnetin e Atit? Kush iu përgjigj me aq bujari, dinjitet dhe hir një gjëje që dukej si një detyrë e pamundur? Zemra e së cilës do të shporohet nga një shpatë, dhimbja e së cilës ishte aq e madhe?
  • Faleminderit Mari për “më ndodhtë”, kushtimin tënd, për “po”-në tënde me të cilën iu përgjigje Atit që na ka sjellë të gjithë ne jetën e re. Na ndihmo t’i përgjigjemi vullnetit të Atit me bujarinë tënde dhe zemrën tënde të qetë.
  • Dëgjoji fjalët e Jezusit përsëri. Vë re se si tingëllojnë, si të duken ty, ashtu siç i thotë ai? Si tingëllojnë kur t`i thotë ai ty?

 

Bashkëbisedimi

Cilat ndjenja zgjohen në mua

kur lutem dhe e meditoj Fjalën e Hyjit?

E paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo ulur pranë meje

dhe ia hapi zemrën time.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Po e pyes veten, k
ur jam ndier herën e fundit se “prisja përjashta” – si nëna jote, Jezus? Kurndihem në atë mënyrë a përpiqem tëbashkëbisedoj për këtë me ty?

Jam një anëtar i rrethit të brendshëm të familjes tënde, Jezus, sepsetë paktën përpiqem ta bëj vullnetin e Zotit. Kjo le të më bëjë sot të lumtur. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »