Në Katedralen e Prizrenit do të bëhet zbulimi i pikturës së restauruar të Gjergj Kastriotit

Nov 22 • Kisha në Kosovë

Për ta përmbyllur Vitin Jubilar të 550-vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, në një Akademi solemne do të bëjë zbulimin e pikturës së restauruar të Gjergj Kastriotit, e cila gjendet brenda Katedrales Zoja Ndihmëtare në Prizren.

Akademia solemne do të mbahet të martën, më 27 nëntor 2018, ora 17:00, me një program të pasur kulturor dhe artistik, në të cilën do të marrin pjesë autoritete shtetërore, diplomatike dhe kulturore./drita.info

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »