Zotit i intereson zemra jote e pastër

Nov 24 • Meditimi i ditës

24 nëntor 2018 – E shtunë, Shën Andreu Dung-Lac mesh. dhe shokët, mart., MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zb 11, 4-12; Ps 143; Lk 20, 27-40)

 

Prania e Hyjit

Jezusin mund ta kërkojmë në cilëndo kohë të ditës a të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.

 

Liria

S`ka situatë prej së cilës s`do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëj dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me mirëbesim, shpresë.

Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm

dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.


Lk 20, 27-40

 

27 Pastaj iu paraqitën disa saducenj. Saducenjtë thonë se nuk do të ngjallen të vdekurit. Ata i bënë këtë pyetje:

28 “Mësues, Moisiu na urdhëroi: ‘Nëse ndokujt i vdes vëllai i martuar e nuk lë fëmijë, i vëllai le ta marrë gruan e tij dhe le t’i lindë trashëgimtarë. 29 Tashti, ishin shtatë vëllezër. I pari u martua e vdiq pa fëmijë. 30 Edhe i dyti 31 edhe i treti e mori atë e kështu me radhë të shtatët nuk lanë fëmijë e vdiqën. 32 Në fund vdiq edhe gruaja. 33 Tashti, kjo grua, në ringjallje, gruaja e cilit do të jetë, sepse të shtatët e patën grua?”

34 Jezusi iu përgjigj:

“Bijtë e kësaj bote marrin gra ose burra. 35 Kurse, ata që u gjetën të denjë të kenë pjesë në atë botë e në ringjallje të të vdekurve, as s’marrin gra as s’marrin burra. 36

Ata as që mund të vdesin më: janë porsi engjëjt e, për arsye se e rifituan jetën me ringjallje, janë bijtë e Hyjit.

37 E se të vdekurit do të ringjallen vetë Moisiu e shënoi në fragmentin ‘mbi kaçubën’, në të cilin e quan Zotin ‘Hyji i Abrahamit, Hyji i Izakut, Hyji i Jakobit.’ 38 Hyji nuk është Hyj i të vdekurve, por i të gjallëve, sepse të gjithë për të jetojnë.”

39 Atëherë disa skribë u përzinë në bisedë e thanë:

“Mësues, mirë the!”

40 S’patën më guxim të rragaten me të për asgjë.


Çfarë po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Saducenjtë i referohen një ligji të vjetër sipas të cilit njeriu është i detyruar të martohet me gruan e vëllait të tij dhe të rrisë fëmijë në emrin e vëllait të tij për të siguruar trashëgimtarin legal të pronës dhe për të vazhduar emrin e familjes. Çështja e martesës dhe e fëmijëve është gjë e kësaj bote  kushtet tokësore nuk vlejnë në botën qiellore. Jezusi na tregon se jemi bij të ringjalljes dhe bij të Hyjit  në botën qiellore s`marrin as gra as burra.
  • Jezus, nganjëherë është e vështirë për të kuptuar se çfarë je duke thënëNa ndihmo që të kalojmë më shumë kohë duke lexuar Shkrimin Shenjt dhe duke diskutuar në mënyrë që të marrim njohurinë e brendshme për mësimet e tua.
  • E lexoj edhe një herë pjesën e ungjillit dhe vërej ç`po ndodh në zemrën time.

 

Bashkëbisedimi

Sa herë edhe ne u ngjajmë saducenjve, kur jetojmë një jetë sipërfaqësore mendojmë që kategoritë njerëzore duhet të përshtaten me ato hyjnore. Hyji, Mbretëria e tij, qielli nuk janë të kufizuara nga mendja jonë, as nga ligjet e zakonet tona njerëzore! Ato janë shumë më të gjera, më të thella, më të larta, më të fuqishme. Prandaj edhe Zoti nuk na shikon në rend të parë se çfarë pozite tokësore kemi. Atij nuk i intereson lidhja jonë materiale, fama, prona ose zëri i mirë që kemi. Por as profesionet tona: mjek, jurist, doktor shkencash… Zotit i intereson zemra jote e pastër që është në gjendje të dojë të afërmin! Zemra që nuk ngrihet përmbi të tjerët, nuk e sundon as nuk e poshtëron tjetrin, nuk është dyfytyrëshe, që nuk merr nëpër gojë, nuk gjykon të tjerët! Bisedoj me Zotin duke e pyetur se çka mbretëron në zemrën time?

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty. O Zot, edhe unë si saducenjtënganjëherë bëj pyetje të gabueshme. Më jep dhuratën e çiltërsisë, urtësisë dhemprehtësisë, shoshitjes për të parë realitetin me sytë e tu.

Ti je “Hyj i të gjallëve, jo i të vdekurve.” Ata që kanë shkuar para meje, “janë gjallë”. Unë mund të flas me ta, të kërkoj ndihmë dhe me siguri ata do të përgjigjen. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »