Të mbretërosh, të shërbesh me dashuri

Nov 25 • Meditimi i ditës

25 nëntor 2018 – E diela 34-të gjatë vitit (B), Krishti Mbret i gjtihësisë (E kremte), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Dan 7, 13-14;  Ps 92; Zb 1, 5-8; Gjn 18, 33b-37)

 

Prania e Hyjit

Po vij te ti në lutje, o Hyj i gjithëpushtetshëm.

Ti je i denjë për t’u lavdëruar.

Në këtë të kremte të Krishtit Mbret mund të vij para Krishtit në lutje dhe ta lavdëroj Atë?

 

Liria

Krishti, mbreti ynë, na thërret që të jemi me të.

Thelbi i thirrjes nuk është të bëj ndonjë punë specifike, por, mbi të gjitha, të jem me Atë që na thërret në detajet e përditshme të jetesës të jetojmë si mbreti ynë.

Ne duhet ta jetojmë jetën e Krishtit, të mendojmë si ai, të veprojmë siç bën ai.

 

Ndërgjegjësimi

Krishti nuk është një sundimtar i largët që i urdhëron forcat e tij përmes një hierarkie të princave, shefave, kontëve, zotërinjve dhe kalorësve. Ai është «në llogore».

Ai vet është duke bërë punën e ungjillëzimit dhe shërimit.

Thirrja e tij i drejtohet çdo personi.

Ai dëshiron që të gjithë të bashkohen me të, dhe secili merr një ftesë personale.

Iniciativa është e Krishtit; ai na kërkon të punojmë me të.

 

Fjala

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndiej çfarë dëshiron të më thotë.

Duke e dëgjuar tekstin, do t`i lëshohem fuqisë së fjalëve… do të shoh ç`po ndodh në zemrën time.


 

Gjn 18, 33-37

 

33 Atëherë Pilati hyri përsëri në pallat, e thirri Jezusin dhe e pyeti:

“A je ti mbreti i judenjve?”

34 Jezusi iu përgjigj:

“A e thua ti këtë prej vetvetes, apo ta thanë të tjerët për mua?”

35 Pilati u përgjigj:

“Pse, a mos jam unë judeas? Populli yt dhe kryepriftërinjtë të dorëzuan tek unë. Çka ke bërë?”

36 Jezusi u përgjigj:

“Mbretëria ime nuk është e kësaj bote. Po të ishte Mbretëria ime e kësaj bote, ushtarët e mi do të kishin luftuar që të mos u bija në dorë judenjve. Porse, Mbretëria ime nuk është prej këndej.”

37 “Pra, ti qenke Mbret?”‑ i tha atëherë Pilati.

“Mirë thua! ‑ iu përgjigj Jezusi ‑ Unë jam mbret!

E unë linda dhe erdha në botë

për të dëshmuar të vërtetën.

Kush e do të vërtetën,

ai e dëgjon fjalën time.”


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

·                     Kjo histori e njohur e Jezusit sesi merret në pyetje nga Pilati mund të duket një lexim i çuditshëm ndërsa jemi në prag të Kohës së Ardhjes dhe Krishtlindjes. Por, nga ana tjetër, ndoshta është koha e përkryer për të menduar për Jezusin si Zotin dhe Mbretin tonë. A është kjo mënyra sesi mendon për Jezusin si “mbretin” tënd?

·                     Për Jezusin, të jesh mbret i të gjithëve do të thotë të jesh shërbëtor i të gjithëve. Por, duke qenë një shërbëtor i dashur nuk ka të bëjë me gjeste madhështore dhe arritje të mëdha. Fjala është për të pasur një sy për gjërat nga më të ulëtat dhe më të voglat. Ndalu një moment tani për të parë gjërat më të ulëtat dhe më të voglat në jetën tënde … të kujt janë fytyrat që i sheh çdo ditë pa menduar për ta?

  • Kush janë njerëzit që i merr si të mirëqenë (dmth. në mënyrë të vetëkuptueshme) në punë, në shtëpi?
  • Cilin dinjitet rregullisht e shpërfill?

E unë linda dhe erdha në botë për të dëshmuar të vërtetën. Kush e do të vërtetën, ai e dëgjon fjalën time.” Ndërsa e dëgjon përsëri këtë paragraf, përqendrohu te zëri i Jezusit, çfarë po thotë me të vërtetë këtu …?

 

Bashkëbisedimi

Merri njerëzit që i ke kujtuar gjatë gjithë lutjes së sotme dhe ndjenjat e tua dhe bëje një bisedë me Jezusin, me atë që po kërkon t`i shërbesh sot …

Bisedo me të se si mund ta vendosësh në praktikë në mënyrë të thjeshtë atë që e ke mësuar.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.Jezus, ti po na thua se mbretëria jotenuk është e kësaj bote, por ata që besojnë në Tydo ta vëzhgojnëdhe dëgjojnë zërin e tij.

Jezus, të rrethuar nga zhurma, hutimi dhe shqetësimet e kësaj bote e kemi vështirë të dëgjojmëzërin tënd. Na hap veshët tanë, o Zot, që të mund të dëgjojmë dhe pranojmë seriozisht fjalën tënde. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »