A di të jap falas?

Nov 26 • Meditimi i ditës

26 nëntor 2018 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zb 14, 1-3.4b.-5; Ps 23; Lk 21, 1-4)

 

Prania e Hyjit

“Ku ka bamirësi, dhe dashuri, Zoti është aty.”

Ky këndim shpreh praninë e Zotit në çdo akt bamirësie, mirësjelljeje, dashurie.

A ka pasur ndonjë veprim bamirësie, dashamirësie dhe dashurie që e ke parë sot?

A e ke parë praninë e Zotit në to?

 

Liria

O Zot, ma dhuro hirin e lirisë së shpirtit.

Ma pastro shpirtin dhe zemrën në mënyrë që të mund të jetoj gëzueshëm në dashurinë tënde.

 

Ndërgjegjësimi

Si jam duke u sjellë me Hyjin? Me të tjerët?
A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.
A ekziston diçka që do të duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;

Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.

Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.


 

Lk 21, 1-4

 

1 Jezusi shikoi dhe pa se si të pasurit po hidhnin dhuratat e veta në arkëzën e lëmoshës. 2 Pa edhe një grua të vejë, skamnore që hodhi dy lepta 3 dhe tha:

“Për të vërtetë, po ju them: kjo vejushë skamnore qiti më shumë se të gjithë. 4 Sepse të gjithë të tjerët qitën ndër dhurata aq sa u tepron prej pasurisë, kurse ajo qiti prej skamjes së vet gjithçka pati për jetesë.”


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  •  leximin e sotëm, Jezusi kritikon njerëz të pasur të cilët japin nga tepricae tyre, ndërsa e veja e varfër jep gjithçka që ajo ka për të jetuar. Ajo që ka rëndësi nuk është sasia që unë jep, por sasia që ti e mban për veten tënde! Besimi i kësaj gruaje në Jezusin është shprehur në këtëgjest të mrekullueshëm.
  • A i vlerësoj cilësitë që vejat dhe njerëzit e tjerë të varfër mund të kenë në botën time?
  • O Zot, na ndihmo që të jemi bujarë dhe të ndajmë dhurata të shumta qëna janë dhënë. Na ndihmo t`iu ndihmojmë atyre që vetë s`mund t`i ndihmojnë vetes së tyre.Na mëso se si të japim pashikuar çmimin.

·                     Duke e dëgjuar përsëri historinë, imagjinoje Jezusin duke folur për personin e ngjarjes. Dëgjoje tonin e zërit të tij. Përpiqu dhe dëgjoje atë që po ndodh brenda tij, çfarë do të thotë për të, si e lëviz atë gjesti i vejushës. Vë re çdo ndjenjë që kjo nxit në ty …

 

Bashkëbisedimi

“Zgjohuni – rrini zgjuar.“
Janë fjalët e tua drejtuar nxënësve para mundimit dhe vdekjes.
E di, o Zot, se do të qëndrosh pranë meje
dhe do të rrish zgjuar të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. O Zot, ti po na mëson se nuk llogaritet shuma që është dhënë, por zemra – dashuria me të cilëndiçka është dhënë.

Ajo qiti prej skamjes së vet gjithçka pati për jetesë.” O Zot, faleminderit që nëpërmjet shembullit të kësaj gruaje të paemëruar po më ndihmon ta kuptoj çka do të thotë të japësh nga zemra. Edhe unë shpesh herë jam si pasanikët që japin nga teprica… nganjëherë më shumë, nganjëherë më pak, e shpesh herë thjesht jap vetëm për të thënë se dhashë diçka… kurse vejusha skamnore dha gjithçka… Unë jam ai njeriu që Zoti ia jap ndonjë lutje nga teprica e jetës sime, mbeturinat e veprave të mia të mira… E vejusha dha gjithçka kishte… më shumë nuk mundi të jap, nuk kishte…

Bëj, o Zot, që edhe unë të dhuroj si ajo, të dhuroj Gjithçka, të dhurojë gjithmonë! Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »