A jam i/e hapur ndaj planit të Zotit?

Nov 27 • Meditimi i ditës

27 nëntor 2018 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zb 14, 14-19; Ps 95; Lk 21,5-11)

 

Prania e Hyjit

Gjëja që përpiqem të bëj këtu është që kohën ta lë me një anë dhe të përqendrohem në jetën time, atë fizike — në kohë, dhe atë shpirtërore.

Mundohem ta paramendoj Jezusin si është ulur pranë meje

dhe bisedoj me të mbi të gjitha çfarë është duke më ndodhur në jetë

Përpiqem ta kuptoj  që në mundësi të panumërta Jezusi hyn në rrethanat e përditshme të jetës sime.

E pra,jeta kalon shpejt dhe shumë gjëra ndodhin.

Ngarkesa dhe obligime të ndryshme shpesh herë e shmangin këtë vetëdije për praninë e

Hyjit në jetën time të përditshme. Jam i vetëdijshëm për këtë, dhe dëshiroj të bëjë

diçka.

Sa për tash, provoj të qëndroj i qetë dhe i hapur ndaj asaj çfarë prania e Tij dëshiron të më thotë

 

Liria

“Trajta e kësaj bote po kalon.” (1 Kor 7:31)

Zot, nganjëherë më vjen keq që ajo që shoh unë do të zhduket, që ka rëndësi në jetën

time: kjo shtëpi, këto dhoma…  Diçka që më shërben sot dhe jam i/e Iumtur. Këta njerëz.

Dhe në fakt të gjitha gjërat janë vetëm një ndihmë për të jetuar.

O Zot, vetëm ti qëndron përgjithmonë.

Më ndihmo që të lirohem nga çdo gjë kaluese, ta përdori këtë moment me ty, që t’i dëgjoj

dëshirat më të thella të zemrës sime.

 

Ndërgjegjësimi

Me ndihmo, 0 Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Çdo gjë kalon, por ti qëndron. Në të vërtetë, unë jam duke të kërkuar ty.

Duke të kërkuar ty, shpesh as nuk jam i vetëdijshëm sa shumë mbështetem në gjërat

që kalojnë, ndalem te to, ngjitem për to  dhe as nuk e di që kështu jam duke punuar kundër

dëshirës sime të thellë që të jem me ty.

 

Fjala

L jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit me vëmendje e kuptim,

dhe ndalem në atë që më prek, që më flet pikërisht mua.


Lk 21, 5-11


5 Kur disa po flisnin për Tempullin se si është i stolisur me gurë të bukur e me dhurata kushtimore, Jezusi tha:

6 “Do të vijë dita, kur, ndër të gjitha këto që po shikoni nuk do të mbetet as gur mbi gur pa u rrënuar.”

7 E pyetën:

“Mësues, kur do të ndodhë kjo dhe cila do të jetë shenja se këto po fillojnë të ngjajnë?”

8 “Ruajuni ‑ iu përgjigj ‑ të mos ju gënjejnë! Sepse shumë do të vijnë në emrin tim e do t’ju thonë: ‘Unë jam!’ dhe: ‘U afrua koha!’ Mos shkoni pas tyre! 9 E kur të dëgjoni të flitet për luftëra e për kryengritje, mos u frikësoni! Sepse të gjitha këto do të ndodhin më parë, por as atëherë nuk është menjëherë mbarimi.”

10 Atëherë u tha:

“Do të ngrihet një komb kundër një kombi tjetër, një mbretëri kundër një mbretërie tjetër, 11 do të ndodhin tërmete të mëdha, në vende të ndryshme uri e murtaja, do të ngjajnë dukuri të frikshme dhe shenja të mëdha nga qielli.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e Ieximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Sot Ungjilli na ballafaqon me qëndrimin tonë ndaj së ardhmes: a jemi të hapur ndaj planit të Hyjit? Disa prej ndjekësve të Jezusit duket se e kishin vendosur shpresën e tyre jo te Hyji, por në ndërtesa të bukura dhe në institucione të fuqishme njerëzore. Për ta Jezusi thekson se të gjitha gjërat e krijuara do të dështojnë. Kështu që mund të pyes veten sot, ku e kam vendosur shpresën time? Në vetvete dhe në aftësitë e mia? Në qeniet njerëzore? në “përparim”?
  • Apo jam duke e vendosur besimin te Hyji i gjallë i Jezusit? Në çka jam duke llogaritur gjatë kohës që i hy një aktiviteti këtë ditë?
  • Ndërsa i dëgjon përsëri fjalët e Jezusit, pyete veten nëse mund t`i lëshosh të shkojnë disa varësi që kanë dalë në dritë gjatë kësaj lutje. Dëgjoji fjalët e tij jo si një parashikim të frikshëm, por si ngushëllim të butë, një siguri se asgjë nuk mund të dalë mes tij dhe teje – të pengojë raportin mes teje dhe Atij.

 

Bashkëbisedim

Mund t`i drejtohesh Zotit tani dhe tregoji atij se çfarë ka dalë në dritë… duke i kërkuar atij të të ndihmojë që ta lësh të ardhmen të hapur, të mos jesh i/e lidhur me pritjet njerëzore. Mund t`i kërkosh atij që të të vizitojë, madje të të befasojë me ngjarjet e ditës që do të vijë.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Dëgjuesit e tu, Jezus, janë të shqetësuar dhe duan të dinë se çfarë shenjaduhet të kërkonin kur të vijë fundi i kohës. E pra, koha e një ngjarjeje të tillë është fshehtësi e HyjitNe shohim shumë shenja të shkruara në Shkrimin Shenjt (Bibël) që tashmë janë duke ndodhur në shekullin 21Jezus, po paralajmëron ndjekjen e të ashtuquajturve guru (mësues shpirtërorë) që pretendojnëtë dinë se kur do të jetë fundi i botës dhe lehtë e kanë të flasin në kohë të vështira, kur njerëzit janë të frikësuar dhe kërkojnë dikë për t`iu treguar rrugënJezus, ti je e vetmja Rrugëe Vërtetë dhe Jetë!

Jezus, na ndihmo që të mbajmë mend se e ardhmja është në duart e tua dhe asgjë nuk mund të na dëmtojë, as të na shkatërrojënëse mbetemibesnikë ndaj teje, o Zotëruesi i jetës sonë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »