A e lejoj Zotin të veprojë nëpërmjet pafuqisë sime?

Nov 28 • Meditimi i ditës

28 nëntor 2018 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zb 15, 1-4; Ps 97; Lk 21,12-19)

 

Prania e Hyjit

Tashti të gjitha mendimet po i drejtoj kah ti, o Zot.

Po i lë anash të gjitha brengat dhe interesimet e mia

dhe kërkoj pushim dhe freski në afërsinë tënde.

 

Liria

Lehtë është të biesh në kurthin e pasurisë së kësaj bote.

Më jep hirin, o Zot, që të mund të jem i/e lirë nga lakmia dhe egoizmi.

Ma përkujto se gjërat më të mira në jetë janë falas – gratis.

Dashuria, buzëqeshja, kujdesi dhe bashkimi.

 

Ndërgjegjësimi

Të jesh i/e vetëdijshëm për diçka do të thotë këtë edhe ta vëresh.

O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm se ma ke dhuruar jetën;

Faleminderit për këtë dhuratë të jetës.

Më mëso se si të koncentrohem dhe të jem i/e qetë dhe të kënaqem në sendet që i ke krijuar për mua.

Ta vërej bukurinë që më rrethon,

mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…

Gjithmonë duhet qenë i/e vetëdijshëm se të gjitha këto vijnë prej teje.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.


Lk 21, 12-19

12 Mirëpo, para se të ndodhin të gjitha këto, do të vënë dorë në ju e do t’ju salvojnë; do t’ju dorëzojnë në sinagoga e në burgje, do t’ju qesin para mbretërve e para qeveritarëve për shkak të emrit tim. 13 Kjo do t’ju japë rast të jepni dëshmi.

14 Mbani mend: s’keni nevojë që më parë ta përgatitni mbrojtjen tuaj, 15 sepse unë do t’ju jap zotësinë e fjalës dhe urtinë, të cilën s’do të mund ta kundërshtojë as t’i bëjë ballë asnjë nga kundërshtarët tuaj. 16 Do t’ju padisin madje edhe prindërit, vëllezërit, farefisi e miqtë dhe disa prej jush do t’i vrasin.

17 Të gjithë do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim. 18 Porse, as një fije floku s’do t’ju bjerë prej kresë! 19 Me qëndresën tuaj do ta shpëtoni jetën tuaj.”


Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kur, në jetën tonë, mund të veprojë më së miri Hyji nëpërmjet nesh? Ungjilli na tregon se kur çdo gjë shkon mirë, kur i kemi gjërat nën kontroll, mund të jetë e vështirë për ne të gjejmë një mënyrë për të shprehur se kush është Hyji për ne. Por kur godet fatkeqësia, kur jeta jonë rrënohet, kur përjetojmë refuzim, atëherë Hyji mund të flasë nëpërmjet nesh. Ndalu një çast dhe kujtoji momentet e krizës në jetën tënde, momentet e dobësive, refuzimit, pakënaqësive të mëdha…
  • Kur i shikoj ato kohëra, ato momente, a mund të shoh ndonjë mënyrë në të cilën drita e Hyjit shkëlqeu përmes shkretimit, pa ngushëllimit tim, duke prekur jetën e njerëzve rreth meje?
  • Ndërsa i dëgjoj fjalët e Jezusit edhe një herë, dëgjoj mënyrën se si ai më nxit të besoj në praninë dhe fuqinë e Hyjit, duke e lënë të shkojë dëshira ime për të kontrolluar dhe për t`u mbrojtur. A e lejoj Hyjin të veprojë nëpërmjet meje kur nuk kam fuqi brenda meje?

 

Bashkëbisedimi

Të jesh i pranishëm në kujtimet e dobësisë dhe dhimbjes mund të jetë mjaft e sikletshme – në këtë moment i kthehem Zotit të dashurisë dhe dhembshurisë, duke vënë në duart e Tij ndjenjat e mia, ëndrrat e mia, jetën time.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Jezus, po i paralajmëron dishepujt e tu se për shkakun tënd do të përndiqen, do të salvohenDëshmia e tyre për të do të sjellë tensione dhe ndarje nga prindërit dhe familja,miqtë dhe të tjerëtdhe disa prej tyre edhe do t`iekzekutojnë. Por Jezus, ti i siguron ata se me këmbëngulje do të shpëtojnëshpirtine tyre.

Jezus, na ndihmo të jetojmë këtu dhe tani”për të dëshmuar për ty sa herë që mundemi. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »