“Atëbotë” apo/dhe “tani”?

Nov 29 • Meditimi i ditës

29 nëntor 2018 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zb 18, 1-2.21-23; 19, 1-3.9; Ps 99; Lk 21,20-28)

 

Prania e Hyjit

Kënga e Marisë “Magnificat” – Shpirti im e madhëron Zotin që “i hodhi poshtë qëllimet e krenarëve, i rrëzoi princat prej froneve të tyre e i lartësoi të përvuajturit”, i cili “me të mira i mbushi ata që s`kishin ç`të hanë e të pasurit i nisi duarthatë”, një Hyj që nuk interesohet për pasuritë, fuqinë dhe statusin, por shikon në zemër.

Ndërsa hyj në lutje sot, a mund të lë mënjanë çdo gjë tjetër për një moment dhe me përvujtëri t`ia ofroj zemrën time Zotit?

 

Liria

Do të mundohem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha shqetësimet e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

Duke e ditur që Hyji më do pa kushte,

Mund t`i lejoj vetes që të jem i/e sinqertë para asaj se çfarë jam.

Si është duke më kaluar dita? Si po e ndiej veten në këtë moment?

Krejt hapur, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Zb 18, 1-2.21-23

1 Pastaj thashë: një tjetër engjëll po zbiste nga qielli dhe kishte pushtet të madh dhe mbarë toka shndriti prej shkëlqimit të tij.

2 Ai bërtiti me një zë të fortë: »Ra, ra Babilonia e madhe! U bë banesë e djajve, strofull shpirtrash të ndytë, i të gjithë shpendëve të ndytë e të urrejtur.

21 Atëherë një engjëll i fuqishëm mori një gur të madh, si gur mulliri, dhe e flaku në det duke thënë: »Kështu do të flaket poshtë rrëmbyeshëm Babilonia, qyteti i madh dhe askurrë më nuk do të gjendet!

22 Këngë harpistësh e muzikantësh, fyelltarësh dhe trumbetarësh më në ty s’do të dëgjohet!

Kurrfarë mjeshtri të çdo mjeshtrie në ty më kurrë jo nuk do të gjendet! Ushtimë mokre në ty më s’do të dëgjohet!

23 As dritë pishe në ty, jo, nuk do të shihet! Jo zë dhëndri as zë nuseje të re kurrë në ty më s’do të dëgjohet. Sepse tregtarët e tu ishin princat e botës, sepse shortitë e tua gënjyen mbarë kombet.


Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

·                    Me këtë javë përmbyllet viti liturgjik dhe leximet kryesisht përqendrohen në fundin e botës, dhe kanë tendencë të jenë plot me rrënim dhe parandjenja, paralajmërime – veçanërisht leximi që sapo e dëgjuam. Si reagove kur e dëgjove? A t`u duk si `fjalë të kote`, pak si e tepruar, apo ishte vërtet mjaft shqetësuese?

  • A ka ndonjë gjë në lexim që gjeti jehonë në ty sot? Babilonia – qyteti i madh – duke rënë poshtë? Tregtarët, magnatët e tokës të mashtruar nga magjia?
  • Ndërsa e dëgjon leximin përsëri, pyete veten nëse këtu mund të jetë duke u përshkruar bota e sotme. A është kjo vetëm për ngjarjet “atëbotë” – apo ka diçka këtu edhe me “tani”?

 

Bashkëbisedimi

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Jezus, ti flet për shkatërrimin e Jerusalemit dhe paralajmëron një kohëpikëllimi që është afër, kurse njerëzit detyrohen tëikin në male. Ekziston një trishtim në zërin tënde për ata që nuk do të arrijnë të shpëtojnë: Gratështatzëna, të moshuarit, më të rrezikuarit. Njerëz të tillë zakonisht pësojnë goditjen kryesore të të gjitha luftërave.

O Zot, sa shumë kemi nevojë për dhuratën e paqes Tënde në botën e sotme. Gjithkund rreth nesh po hyhet në luftëra dhe populli yt po vuan. Na ndihmo që të bashkohemi në përpjekjet për paqe, që t`i kujtojmë ata që vuajnë – na trego se si të jemi në shërbimin e tyre. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »