“Shenjta Natë, e Lumja Natë” –  200 vjet këngë e Kërshëndellave

Nov 29 • Këndvështrime, Kulturë

“Stille Nacht! Heilige Nacht!” (shq. Shenjta Natë, e lumja Natë) kënga më e famshme e Kërshëndellave, e shkurar nga një prifti katolik austriak Don Joseph Mohr dhe e kompozuar nga organisti Franz Xaver Gruber, mes viteve 1816 dhe 1818 në Salzburg të Austrisë, sivjet e feston jubileun e saj të 200-të.

Është e përkthyer mbi 300 gjuhë dhe dialekte të botës. Për çdo vit këndohet prej më shumë se 2 milion e gjysmë njerëzve. Është këngë-simbol i Kërshëndellave. “Stille Nacht” është kënga e kërshëndellave më e dëgjuara dhe më e kënduara e të gjitha kohërave. Për shkak të rëndësisë që ka për kulturën e artit dhe fesë, në vitin 2012 UNESCO e ka rradhitur në listën e trashigimisë kulturore të njerëzimit.

1

Origjinali i vetëm i kompozuar nga Franz Xaver Gruber, i cili ruhet në Carolino Augusteum, Salzburg – Austri.

 

Teksti në original gjermanisht

1. Stille Nacht! Heilige Nacht!

Alles schläft; einsam wacht

Nur das traute heilige Paar.

Holder Knab im lockigten Haar,

Schlafe in himmlischer Ruh!

Schlafe in himmlischer Ruh!

 

2. Stille Nacht! Heilige Nacht!

Gottes Sohn, o wie lacht

Lieb´ aus deinem göttlichen Mund,

Da schlägt uns die rettende Stund.

Jesus in deiner Geburt!

Jesus in deiner Geburt!

 

3. Stille Nacht! Heilige Nacht!

Die der Welt Heil gebracht,

Aus des Himmels goldenen Höhn

Uns der Gnaden Fülle läßt sehn:

Jesum in Menschengestalt,

Jesum in Menschengestalt

 

4. Stille Nacht! Heilige Nacht!

Wo sich heut alle Macht

Väterlicher Liebe ergoß

Und als Bruder huldvoll umschloß

Jesus die Völker der Welt,

Jesus die Völker der Welt.

 

5. Stille Nacht! Heilige Nacht!

Lange schon uns bedacht,

Als der Herr vom Grimme befreit

In der Väter urgrauer Zeit

Aller Welt Schonung verhieß,

Aller Welt Schonung verhieß.

 

6. Stille Nacht! Heilige Nacht!

Hirten erst kundgemacht

Durch der Engel Alleluja,

Tönt es laut bei Ferne und Nah:

Jesus der Retter ist da!

Jesus der Retter ist da!

2

Një ekzekutim i Stille Nacht nga kori i fëmijëve të Vjenës:

 

Historia e Këngës

Tesktin e këngës në formë poezie e ka shkuar 24 vjeçari prifti katolik austirak Don Joseph Mohr, kapelan në Famullinë Mariapfarr im Lungau, afër Salzburgut, në vitin 1816, kurse është kompozuar nga organisti Franz Xaver Gruber. Për herë të parë u ekzekutua në Oberndorf bei Salzburg, në vigjiljen e Kërshëndellave në vitin 1818.

3

Autori i tekstit Don Joseph Mohr dhe kompozitori Franz Xaver Gruber.

Koha kur është shkruar dhe kompozuar ishte kohë e trazirave politike. Ishte një kohë kur Principata e Salzburgut e humb mëvetësinë e saj. Mariapfarr, ishte okupuar nga Bavaria dhe qëndronte nën ankthet dhe shqetësimet e luftës. Nuk është e rastit që autori në vargjet e këngës shfaq një dëshirë të fuqishme për paqe, atë paqe të lume që Foshnja e Betlehemit ta sjell në botë.

Autori i muzikës Franz Xaver Gruber, ishte mësues dhe organist i kishës së Shën Nikollës në Oberdorf, në famullinë ku Don Joseph Mohr shpërbente si prift. Vetë kompozitori kishte treguar se Don Jozefi, i cili kishte shkruar një poezi për Krishtlindje, ia dorëzon atij për ta kompozuar me melodi të përshtatshme, që të këndohet me dy zëra solistë, e të shoqërohet me kor dhe gitarë. Gruber e pranon këtë kërkesë dhe me 12 dhjetor 1818 ja dorëzon priftit partiturat. Në të njëtin vit, në vigjiljen e Kërshëndellave e këndojnë për herë të parë Stille NachtShenjta Natë; tenor vetë prifti Don Jozefi, i shoqëruar me gitarë dhe i ndihmuar nga Gruber në pjesën e basit. Vendi ku këndua për herë të parë është kishëza e fshatit Oberdorf.  

4

Kishëza e ekzekutimit të parë të këngës “Stille Nacht” në vitin 1818.

Nga kjo ditë historike e deri në ditët tona, kjo këngë ka bërë një rrugëtim të papërshkrueshëm në tërë botën duke ngrohur dhe frymëzuar miliona njerëz për dashuri dhe paqe në botë. Ajo nuk këndohet vetëm në Kisha, por edhe prej shumë këngëtarëve të njohur të botës, nëpër koncerte e festivale të ndryshme anekand botës.

Versionet e përkthimit të teksit gjermanisht të këngës i kemi dëgjuar në shumë gjuhë:

Anglisht: “Silent night”; 

Italisht:  “Astro del Ciel”; 

Spanjolisht “Noche de paz”; 

Frangjisht: “Douce nuit, sainte nuit”. 

E njëjta këngë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe: Shenjta Natë, e lumja Natë!

5

Një variant i Stille Nacht në gjuhën shqipe.

6

Një variant tjetër i këngës në gjuhën shqipe.

Në kohën e fundit edhe estrada jonë shqiptare e këndon këtë këngë për bukuri. Një version shqip i kënduar nga Besa: 

 

Përgatiti: Revista “DRITA”

Shpërndaje

Comments are closed.

« »