Një marrëdhënie jetë-dhënëse me hyjin, kjo është çështja

Dec 1 • Meditimi i ditës

1 dhjetor 2018 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zb 22, 1-7; Ps 94; Lk 21, 34-36)

 

Prania e Hyjit

Në heshtjen e qenies sime më intime,
në fragmentet e unitetit tim shumë të dëshiruar,
a mund ta ndjej pëshpëritjen e pranisë së Hyjit?
A mund të më kujtohet kur e kam ndier afërsinë e Hyjit;
kur kemi ecur së bashku, duke i lejuar që të jem i/e përqafuar nga dashuria e Hyjit?

 

Liria

S`ka situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Ndërgjegjësimi

Ku, në ç`gjë në jetën time jam duke e gjetur shpresën, guximin dhe rritjen?

Duke u kthyer në mendime disa muaj prapa,

a jam i/e aftë të vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të pasur?

Nëse i kam vërejtur këto lëmi,

do të vendosi që në të ardhmen do të sigurojë për to hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohetnë zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulurme sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.


 

Lk 21, 34-36

 

Në atë kohë Jezusi iu tha nxënësve të vet:

34 “Kini kujdes veten që zemrat tuaja të mos kalamenden prej grykësisë, prej shfrenisë e prej kujdeseve të jetës që ajo Ditë të mos ju vijë papritmas, 35 sepse ajo ditë do të vijë porsi kurth mbi të gjithë banorët e tokës mbarë. 36 Prandaj, rrini zgjuar e lutuni në çdo moment që të mund t’u shpëtoni të gjitha këtyre që do të ndodhin e të mund të qëndroni para Birit të njeriut.”


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

·                    Mjeshtri Eckhart, mistiku i shekullit 14-të, thoshte që Hyji çdo ditë ia shpreh shpirtit tonë fjalën e tij. Por ç`ndodh me ne? Ai haptas thotë se Hyji është me ne në vetë shpirtin tonë, na gjen brenda dhe s`largohet kollaj për të shkuar të merret me punë të tjera. Ne shpesh i përdorimpesë shqisat tona (të parit, të dëgjuarit, të prekurit, të nuhaturit, të shijuarit) për t`i bërë anestezinë shpirtit tonë, për taqetësuar atë, për të ulur e dobësuar realitetin. Por në qoftë se ikim nga vetvetja atëherë jemi duke ikur nga mrekullia që ndodhet në zemër të qeniessonë.

·                    Shqetësohemi për kaq shumë gjëra, por siç i ka thënë Zotëria Martës, kemi nevojë për vetëm një gjë: një marrëdhënie jetë-dhënëse me Hyjin.

 

Bashkëbisedimi

A dyshoj ndonjëherë se jeta ime është sipërfaqësore? Se mos jam në kontakt me pjesën më të thellë të vetes sime? Se më shumë “fiksohem” sesa jetoj duke reflektuar?

Lutja, natyrisht, më ndihmon të rritem në njohjen evetes sime dhe Zotit. Lutja më fton të udhëtoj përbrenda, deri në “pikën e qetë” të shpirtit. A e pranoj gjithmonë atë thirrje apo më ngujon frika? Apo ndoshta mungesa e besimit?

I/e vetëdijshëm/e se ende jam në praninë e Hyjit, e paramendoj Jezusin sesi qëndron apo është ulur afër meje, dhe i flas gjithçka kam në mendje, çfarë më thotë zemra, si shoku shokut. Tregoji atij shqetësimet e jetës sate, veset e tua, emocionet e tua, gjendjen tënde, fazat e tua, pakënaqësinë tënde! Tregoji për gjithçka … guxon edhe të ankohesh dhe ta ngritësh zërin, por qëndro para Tij si një fëmijë që ankohet te Ati i vet dhe Ai me siguri nuk do të qëndrojë indiferent! Ai të do! Ati ynë…

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty. Të krishterët e parë për shkak të përndjekjeve, varfërisë dhe trazirave politike e kanë pasur një jetë të vështirë. Martirë të lumë ndërmjetësofshin për mua që të më ndihmojnë kur shfaqen halle në jetën time. Jezus, më dhuro më shumë besim, shpresë dhe dashuri në mënyrë që mos të kalamendem në trazirat e përditshme të jetës.

“Të rrish zgjuar në çdo moment” do të thotë vazhdimisht të vështroj ty, Jezus.  Duke i kushtuar vëmendje çdo ditë “Momentit të Shenjtë” bëhem bekim për botën e shkujdesur. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »