Zoti është drejtësia jonë

Dec 2 • Meditimi i ditës

2 dhjetor 2018 – E diela 1-të e ARDHJES (C), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Jer 33,14-16; Ps 25,4bc-5.8-10.14; 1Sol 3,12 – 4,2; Lk 21,25-28.34-36)

 


Prania e Hyjit

“Ja, po vijnë ditët …” Kështu fillon fragmenti i sotëm biblik.

Po fillojmë një stinë të pritjes, të anticipimit.

Katër javë të pritjes për të festuar lindjen e Krishtit.

Katër javë shprese dhe anticipimi.

Dhe katër javë për t’u përgatitur, për të qenë gati.

Kjo është ajo që ndodh në kohën e Ardhjes.

Dëgjim i gjithë asaj që Hyji na premton.

Pritje që këto premtime të realizohen.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi
Të jesh i vetëdijshëm për diçka do të thotë këtë edhe ta vëresh.

O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e se ma ke dhuruar jetën;

Faleminderit për këtë dhuratë të jetës.

Më mëso se si të koncentrohem dhe të jem i/e qetë dhe të kënaqem në sendet që i ke krijuar për mua.

Ta vërej bukurinë që më rrethon,

mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…

Gjithmonë duhet qenë i/e vetëdijshëm se të gjitha këto vijnë prej teje.

 

Fjala

E fillojmë këtë periudhë të pritjes me një lexim nga profeti Jeremia.

Kaloje këtë kohë duke e përqendruar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohetnë zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulurme sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.


 

Jer 33,14-16

 

14 Ja, po vijnë ditët ‑ është shpallje e Zotit ‑ e do ta çoj në vend fjalën e mirë që ia premtova shtëpisë së Izraelit e shtëpisë së Judës:

15 Në ato ditë e po në atë kohë,

do të bëj të ngallitë për Davidin një pinjoll drejtësie,

Ai do ta çojë në vend të drejtën e drejtësinë mbi tokë.

16 Ndër ato ditë Juda do të shpëtojë

e Jerusalemi do të banojë në siguri.

Dhe ja, emri me të cilin do të quhet Qyteti:

‘Zoti është Drejtësia jonë’.”


 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ka diçka misterioze lidhur me premtimin për të cilin dëgjojmë sot. Është e qartë se diçka e mirë po vjen, diçka që ka të bëjë me drejtësinë dhe vendosjen në vend të gjërave. Por nuk është e qartë se çfarë, ose kush do ta sjellë këtë, apo se si do të ndodhë. Cila është përgjigjja jote e parë ndaj këtyre fjalëve?
  • Jetojmë në një botë ku drejtësia dhe ndreqja e gjërave nuk janë gjithmonë të dukshme. Ndërsa e dëgjon se Hyji i bën këto premtime, ku veçanërisht do të shpresoje t’i shohësh ato të përmbushura. A ka ndonjë zonë të jetës sate, ose në jetën e njerëzve që i njeh, ose në botën në përgjithësi, ku do të dëshiroje të shohësh më shumë drejtësi?
  • Hyji në Krishtin ka dhënë shumë emra në Bibël: bariu i mirë, hardhia ku ne jemi shermende, uji i gjallë. Këtu na thuhet “Zoti është drejtësia jonë”. Si të duket kjo gjë, si një emër i Hyjit?

Ndërsa e dëgjoni përsëri, vë re çdo shpresë dhe ëndërr që ky fragment biblik nxit në zemrën tënde.

 

 

Bashkëbisedimi
Ndërsa flet tani me Hyjin, a mund t`ia ofrosh përpjekjet e tua për ta ndihmuar pak më shumë botën për t`u bërë më e drejtë?

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe të lutjes mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Adventi (Ardhja) është një kohë pritjeje. Gëzueshëm përgatitemi për festën e madhe tëLindjes tënde, Jezus. Megjithatë, koha e Ardhjes është një kohë e përgatitjes për ardhjen tënde të dytë, Jezus. Fundi i botës ndoshta nuk do të ndodhë sa jam gjallë, por vdekja ime do t`i sjellë një fundekzistencës simenë të. O Zot, më ndihmo të jem gatikur të vish për të më marrë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »