Fjala e Zotit ka fuqi shëruese

Dec 3 • Meditimi i ditës

3 dhjetor 2018 – E hënë, Shën Françesk Saveri SJ, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 2,1-5; Ps 122,1-9; Mt 8,5-11)

 

Prania e Hyjit

E marr me mend që gjatë kohës së qëndrimit tim ulur, këtu dhe tani, Hyji më vështron me dashamirësi dhe dashuri
duke lejuar që të ekzistoj.
Do të ndalem një moment dhe do të mendoj për këtë.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.

Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.

Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,

me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të identifikoj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me mirënjohje për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin për mua.

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Mt 8, 5-1


5 Kur Jezusi hyri në Kafarnaum, iu paraqit një centurion dhe iu lut:

6 “ Zotëri, shërbëtori im është i shtrirë në shtëpi i paralizuar dhe po vuan shumë.”

7 Jezusi i tha:

“Do të vij dhe do ta shëroj.”

8 Por centurioni iu përgjigj:

“O Zot, unë nuk jam i denjë të hysh nën pullazin tim, por vetëm jep urdhër e shërbëtori im do të shërohet. 9 Sepse, edhe unë që nuk jam tjetër, veçse një njeri i nënshtruar, kam nën urdhrin tim ushtarë dhe unë i them njërit: ‘Shko!’ dhe ai shkon e një tjetri: ‘Eja!’ dhe ai vjen, e shërbëtorit tim: ‘Bëje këtë!’ dhe ai e bën”

10 Jezusi, kur e dëgjoi, u mrekullua dhe u tha atyre që po i shkonin pas:

“Për të vërtetë po ju them: ende nuk e gjeta te asnjë njeri tjetër në Izrael një fe kaq të madhe! 11 Prandaj po ju them: shumë do të vijnë nga Lindja e nga Perëndimi e do të ulen në tryezë me Abrahamin, Izakun e Jakobin në Mbretërinë e qiellit.


Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kjo mrekulli është e pazakontë për dy arsye. Jezusi nuk ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur shërimi: e ka thënë fjalën (ka urdhëruar) dheshërbëtori i centurionit është shëruar. Shërbëtori as që kadëgjuar që Jezusi është duke thënë një fjalë – ishte e mjaftueshme që fjala të shqiptohet. A po e kuptojmë se kur e shprehim Fjalën e Zotit, dikush, diku mund të shërohet?
  • Askund në ungjill nuk mund të dëgjojmë se si Jezusi e shpreh një admirim të gëzueshëm. Është vështirë të imagjinohet që dikë të ketë vlerësuar me gjithë zemër si këtë centurion pagan, përfaqësuesin e urryer të forcave të huaja (romake). Kjo mrekulli na kujtonnatyrën e plotë të misionit të Krishtit dhe na paralajmëron që të mos ngatërrojmë uniformitetin me universalitetin.
  • Gjatë kohës që e dëgjon edhe një herë pjesën e ungjillit, vë re se si Jezusi e dëfton mëshirëne Hyjit dhe tregon se sundimi i Hyjit nuk ka kufij. Ai na zbulon gjerësinë e vizionit të Hyjit. Në Mbretërinë e tij Hyji pranonjo vetëm Hebrenjtë, por edhe jo-hebrenjtë, paganët, nga lindja dhe nga perëndimi..

 

Bashkëbisedimi

Çfarë gëzimi është kur njeriu e takon dikë që ka zemrën e hapur! Ky ushtar profesionist nukishte hebre dhe ndoshtadinte pak ngapremtimet e Hyjit që i kishte bërë për Izraelin. Megjithatë, kur ai u takua me Jezusin ishte në gjendje t`i zinte besë. Duhet vënë re se Jezusikëtë qëndrim të tij e quajti ‘besim’. Jezusi foli për trashëgimtarëte vërtetë të Mbretërisë së Hyjit: `Prandaj po ju them: shumë do të vijnë nga Lindja e nga Perëndimi e do të ulen në tryezë me Abrahamin, Izakun e Jakobin në Mbretërinë e qiellit`.

Ndoshta edhe unë siky centurion jam mësuar të jap dhe të marr urdhra. A e kam impresionuar ndonjëherë Jezusinme besimin tim? Bisedoj me Jezusin për gjithçka që ndjej në zemër.

 

Përmbyllja

Faleminderit, o Zot, për këto pak momente që i kalova me ty. Mbretëria që ti, Jezus, e shpall është për të gjithë njerëzit pa marrë parasysh se ku ndodhen dhe cilit komb i përkasin. Ky është mesazhikryesor i Krishtlindjes. Koha e Krishtlindjes nuk është vetëm një kohë për të festuardhe për t`u argëtuar. Lindja e Princit të Paqes në një grazhd të varfërështë një sfidë për ne që të vazhdojmë së pranuarimënyrëntënde të veprimit në mesin e fëmijëve të Hyjit kudo.

Adventi është një kohë që na ndihmon të mendojmë për kuptimin e vërtetë të Hyjit, që vjen për tëjetuar dhe vepruarnë mesin e njerëzve. Kjo është një mundësi për të reflektuar edhepër përgjegjësinë që kemi si ndjekësit, nxënësit e tij, për të bërë përpjekje për të vepruar në ndërtimin e mbretërisë së realitetit për të gjithë. O Zot, bëj që të kemi pjesë në gjerësinë e vizionit tënd. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »