Malli për një mbretëri paqedashëse

Dec 4 • Meditimi i ditës

4 dhjetor 2018 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 11,1-10; Ps 72,1-2.7-8.12-13.17; Lk 10,21-24)

 

Prania e Hyjit
Gjatë kohës ndërsa jam ulur këtu, rrahjet e zemrës sime, ritmi i frymëmarrjes, lëvizjet e mendjes,

të gjitha këto janë shenja se Hyji më krijon vazhdimisht.

Ndalem një moment dhe ndërgjegjësohem për këtë prani të Hyjit në mua.

 

Liria
Po të donte Hyji të më thoshte diçka, a do të mund ta dëgjoja?
Po të dëshironte të më jepte zemër dhe të më sfidonte, a do të mund këtë ta vëreja?
Lus për hirin e çlirimit nga brengat personale
dhe të jem i/e hapur se çka dëshiron Zoti të më komunikojë.

 

Ndërgjegjësimi
O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala
Hyji i flet çdonjërit prej nesh personalisht.
Duhet të përgjoj në mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.
Do ta dëgjoj tekstin, pastaj do të shoh ç’po ndodh në zemrën time.


Is 11,1-10

 

Një pinjoll do të dalë nga trungu i Jeseut,

një pip i zgjedhur do të piptojë nga rrënja e tij.

2 Në të do të pushojë shpirti i Zotit,

shpirti i urtisë e i dijes,

shpirti i këshillave dhe i forcës,

shpirti i kuptimit dhe i frikës së Zotit.

3 Kënaqësia e tij do të jetë në frikën e Zotit.

S’do të gjykojë sipas pamjes së syve

as s’do të vendosë sipas thashethemeve,

4 por do t’i gjykojë me drejtësi skamnorët,

do t’u japë gjyq të drejtë të përvuajturve të vendit,

me thuprën e fjalëve të veta do ta godasë vendin

e me frymën e gojës së vet do ta vrasë të paudhin.

5 Brezi i kryqit të tij do të jetë drejtësia,

me besnikëri do t’i ngjeshë ijët.

6 Ujku do të banojë me qengjin,

përbri kecit do të shtrihet leopardi,

viçi e këlyshi i luanit bashkë do të kullotin,

fëmija i vogël do t’i çojë e do t’i bjerë.

7 Lopa e arusha bashkë do të kullotin,

këlyshët e tyre së bashku do të rrinë,

luani kashtë do të hajë si kau.

8 Foshnja do të luajë

mbi vrimën e shlligës,

në strofullin e kapastrecit

fëmija dorën do ta futë.

9 S’do të bëhet dëm as s’do të vritet kush

në mbarë malin tim të shenjtë,

sepse plot do të mbushet vendi me dijen e Zotit,

porsi deti që mbushet me ujë.

10 Atë ditë rrënja e Jeseut

do të ngallisë si flamur për kombe,

vetë popujt atë do ta kërkojnë,

selia e saj do të jetë e lavdishme.


Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ky fragment nga Isaia shpesh titullohet “Mbretëria paqësore ose paqedashëse”. A tingëllon si vendi ku do të doje të jetoje? Nëse po, çka të tërheq më së shumti lidhur me këtë? Nëse jo, çfarë të largon?
  • Të krishterët besojnë se gjërat që i tha dhe i bëri Jezusi filluan ta sillnin këtë mbretëri. A të kujtohen disa nga tregimet e ungjillit ose disa prej veprimeve të Jezusit, në të cilat u përmbush kjo profeci?
  • Fragmenti përshkruan shpresat e Isaisë për botën e tij. Kaloje një moment duke i artikuluar në fjalë disa nga shpresat e tua për botën tonë sot.
  • Tani, ndërsa e lexon fragmentin biblik përsëri, thjesht lejo të marrësh frymë në atmosferën e rehatisë dhe sigurisë që ai paraqet.

 

Bashkëbisedimi

Foli një moment Zotit që i bën këto premtime. Falënderoje, ose sfidoje atë, ose thjesht thuaji çfarëdo që të vijë në mendje.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe të lutjes mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Jezus, sa herë që e përhap fjalën e Zotitkam pjesë në misionin tënd, dhe kjo duhet të më japë gëzim të madh.

Ndjenja jonë është, çuditërisht, më e fortë kur jemi si fëmijë dhe kur e gjithë botaështë e re. Me t’u rritur dhe plakur bëhemi gjithnjë e më shumëtë shqetësuar. Kemi sy, por nuk shohim, kemi veshë, por nukdëgjojmë. O Shpirti Shenjt më bëjë më të ndjeshëm/e ndaj zbulesës së Zotit në ngjarjete përditshme të jetës sime. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »