A/sa e lejoj vetveten të udhëhiqem nga Zoti?

Dec 5 • Meditimi i ditës

5 dhjetor 2018 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 25,6-10a; Ps 23,1-6; Mt 15,29-37)

 

Prania e Hyjit
“Zoti është bariu im, asgjë nuk më mungon.

Më pushon kullotave të gjelbra, më prin në ujëra të qeta,

shpirtin ma përtërin.” (Ps 23)

Ndërsa i dëgjoj këto vargje të Psalmit 23, ia kujtoj vetes se jam në prani të Hyjit pikërisht në këtë moment, Hyjit tim të dashur që kujdeset për mua, që më merr për dore dhe më udhëzon.

 


Liria
Zoti e njeh lirinë time, ajo për të s’ është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lutem për hirin e shenjtë që të lejoj të lirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi
Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
E kujtoj gjithë atë që ka qenë mirë dhe bukur, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala
Lexoje, dëgjoje fragmentin e Shkrimit Shenjt me vëmendje, dhe shih a ka ndonjë fjalë a frazë që të flet në mënyrë të veçantë, dhe qëndro aty aq gjatë sa të flet para se të vazhdosh tutje.

Lejoji vëmendjes sate të pushojë në disa pjesë të tij.


 

Ps 23,1-6

 

Zoti është bariu im,

asgjë nuk më mungon.

2 Më pushon kullotave të gjelbra,

më prin në ujëra të qeta,

3 shpirtin ma përtërin.

Ai më prin shtigjeve të drejta

në saje të dashurisë së Emrit të vet.

4 Po edhe në kalofsha nëpër luginën e hijes së vdekjes,

s’trembem nga e keqja

sepse ti je me mua:

thupra jote dhe kërraba

për mua janë ngushëllim.

5 Ti ma shtron tryezën përpara

ndër sy të armiqve të mi,

me vaj erëmirë kokën ma lyen,

gotën ma mbush plot e përplot.

6 Hiri dhe mirësia do të më përcjellin

në të gjitha ditët e jetës sime,

do të banoj në shtëpinë e Zotit

derisa të jem gjallë.


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Ky është ndoshta më i njohuri nga të gjitha psalmet. Shpesh këndohet në funerale për ngushëllimin që mund të ofrojë. Kjo mund ta bëjë të vështirë, megjithatë, ta dëgjosh atë me veshë të freskët. A ka ndonjë frazë apo imazh që më së shumti të ra në sy nga dëgjimi sot?
  • Hyji është ai kryesori që është aktiv në këtë psalm. Unë duhet të lejoj vetveten të udhëhiqem, të ushqehem dhe të lyhem me vaj erëmirë. Si ndjehesh kur e merr një rol të tillë relativisht pasiv?
  • “Hiri dhe mirësia do të më përcjellin në të gjitha ditët e jetës sime.” Sa do të thoje se kjo ka qenë e vërtetë në jetën tënde deri më tani?
  • Ndërsa e dëgjon fragmentin biblik përsëri, vë re të gjitha gjërat e ndryshme që Hyji t’i ofron për t’i bërë për ty dhe me ty në këtë psalm.

 

Bashkëbisedimi

Ç’mund t’i thotë një dele një bariu?

Ndoshta mund t’i përdorësh këtë mendime për të filluar bisedën me Bariun tënd të Mirë, Jezusin.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty. Nëna Tereze pat thënë për Jezusin kështu: “Ai na përdor ne për të qenëdashuria dhe dhembshuria e tij megjithë dobësitë dhe brishtësinë tonë.” Në mrekullinë e shumëzimit të bukëve, Jezusinuk prodhon ushqim nga asgjëja. Ai merr një grimë nga ajo çka kanë nxënësit dhe i shumëfishon një mijë herë. Pavarësisht nga ajo se sa pak mendoj që kam për të dhënë, në qoftë se njëherë lirisht i vëdhuratat e mia në shërbim të Jezusit, ato do të bëhen të pafundme.

Mrekullia e shumëzimit të bukëve dhe peshqve më kujton se, ti o Jezus, si Bari i Mirë, gjithashtu, mund të sigurosh ushqimin shpirtëror që s`mund as ta imagjinoj. Ekziston një disproporcion, mosp  ërputhje misterioze midis asaj çfarë jap dhe çfarë Zoti bën nga ajo. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »