Adventi në Prishtinë filloi me Ekspozitë dhe Koncert për këngën Krishtlindjes “Shenjta Natë, e lumja Natë”

Dec 5 • Kisha në Kosovë, Kulturë

Koha e Adventit në Prishtinë ka filluar me një ekspozitë dhe mini-koncert për të shënuar 200-vjetorin e këngës së Krishtlindjes “Stille Nacht-Heilige Nacht” (shq. Shenjta natë, e lumja natë”), ndër më të njohurat deri më sot, e cila u mbajt më 1 dhjetor 2018, në Katedralen e Prishtinës.  

Kjo mbrëmje e bukur kulturore u mundësua nga Ambasada e Austrisë në Prishtinë, në bashkëpumin me Katedralen Shën Nënë Terezën në Prishtinë, në të cilën morën pjesë disa ambasadorë të akredituar në Kosovë, ndërkombëtarë, ushtarë të KFOR amerikanë, njerëz të kulturës dhe besimtarë të Prishtinës.

Mbërmja filloj me fjalën përshëndetëse të ambasadorit z. Gernot Pfander, i cili theksoj se “ky vit është vit përkujtimesh pasi kremtojmë 200-vjetorin e këngës më të njohur deri më tani të shkruar për Krishtlindje “Silent night-Holy night” (origjinal në gjermanisht: Stille Nacht – Heilige Nacht).

“200 vjet më parë,  – theksoi ambasadori Pfandler – në natën e Krishtlindjes në vitin 1818, në kishën e Shën Nikollit në Oberdorf, afër Salzburgut, kënga qe performuar për herë të parë. Teksti ishte i shkruar nga prifti Joseph Mohr, kurse kompozimi nga Franz Xaver Gruber” – tha ambasadori, duke shtuar se qëllimi i kësaj ekspozite të vogël është të kujtojmë këta dy njerëz që i dhanë këngën më të bukur të Krishtlindjes, e cila i ka lëvizur dhe motivuar miliona njerëz nëpër mbarë botën. “Kënga ‘Shentja natë e lumja natë’ në esencën e saj bartë mesazh të paqes dhe për njerëzit që janë të përqafuar nga dashuria e Zotit. Në njërën nga rreshtat e saj thuhet: “Jezusi, shpëtmitar për të gjihtë” dhe në një vend tjetër, “Jezusi është premtimi i Hyjit për paqe”.

Pas fjalës së ambasadorit, mori fjalën edhe famullitari i Prishtinës, Don Fatmir Koliqi, i cili e falënderoj Ambasadën e Austrisë për iniciativën dhe bashkëpunimin për këtë ngjarje kulturore dhe shpirtërore, me të cilën nisim kohën e Ardhjes në Prishtinë.

“Sot, në përvjetorin e 200-të të këngës, do të performojnë në këtë katedrale një prift në piano dhe një vajzë e famullisë sonë solo dhe violinë. Kjo zgjedhje është bërë për të kujtuar perfomancën e parë, një prift dhe një muzikante laike.

“Lindja e kësaj kënge  – kujtoj famullitari – ka një ngjashmëri me vet subjektin që i këndon dhe kohën që e përkujton: lindjen e Jezusit në qetësinë e lume të Betlehemit para 2 mijë vjetëve. Në atë natë të shenjtë e të lume, në një vend të parëndësishëm për kohën, ndodhi ndryshimi më i madhe i njerëzimit, Mishërimi i Zotit në trajtën njerëzore dhe fillimi i një epoke të re. Lindja e Jezusit dhe lindja e këngës, na tregojnë se gjerat e mëdha dhe të bukura, lindin në heshtje, ku shpirti frymon në gjithë fuqinë e vet. Aty lind inspirimi dhe krijimi origjinal. Ky fakt jep kurajo sot se për të bërë gjëra të bukura dhe me vlerë për njerëzimin, nuk duhet të jesh domosdoshmërisht njeri i njohur, me famë botërore. Shpirti i Zotit banon në të gjithë njerëzit, vetëm duhet ta zbulojmë atë e t’i lejojmë të na inspirojë.”

“Sikur kjo këngë  – vazhdoi Don Fatmiri – që ka dhurua dashuri të Zotit dhe të njëri-tjetrit gjatë këtyre 200 vjetëve, dëshira ime është që edhe sot fjalët dhe melodia e saj të ngroh zemrat e të gjithëve, për të jetësuar qytetërimin e dashurisë që Fëmija i Betlehemit e ka sjellë në botën tonë.” – e përfundoj fjalën e tij Famullitari i Prishtinës.

Pas fjalëve të organizatorëve, u perfomua kënga në tri gjuhë (gjermanisht, anglisht dhe shqip) nga vajza e Famullisë së Prishtinës, Elena Halilaj, solo dhe violinë dhe Don Shtjefën Dodes në piano, që u përcjell me duartrokitje të audiencës.

Ekspozita e vendosur në anësoren e Katedrales, tregonte historikun 200 vjeçar të saj në tekste dhe fotografi.

Në mbarim të kësaj ngjarje, të pranishmit u ftuan në një koktej vëllazëror te Tregu i Krishtlindjes në sheshin para Katedrales, i cili ishte hapur atë ditë me pije, ëmbëlsira dhe dekorime të ndryshe festive./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »