Siguria e jetës varet nga themelet e saja

Dec 6 • Meditimi i ditës

6 dhjetor 2018 – E enjte, Shën Nikolla, ipeshkëv, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 26,1-6; Ps 118,1.8-9.19-21.25-27a; Mt 7,21.24-27)

 

Prania e Hyjit
‘Kush do të na ndajë nga dashuria e Hyjit?’

Ky është një mendim i mirë për të hyrë në lutje, për të filluar meditimin tim sot: të pushoj lehtë në dashurinë e Hyjit, ta di se unë jam i/e sigurt në atë dashuri që asgjë dhe askush s’mund ta heq nga unë.

 


Liria
Do të mundohem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha brengat e mia i vendosi në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë ky meditim.

 

Ndërgjegjësimi
Jetoj në një rrjetë marrëdhëniesh – lidhjesh me natyrën, me njerëz, me Zotin.

I lejoj vetes t`i ndiej këto lidhje duke falënderuar për jetën që rrjedh përmes tyre.

Disa prej këtyre lidhjeve janë shtrembëruar, dëmtuar, ose janë ndërprerë:

për këtë arsye ndoshta ndihem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.

Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala
Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot. Dëgjoje me vëmendje

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më lë përshtypje.


 

Is 26,1-6

 

1 E atë ditë do të këndohet kjo këngë

në tokën e Judës:

“Qytezën e kemi të fortë,

na e ndërtoi Ai për shpëtim,

ndërtoi mure e paramure.

2 Hapni dyert:

le të hyjë populli i drejtë

që e mban besën.

3 Shpirti i të cilit s’ka luhatje;

ruaja paqen,

sepse në ty e ka vënë shpresën.

4 Kini shpresë në Zotin gjithherë,

sepse Zoti është Qeta e amshueshme;

5 sepse i shkatërroi banorët e lartësisë,

e rrënoi qytezën e paafrueshme,

e rrafshoi me tokë,

e copëtoi e bëri pluhur.

6 E shqelmon këmba,

e shkelin këmbët e skamnorëve,

e rrahin gjurmët e të vobektëve.”


 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Imazhi i një qyteti të paraqitur në leximin e sotëm është kompleks dhe interesant. Ai paraqitet në të paktën tre faza. Le t’i marrim ato një nga një. Së pari, dëgjojmë nga banorët e një qyteti të fortë. Muret e tij janë të larta, portat e tij janë të forta. Ata nuk kanë pse të kenë frikë. A mund ta imagjinosh se si është, të jetosh në një qytet të tillë?
  • Çuditërisht, megjithatë, këta njerëz nuk qëndrojnë të mbrojtur në sigurinë e tyre. Ata i hapin dyert, në mënyrë që të gjithë njerëzit e tjerë, të ndryshëm, të mund të vijnë e të hyjnë. Paramendoje veten midis tyre, duke i përshëndetur ti ata dhe duke të përshëndetur ata ty.
  • Në fund të fragmentit, atmosfera errësohet. Qyteti është bërë krenar, duke hedhur poshtë të varfërit dhe nevojtarët. Kështu që Hyji vepron në emër të tyre dhe qyteti i krenarisë shkatërrohet. Ku të çon tani imagjinata jote? A je me banorët krenarë, duke u ankuar për fatin e tyre? Apo je në anën e të pafuqishmëve, duke u gëzuar për rënien e qytetit?
  • Ndërsa i dëgjon fjalët e Isaisë përsëri, vë re se ku po ndalet e qetësohet vëmendja jote.

 

Bashkëbisedimi

Cilat ndjenja zgjohen në mua kur lutem dhe meditoj në bazë të Fjalës së Zotit?

Isaia flet për një qytet shumë kohë më parë.

Bisedo me Zotin për ndonjë gjë që ta vërteton përvojën tënde lidhur me imazhin që ai e paraqet.

 


Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty. Jezus, ti na kujton se nuk është e mjaftueshmevetëm për ta dëgjuar fjalën eZotit, -na duhet ta vëmë atë në praktikë. Na ke treguar edhe shëmbëlltyrën e shtëpive, njëra e ndërtuar në shkëmb, tjetra në rërë.

Shtëpitë e ndërtuara nga njeriu i mençur dhe ai budalla me siguri dukeshin shumë të ngjashme. Dallimi ndodhej në themele, por kjo u bë e dukshme vetëm kur erdhi stuhia. Kujt i përngjaj? Ndërtuesit budalla i cili kërkon për të marrë shpejt rezultate? Apo jam siai ndërtuesi i mençur i ciliështë i durueshëm, i kënaqur që po e kalon kohën duke gërmuar themelet e fshehura, por të forta? Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »