Varësitë që më mbajnë në errësirë të këndshme

Dec 7 • Meditimi i ditës

7 dhjetor 2012, e premte, Shën Ambrozi, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 29,17-24; Ps 27,1.4.13-14; Mt 9,27-31)

 


Prania e Hyjit
“Bekuar qoftë Zoti, Hyji i Izraelit, që e pa dhe e shpërbleu popullin e vet.”

Ndërsa hyj në lutje sot, pushoj një moment duke besuar se – çdo gjë që mund të duket e gabuar me botën, me mua ose me jetën time – dashuria e Hyjit shpengon gjithçka: ‘Zoti i ka vizituar njerëzit e tij dhe i ka shpërblyer, i ka çliruar’.

 

 

Liria
Edhe sot në fillim të këtij meditimi kërkoje heshtjen – dhe ji i/e qetë vetëm për një moment të ndërgjegjshëm. Tërhiqu nga zhurma që të rrethon përjashta. Dhe provo ta çaktivizosh zhurmën e brendshme që është brenda teje.

 

Ndërgjegjësimi
Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm dhe mirënjohës/e

për të gjitha të mirat që m`i ke bërë.

Këtë bekim e ndafsha gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala
Hyji i flet çdonjërit prej nesh personalisht.
Duhet të përgjoj në mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.
Do ta dëgjoj tekstin me vëmendje, pastaj do të shoh ç’po ndodh në zemrën time…


 

Is 29,17-24

 

17 Vallë është pak, krejt edhe pak kohë,

e Libani a s’do të kthehet në pemishte,

e pemishtja a s’do të mbahet për pyll?

18 Atë ditë të shurdhët do t’i dëgjojnë fjalët e librit,

të çliruar nga errësira e terri, do të shohin sytë e të verbërve.

19 Gëzim mbi gëzim do të kenë në Zotin të varfërit,

në Shenjtin e Izraelit do të gëzojnë më skamnorët,

20 sepse mujshar më s’do të ketë,

përqeshësit do të zhduken,

sendërtuesit e së keqes do të zhduken:

21 ata që me fjalë fajtorë qesin të tjerët,

që e shtrembërojnë në pleqëri gjyqin

e për asgjë poshtë e hedhin të drejtin.

22 Prandaj kështu i thotë Shtëpisë së Jakobit

Zoti që e shpërbleu Abrahamin:

“Tani e tutje s’do të turpërohet më Jakobi,

askurrë më fytyra s’do t’i skuqet,

23 sepse, me të parë veprën time mes tij,

të Shenjtë do ta shpallin Emrin tim,

të Shenjtë do ta shpallin Shenjtin e Jakobit,

frikë do ta kenë Hyjin e Izraelit,

24 shpirtrat e gabuar do ta njohin urtinë

e ata që murmurisin do të bien në fije.”


 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Isaia këtu e ndan botën shumë mirë. Nga njëra anë janë tiranët, tallësit dhe ata që vendosin kurthe për të tjerët. Nga ana tjetër, zemërbutët, nevojtarët dhe ata që kanë nevojë për shërimin e Hyjit. Ku e mendo veten tënde fillimisht në këtë spektër?
  • Ata që kalojnë më së miri këtu janë ata që i njohin nevojat e veta. Cilat nevoja do të dëshiroje t’i sillje në këtë lutje, për t’i kërkuar Zotit ndihmë?
  • Deri në fund të fragmentit, të gjithë qëndrojnë me frikë para asaj që Hyji ka bërë për ta. A ka ndonjë gjë në përvojën tënde që ta tregon se si duket kjo?
  • Gjatë kohës që e dëgjon fragmentin biblik përsëri, dëgjoji me kujdes të gjitha gjërat që Hyji është duke ofruar për të bërë për popullin e tij këtu.

 

Bashkëbisedimi

Bisedo me Zotin për atë që do të thotë në jetën tënde, nëse do të realizoheshin të gjitha premtimet e këtij leximi.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty. Para shërimit të njeriut të verbër Jezus, ti e pyet atë: “A beson se unë mund ta bëjë këtë?” Besimi është i domosdoshëm nëse ti Jezusdo të bësh një mrekulli. A besoj me të vërtetë se, ti, o Jezus, mund të më shërosh?

Në ungjill na tregon, o Zot, se si një njeri i verbër dëshpërimishtdëshiron të shohë. Fizikisht, me sytë e ballit, unë mund të shoh, por mund të jem shpirtërisht i/e verbër. Edhe mua më pyet, Jezus: Adëshiron që të shëroj? Apo, ndoshta hezitoj, sepse nuk dua të heqi dorë nga sjelljet, qëndrimet, ose varësitë që më mbajnë në errësirë ​​të këndshme? Më liro, o Zot. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »