Heshtja na aftëson për të dëgjuar më mirë

Dec 8 • Meditimi i ditës

8 dhjetor 2012 – E shtunë, Zoja e Papërlyer (e kremte), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Zan 3,9-15.20; Ps 98,1-4; Ef 1,3-6.11-12; Lk 1,26-38)

 


Prania e Hyjit
Shpirti im e madhëron Zotin,

shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim,

sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvuajtur:

ja, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur.”

Ndërsa e dëgjoj, a mund ta ndiej Zotin duke më shikuar në përvujtërinë time dhe a mund t’i gëzohem atij dhe gjithë asaj që ai bën për mua?

 

Liria
Me anë të hirit të Hyjit më është dhënë jeta në liri.
Ndjehem i/e lirë për t’i shijuar të mirat që Ai i kakrijuar për mua.
Zot i dashur, bëj që të mund të jetoj në mënyrën që ti e ke paramenduar,
me besim të plotë në kujdesin tënd për mua.

 

Ndërgjegjësimi
Kur t`i kthehem detyravetë mia të përditshme,
ma kujto, o Zot,
se ti je gjithmonë me mua.
Asnjëherë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala
Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

Leximet e javës së kaluar ishin plot premtime.

Profeti Isaia shikon përpara një kohë paqeje dhe prosperiteti.

Është një kohë plot shpresë, siguri dhe drejtësi.

Është e lehtë të identifikohemi me këto shpresa, sepse ato praktikisht çdo qenie njerëzore në planet i bashkëndanë me të tjerët, atëherë dhe tani.

Edhe ti ndoshta i bashkëndan ato me vetveten.

Por, sapo këto shpresa të nxiten, lind një pyetje. Si kanë për t’u plotësuar shpresat?

Në leximin e kësaj jave nga Ungjilli i Lukës, dëgjojmë përgjigjen e Hyjit.


 

Lk 1,26-38


26 Në të gjashtin muaj, Hyji e dërgoi engjëllin Gabriel në një qytet të Galilesë, që quhet Nazaret, 27 te një virgjër, që ishte e fejuar me një njeri, që quhej Jozef, prej fisit të Davidit. Virgjëra quhej Mari.

28 Engjëlli hyri tek ajo dhe i tha:

“Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!”

29 Kjo fjalë e shqetësoi Marinë dhe zuri të mendojë: ç’do të thotë kjo përshëndetje.

30 Por engjëlli i tha:

“Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit!

31 Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus. 32 Ky do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Hyjit tejet të lartë. Zoti Hyj do t’ia japë fronin e Davidit, atit të tij.33 Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit dhe mbretëria e tij s’do të ketë mbarim.”

34 Atëherë Maria i tha engjëllit:

“Si do të mund të ndodhë kjo, ndërsa unë jam virgjër?”

35 Engjëlli iu përgjigj:

“Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë ‑ Biri i Hyjit. 36 Dhe ja, Elizabeta, kushërira jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, pret t’i lindë djali. Ajo që mbahet beronjë, është në të gjashtin muaj. 37 Vërtet, s’ka gjë të pamundshme për Hyjin!

38 Atëherë Maria tha:

“Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!”

Atëherë engjëlli u largua prej pranisë së saj.


 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Maria është një grua e re që i përkushtohet jetës së saj të përditshme, kur papritmas merr një mesazh nga lajmëtari i Hyjit. Është një mesazh që do ta kthejë botën krejtësisht. A e ke ndonjë ndjenjë të asaj se si duhet t’i jetë dukur asaj kjo ngjarje? Asaj që i kalon nëpër mend dhe zemër të saj ndërsa i dëgjon këto fjalë?
  • Pas një përshëndetje fillestare, fjalët e para të engjëllit janë: “Mos ki frikë”. Jezusi do të ketë rastin t’iu thotë këto fjalë të njëjta shumë herë nxënësve të tij. Kjo është e kuptueshme, sepse ka shumë gjëra në botën tonë që mund të duken kërcënuese. A ka ndonjë gjë me të cilën ballafaqohesh në këtë moment, ku do të ishte mirë ta dëgjosh Jezusin të të thotë: “Mos ki frikë”?
  • Në fund të leximit, Maria jep pëlqimin e saj për planin e Hyjit. Kjo është e rëndësishme. Hyji nuk i përdor qeniet njerëzore si kukulla. A ka raste kur je i/e vetëdijshëm se i ke thënë një “Po” të qartë diçkaje që e ke kuptuar se Hyji ta ka kërkuar?
  • Ndërsa e dëgjon fragmentin biblik përsëri, dëgjo me kujdes atë që Hyji i kërkon Marisë dhe përgjigjeve të ndryshme të saja.

 

Bashkëbisedimi
Në fund të fragmentit biblik na thuhet se engjëlli u largua prej saj.

Nëse do të ishe me Marinë në atë moment, çfarë do të doje t’i thuaje asaj?

Ose Hyjit që ia dha këtë mesazh?

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi në bazë të tekstit të Shkrimit Shenjt.

Edhe unë, si Maria, kam ardhë me një qëllim në këtë botë. Ky qëllim nuk do të dëftohet në mënyrë dramatike siç i është dëftuar Marisë. Për shkak të të qenit të papërlyer, të pamëkatshmërisë së saj, ajo e ka dëgjuar fjalën e Zotit shumëmë qartë. E ka dëgjuar fjalën më qartë edhe për shkak të heshtjes– nuk ka pasur zhurmëqë do ta mbyste.

Shpesh kam frikë nga zbrazëtia, errësira, heshtja në mua.Dhe pikërisht aty jeton dhe vepronShpirti Shenjt, edhe në qoftë se lutja më duket e thatë, e paushqyeshme. O Zot, më ndihmo që të zhytem nëheshtjen e zemrës sime, që të takoj atje, në dashuri dhe adhurim.

Kur Maria ka rënë dakord për të sjellënë botë Dritën e botës, në fjalët e saj jehojnë fjalët e Hyjit në ditën e parë të krijimit: “Le të bëhet dritë!” O Zot,më ndihmo për të sjellë dritën tënde në çdo ditë të jetës sime. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »