Çfarë mund të bëj për të ecur drejt rrugës së Zotit?

Dec 9 • Meditimi i ditës

9 dhjetor 2018 – E diela II e Ardhjes (C), Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Bar 5,1-9; Ps 126,1-6; Fil 1,4-6.8-11; Lk 3,1-6)

 

Prania e Hyjit
Nganjëherë më mbulojnë shqetësimet e kësaj bote.
Në kohë, si tani, bëjë të jem i/e vetëdijshëm/e për kënaqësinë e pranisë tënde
dhe dashurinë e pakufizuar ndaj meje.

 

Liria
O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.
Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.
Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,
me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi
Duke e ditur se Hyji më do pa kushte,
mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë se kush jam dhe si sillem.
Si kaloi dita e djeshme? Si po e ndiej veten tani?
Krejt sinqerisht, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.

 

Fjala

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim, mbështetje, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

Dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.


Lk 3, 1-6
1 Në të pesëmbëdhjetin vit të sundimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, kur Herodi ishte tetrark i Galilesë, Filipi, vëllai i tij, tetrark i krahinës së Ituresë e i Trakonitidës, Lizania tetrark i Abilenës; 2 kur Ana e Kajfa ishin kryepriftërinj, fjala e Hyjit i qe drejtuar Gjonit, birit të Zakarisë, në shkretëtirë. 3 Atëherë Gjoni e përshkoi mbarë krahinën e Jordanit duke predikuar pagëzimin e kthimit për falje të mëkateve 4 në përkim me sa shkruan në librin e predikimeve të Isaisë profet:

“Zëri i atij që bërtet në shkretëtirë:

përgatitni udhën e Zotit;

rrafshoni shtigjet e tij!

5 Çdo luginë le të mbushet,

çdo mal e kodër le të ulet;

udhët e shtrembëra le të bëhen të drejta

e ato gropa‑gropa le të bëhen të rrafshta.

6 E çdo njeri do ta shohë shëlbimin e Hyjit.”


Ç´dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Gjoni e filloi misionin e tij në shkretëtirë, në egërsi, ashtu siç e kishte planifikuar edhe Jezusi ta bënte një gjë të tillë. Çdonjëri prej nesh e ka një shkretëtirë ose një vend të egër brenda vetes, një vendtundimi, ku thyhet pushteti i zotave të rremë. Është ky një vend takimi me veten tonë, me demonët tanë të brendshëm dhe me Hyjin. Nuk do të duhej të trembeshim për të shkuar në këtëshkretëtirë, në këtë vend të egër, sepse atje do të na gjej dhe do ta dëgjojmë fjalën e Zotit.
  • Shtigjet që i ndjeki shpesh janë të gabuara, më largojnënga qëllimi im i amshuar. Çfarë mund të bëj për të ecur drejt rrugës për te Zoti? 

 

Bashkëbisedimi
O Zot i dashur, qëndro pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër që do të të besojë gjithmonë.

Falëminderit që më do.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty. 
Gjon pagwzuesi ishte guximtar i madh. Këtu shohim një njeri nga shkretëtira që flet nga zemra, duke shpallur fjalën e Zotit qëi është dhënë. A ka Gjoni një mesazh edhe për mua? Mbretëria e Hyjit është afërdhe cilat ndryshime do të duhej t`i bëja që t`i përkas atij? Do të lutem që mesazhi i tij të mos jetë i humbur për mua.

O Zot, kam shumë dobësi. Nuk e di si do t’iu dal zot atyre. Bëj që tëpaktën të jem tolerant/e ndaj dobësive të të tjerëve. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »