Hapmi sytë, o Zot, t’i shoh ngarkesat që i mbartin të tjerët

Dec 12 • Meditimi i ditës

12 dhjetor 2018 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 40,25-31; Ps 103,1-4.8.10; Mt 11,28-30)

 

Prania e Hyjit
Zoti ma do të mirën.

Zoti i gëzohet jetës sime; ai dëshiron të më përtërijë me dashurinë e tij.

Me këto mendime mund të bëhem i vetëdijshëm për praninë e Zotit në jetën time – praninë këtu dhe tani – gëzimin e Zotit për të kaluar kohën me mua, dhe në këtë moment m`i ka lëshuar sytë me dashuri.

 

Liria
O Zot, Hyj, po të falënderoj për dhuratën e lirisë.
Më ndihmo që këtë dhuratë ta përdori në mënyrë të përgjegjshme. Jam i/e lirë të zgjedh.
Më ndihmo që të përzgjedh që të ndjek ty,
që të jetoj një jetë të krishterë duke u kujdesur për të tjerët.
Më ndihmo që t`i kujtoj ata që janë të palumtur, të nëpërkëmbur;
ata në burg, ata që nuk janë të lirë ta shprehin publikisht fenë e tyre.
Më udhëheq që gjithmonë dhe në gjithçka ta kërkoj vullnetin tënd, në të gjitha sendet që ndodhin në jetën time.

 

Ndërgjegjësimi
Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala
Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.


Is 40,25-31

25 “Po me kë do të më krahasoni,

që të jem unë i njëjtë me të?”

pyet Shenjti.

26 Çoni lart sytë tuaj e shikoni: kush i krijoi trupat qiellorë?

‑ Ai që të gjithë i qet në rresht të luftës

e secilin e thërret për emër!

Kaq e madhe është fuqia e tij,

kaq e fortë energjia e tij

kështu që asnjë s’ka si të mungojë!

27 Përse thua, o Jakob,

përse flet, o Izrael:

“Udha ime është e fshehtë për Zotin,

s’kujdeset për të drejtën time Hyji im?”

28 Pse a s’e di?

Pse a s’ke dëgjuar?

Hyji është Zot i amshueshëm,

Krijuesi i botës skaj më skaj.

Ai nuk lodhet, ai s’moliset,

e pashqyrtueshme është dija e tij.

29 Ai të lodhurit i jep fuqi,

të pamundshmit ia shton fuqitë.

30 Lodhen të rinjtë edhe meken,

marrin në thua të rriturit e rrëzohen,

31 kurse ata që shpresojnë në Zotin,

përtëriten në fuqi,

marrin krahë porsi shqiponja,

vrapojnë e nuk lodhen kurrë,

ecin edhe kurrë nuk meken.


Ç´dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

  • “Ata vrapojnë dhe nuk lodhen kurrë”. Mund të kem lodhje, ose pak lodhje, edhe në këtë moment ndërsa po lutem. Nëse po, si mund t’i përgjigjem këtij premtimi për përtëritjen e fuqisë dhe energji dhe jetë të ripërtërirë?
  • Sa besim, sa i zë besë këtij premtimi? A e besoj? A dëshiroj ta besoj këtë?
  • Çfarë barre është duke më tërhequrposhtë? Vetmia, sëmundja,faji, trishtimi për humbjen e një të afërmi, depresioni, frika? Çka më pengon që këtë barrë t`ia dorëzoj Jezusit?
  • Ndërsa i dëgjoj përsëri, a mund ta ndiej energjinë në këto fjalë, fuqizimin, fuqinë ripërtëritëse të vetë fjalëve?

 

Bashkëbisedimi

Me gjithë ndershmërinë dhe me fjalët e mia, çfarë dua t’i them tani Zotit që ma jep këtë premtim për një jetë të ripërtërirë?

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak minuta vetëm me ty.  
Kur ngarkesa është aq e rëndë sa që as lutjen nuk mund ta them, mund të mbështetem në ty, o Zot. Kur jam aq i/e lodhur, i/e dobët sa që as kokën s`mund ta çoj përpjetë, mund të pushoj mbi shpatullat e tu, duke e ditur sebarra disi do të bëhetmë e lehtë, do të ndahet dhe me kohë do të zhduket. Ti, o Jezus, ke thënë kështu dhe qëndron besnik ndajpremtimeve të tua.

O Zot, bëj që të kem pjesë në punën tënde. Hapmi sytë t`i shohngarkesat që i mbartin të tjerët. Hapma zemrën për dhimbjetqë nuk mundtë ndahen, për frikën që nuk mund të shprehet dhe për ata që përballen vetë meerrësirë​​n. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »