Ku kam nevojë që Zoti të më mësojë dhe udhëzojë?

Dec 14 • Meditimi i ditës

14 dhjetor 2018 – E premte, Shën Gjoni i Kryqit, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 48,17-19; Ps 1,1-4.6; Mt 11,16-19)

 

Prania e Hyjit

Eja, rruga ime, e vërteta ime, jeta ime.

Ndërsa hyj në këtë kohë lutjeje sot, filloj duke e ftuar Zotin në jetën time.

E pranoj nevojën time për Zotin, për të ma treguar rrugën, për të ma mësuar të vërtetën, për të ma dhënë jetën.

 

Liria

“Mos lejo që nga ngurtësimi dhe të ftohtët e zemrave të infektohesh.

Kur zemrat tona i mbajmë hapur për dashuri, dashuria do të na hap edhe ne për një jetë lulëzuese.”

 

Ndërgjegjësimi

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të falënderohem.

Diçka që ndihem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


 

 

Is 48,17-19

 

17 Kështu thotë Zoti, Shpërblyesi yt,

Shenjti i Izraelit:

Unë jam Zoti, Hyji yt,

që të mësoj për të mirën tënde,

të drejtoj të shkosh udhës që ecën.

18 Oh, sikur të kishe pasur kujdes për

urdhërimet e mia!

Do të kishte qenë si lumi mirëqenia jote,

kurse drejtësia jote, porsi valët e detit!

19 Fara jote do të kishte qenë si rëra,

bami i barkut tënd si kokrrat e saj;

emri i tij nuk do të ishte shuar,

s’do të ishte shlyer kurrë përpara meje!


 

Çfarë po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Unë jam Zoti, Hyji yt, që të mësoj për të mirën tënde, të drejtoj të shkosh udhës që ecën.” Duke shikuar përsëri në jetën time për një çast, në cilat mënyra mund të shoh se Zoti më ka mësuar dhe më udhëheq, ku më duhet të shkoj?
  • Dhe momentalisht, ku kam nevojë që Zoti të më mësojë dhe udhëzojë?
  • Leximi ka një ton keqardhjeje, “oh, sikur”, për gjërat se si “do të ishin”. Por, ndërsa e dëgjoj përsëri leximin, a mund ta lë mënjanë këtë ton dhe ta kuptoj se, për mua tani premtimi është akoma i vlefshëm, oferta është ende e hapur?

 

Bashkëbisedimi

Duke mbledhur së bashku mendimet e mia tani, nga reflektimi i sotëm dhe nga tërë java e fundit, ku e kam dëgjuar më së qarti premtimin e Hyjit?

Ku e kam ndjerë se dëshirat e mia më të thella janë dëgjuar?

Dhe ku e kam vënë re thirrjen për të vepruar? – për të luajtur një rol në përmbushjen e premtimit të Hyjit?

I sjell të gjitha këto para Zotit tani, duke i folur hapur Zotit, siç i flet miku mikut, duke i treguar Zotit se si reagoj dhe si dëshiroj t’i përgjigjem premtimit të tij.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty. Fëmijët evegjël janë krejtësisht egocentrik. S`mund të pranojnë asnjë mendim tjetër, përveç të vetin. A sillem edheunë kështu, duke e reduktuar plotësinë e Hyjit në pikëpamjet e mia të ngushta dhe duke kritikuartë tjerët për të menduarit dhe tëperceptuarit të tyre të ndryshëm?

O Zot, ne mund të të njohim vetëm nëse të takojmë.

Më ndihmo që mos të jem vetëm një kalimtar i rastësishëm, por një ndjekës i vërtetë i yti; që mos të jem vetëm një vëzhgues, por një kërkues i sinqertë i yt. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »