Gëzohuni gjithmonë në Zotin!

Dec 16 • Meditimi i ditës

16 dhjetor 2018, e diela III e Ardhjes (C), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Sof 3,14-18a; Is 12,2-4bcd.5-6; Fil 4,4-7; Lk 3,10-18)

 

Prania e Hyjit

 kohën e Ardhjes vazhdojmë të dëgjojmë ftesën për t`u ndalur dhe për të hyrë në botën e brendshme. Këtë mund ta bëj tani, duke pushuar nga përpjekjet e jetës, ndoshta edhe nga përpjekjet e dëshirës për t`u lutur “mirë”.

 

Liria

Shikoj: Si qëndron puna me frymëmarrjen time? A jam duke marr frymë qetë dhe barabartë? Kur marr frymë – a po mundem pastaj ta pranojë ftesën eJezusit dhe të lejoj të depërtojë qetësia e tij në mua? Kur e qes frymën jashtë – a po mundem ta vendosbarrën time në zgjedhëne tij? Zoti dëshiron të më dhurojë paqe.

 

Ndërgjegjësimi

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha të mirat që m`i ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

Siç thuhet shpesh, Adventi është një kohë shprese, një pritje shpresëdhënëse. Leximi i kësaj fundjave nga letra e Palit drejtuar Filipianëve përmban diçka nga kjo shpresë dhe nga gëzimi dhe paqja që mund të sjellë.


 

Fil 4,4-7

 

4 Gëzohuni gjithmonë në Zotin, rishtas po ju them: gëzohuni! 5 Mirësinë tuaj le ta njohin të gjithë njerëzit! Zoti është afër! 6 Për asgjë mos u shqetësoni, por gjithçka ‑ me lutje dhe me lutja të përcjella me falënderim ‑ paraqitjani Hyjit nevojat tuaja! 7 Dhe paqja e Hyjit, që është më e vlefshme se mund ta mendojmë, do t’i ruajë zemrat tuaja dhe mendimet tuaja në Krishtin Jezus.


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • “Gëzohuni”, duke parë me ndershmëri jetën time në ditët, javët, muajt apo edhe vitet e fundit, kur ishte hera e fundit që vërtet jam gëzuar?
  • Dhe kur ishte hera e fundit që unë vërtet ‘jam gëzuar në Zotin’?
  • Ndërsa e dëgjon përsëri këtë fragment biblik, zgjidh një ose dy fjalë apo një frazë që me të vërtetë të lë përshtypje …

 

Bashkëbisedimi

Cila ishte ajo fjalë apo shprehje që me të vërtetë të la përshtypje …?

Të mos shqetësohesh është diçka që të gjithë e dëshirojnë, por s`është gjithmonë e lehtë të shohësh se si. Ndoshta sot mund t`ia marrësh dorën Zotit që të ofrohet dhe qëndro para Tij në lutje duke i kërkuar këtë dhuratë paqeje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe që luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Në këtë kohë të Ardhjes, e pyes veten se çfarë duhet të bëj sot, o Zot, që të ndjek ty me gjithë zemër?

Cili është reagimi im kur i dëgjoj fjalët e Shkrimit Shenjt? A më çojnë fjalëte Shkrimit Shenjt në një jetë drejtësie, ndershmërie dhe integriteti?

Zot i dashur, të faleminderit që më do dhe që më fton në një marrëdhënie gjithnjë e më të thellë me ty. Dashuria ime u përhaptë dhe i prektë të tjerët. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »