A e kam ndokëd për të bashkëndarë atë që Hyji bën në jetën time?

Dec 21 • Meditimi i ditës

21 dhjetor 2018 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Kk 2,8-14 (ose: Sof 3,14-18a); Ps 33,2-3.11-12.20-21; Lk 1,39-45)

 

Prania e Hyjit
Ndalem një moment e mendoj për praninë e fshehur të Hyjit në sende: në elemente duke u dhënë që ato të ekzistojnë;
në bimë duke ua dhuruar jetën; në kafshë duke u dhënë që të ndjejnë;
dhe më në fund në mua, sepse m`i jep të gjitha këto dhe më shumë,
më bën tempull, vendbanim të Shpirtit të Shenjtë.

 

Liria
O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.
Shpesh herë kollaj e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.
Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,
me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
Dhe më pranon krejtësishtashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertënë lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si ishte dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
Dhe se si jam përgjigjur?
I ndaj ndjenjat e mia haptazi me Zotin.

 

Fjala 
Në vend që të përsëritet leximi, duke u fokusuar në dëgjimin e fjalëve dhe shijimin e tyre, në këto ditë të fundit para Krishtlindjes, theksi do të jetë duke imagjinuar skenat e përshkruara në lexime, në një formë të soditjes së rekomanduar nga Shën Injaci duke aplikuar shqisat tona dhe imagjinatën, d.m.th. fantazinë tonë, për të hyrë në këto skena, për të ndjerë se si ishte aty.

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

Lejoji vëmendjes sate të pushojë në disa pjesë të tij.


Lk  1, 39-45

39 Ndër ato ditë Maria u nis me nxitim për krahinën malore në një qytet të Judës. 40 Ajo hyri në shtëpinë e Zakarisë dhe e përshëndeti Elizabetën.

41 Tashti, Elizabetës, posa e dëgjoi përshëndetjen e Marisë, i kërceu foshnja në kraharor. Elizabeta u mbush me Shpirtin Shenjt 42 dhe brohoriti me zë të lartë:

“Je më e bekuar se të gjitha gratë dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd! 43Dhe, nga e pata fatin të vijë tek unë Nëna e Zotit tim?! 44 Ja, që, posa zëri i përshëndetjes sate arriti në veshët e mi, foshnja prej hareje kërceu në kraharorin tim. 45 E lumja ti që besove se do të plotësohet çka të qe thënë prej Zotit!”


Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Është një skenë prekëse, takimi i këtyre dy kushërirave. Si e imagjinon? A mund ta parafytyrosh skenën? Si duket vendi malor i Judesë? A janë kodrat e thepisura apo të buta?; toka e gjelbër apo e thatë dhe e pluhurosur? Si është shtëpia e Zakarisë? A mund ta parafytyrosh Elizabetën dhe Marinë? – pamjen e fytyrave të tyre kur takohen? Çfarë tjetër mund të shohësh?
  • Tani imagjinoje atë që ato thonë – dëgjoji sesi flasin: Përshëndetjen e Marisë; Gëzimin dhe lavdërimin e Elizabetës për kushërirën e saj të re.
  • Mund ta imagjinosh se si e përqafuan njëra-tjetrën. A mund ta imagjinosh ngrohtësinë e atij përqafimi? – dashurinë dhe gëzimin e shprehur në të?
  • Dhe tani për pak çaste mendo se çfarë po bëjnë ato, çfarë po ndodh këtu: dy gra, dy shërbëtore besnike të Hyjit, që janë duke mbajtur në gjirin e tyre Gjonin, Pagëzuesin, dhe Jezusin, Krishtin; si vazhdon të shpaloset plani i Hyjit nëpërmjet këtyre dy grave që e vënë veten në shërbim të Hyjit.
  • Së fundi, reflekto për disa çaste për veten. Bisedo me Zotin, si t`i flisje një miku tënd, për këtë skenë, për atë që ke vënë re, për mënyrën se si i përgjigjesh asaj, për atë që të nxit të dëshirosh ose të bësh.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, rri pranë meje gjithmonë.
Ma jep një zemër e cila do të të besojë gjithmonë.
Faleminderit që më do.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty. Çfarë takimi i mrekullueshëm: dy gra të afërta, të dyja mbartin fëmijë, të dyja të bekuara nga Zoti. Çfarë ngushëllimi për Marinë që kushërira e saj e kupton zbulesën që ajo e kishte marrë. A e kam ndokëndme të cilin do ta ndaj atë që Hyji bën në jetën time? A munden të tjerët lajmet e veta t`i ndajnë me mua?

Elizabeta ishte e para që dëshmoi praninë tënde, në botë, o Zot. Edhe ne duke dëshmuar mund t`i japim zemër njëri-tjetrit në udhëtimin tonë të jetës. Të ndihmuarit e të tjerëve për të njohur ty, o Zot, na sjell shpresë dhengushëllimpërtej pritjeve tona. Ati ynë…

O Yll që lind, shkëlqim i dritës së amshuar, diell i drejtësisë: eja, dhe ndriçoje atë që dergjet në errësirë

dhe nën hijen e vdekjes. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »