“Magnificat” – himn mirënjohje dhe gëzimi

Dec 22 • Meditimi i ditës

22 dhjetor 2018 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1Sam 1,24-28; Ps: 1Sam 2,1.4-8; Lk 1,46-56)

 

Prania e Hyjit

Çdo agim njofton lindjen e një dite të re.

Dita është një dhuratë, për ta ndarë me të tjerët, për të marrë bukën ejetës që Zoti na jep.

Gjithçka është krijuar prej Hyjit, është bërë e re.

Hyji na takon atje ku jemi.

Ai dhurohet në gjërat e mira që na ndodhin.

Prej tij vjen gjithçka që është e mirë në jetë.

 

Liria
O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Ma kujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Ndërgjegjësimi
Të jesh i vetëdijshëm për diçka do të thotë këtë edhe ta vëresh.
O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e se ma ke dhuruar jetën;
të falënderoj për këtë dhuratë të jetës.
Më mëso se si të koncentrohem dhe të jem i/e qetë si dhe të kënaqem në sendet që i ke krijuar për mua.
Që ta sodis bukurinë që më rrethon,
mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…
Gjithmonë nevojitet të jem i/e vetëdijshëm se të gjitha këto vijnë prej teje.

 

Fjala
I jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe ndalem në atë fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht mua.


Lk 1, 46-56

 

46 Atëherë Maria tha:

“Shpirti im e madhëron Zotin,

47 shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesittim,

48 sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvuajtur:

ja, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,

49 sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji i gjithëpushtetshëm

‑ i shenjtë është i tij!

50 Mëshira e tij brezni më brezni

për ata që e druajnë.

51 E tregoi fuqinë e krahut të vet:

i hodhi poshtë qëllimet e krenarëve,

52 i rrëzoi princat prej froneve të tyre

e i lartësoi të përvuajturit.

53 Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë

e të pasurit i nisi duarthatë.

54 I ndihmoi Izraelit, shërbëtorit të vet,

duke e sjellë në mend mëshirën

55 ‑ si ua pati premtuar etërve tanë ‑

në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve

të tij në amshim.”

56 Maria ndenji me Elizabetën rreth tre muaj e atëherë u kthye në shtëpinë e vet.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • E paramendoj se jam i/e grishur të qëndroj së bashku me Elizabetën dhe Marinë tre muaj. E vështroj çka flasin dhe bëjnë dhe se si janë të lumtura pa bë zhurmë ndërsa janë duke e mbartur misterin e Zotit në kraharorin e tyre.
  • Maria e lavdëron Zotin pse po e kthen historinë njerëzore në drejtim tjetër. Hyji i hedh poshtë qëllimet e krenarëve, i rrëzon princat prej froneve të tyre, kurse të pasurit i nis duarthatë. Në vendin e tyre i lartëson të përvuajturit dhe iu jep të hanë skamnorëve.
  • A i vlerësoj më shumë të refuzuarit e kësaj bote apo të njohurit dhe pasanikët? Për këtë do të bisedoj me Marinë.E lexoj, e dëgjoj edhe një herë tekstin biblik dhe lejoj që fjalët të gjejnë jehonë në zemrën time. Ndalem në ato fjalë që më lënë përshtypje.

 

Bashkëbisedimi
O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.

Faleminderit që më do.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. “Magnificat – Shpirti im e madhëron Zotin”, siç e quajmë lutjen e Marisë, është bërë himni ynë tradicional imirënjohjes dhe gëzimit. Është një moment i përmbushjes në ekstazë kurMaria i kujton të gjitha premtimet e bëra në Besëlidhjen e Vjetër. Ajo fillon të vërej dhe të kultivojë rolin e vet në planin e Zotit.

A mund ta lus edhe unë “Magnificat”’ në shenjë mirënjohjeje për të gjitha bamirësitë e Hyjit në jetën time? Të falemi Mari…

O Mbret i popujve, i pritur prej mbarë kombeve, guri i këndit që i bashkon popujt në një, eja dhe shpëtoje njeriun që e ke formuar prej dheut. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »