Programi i Festës së Krishtlindjes 2018 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë

Dec 22 • Kisha në Kosovë

Shumë të dashur dhe të nderuar besimtarë/e,

qytetarë e njerëz vullnetmirë,  

 

Ju njoftojmë me Programin e Krishtlindjes 2018 të Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, i cili do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

 

PROGRAMI

 

E hënë,  24 dhjetor 2018  – VIGJILJA E KRISHTLINDJES

Ora 18:00: Pritja solemne në Qendrën “Bogdanipolis” në ambientet e Katedrales Shën Nënë Tereza Prishtinë (hyrja anësore), e cila organizohet nga ipeshkvi i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes 2018.

Ora 23:30: Programi i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen Shën Nënë Tereza.

Ora 24:00: Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do të udhëheq ipeshkvi i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

 

E martë, 25 dhjetor 2018 – DITA E KRISHTLINDJES

Ora 11:00: Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë.

Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, do të kremtoj meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00.

 

Ju presim me gëzim dhe dashuri!

Për shumë mot Krishtlindja!

 

Zyra e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë

Shpërndaje

Comments are closed.

« »