Kur e takon një person, takon Zotin

Dec 23 • Meditimi i ditës

23 dhjetor 2018 – E diela IV e Ardhjes, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Mik 5,1-4a; Ps 80,2ac.3b.15-16.18-19; Heb 10,5-10; Lk 1,39-45)

 

Prania e Hyjit
Jemi shumë afër Ditës së Krishtlindjes në këtë moment … gjatë kohës që po e fillon lutjen, bëhu i/e vetëdijshëm/e për ndjenjat në zemrën tënde dhe silli ato tani para Zotit.

 

Liria
O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.
Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.
Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,
me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi
Si jam duke e ndjerë veten vërtet? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur apo i/e zemëruar.
E pranoj atë çfarë jam duke ndjerë përnjëmend.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam përnjëmend.

 

Fjala
Në fragmentin e sotëm biblik, mund të dëgjojmë sesi zbulohet në mënyrë subtile Lindja e Krishtit me anë të fjalëve të profetit Mikea. Kjo me siguri do të kishte qenë një premtim me vlerë që do të duhej të mbahej.


Mik 5,1-4a

 

E ti, o Betlehem ‑ Efratë,

i vogël ndër qytetet princërore të Judës,

prej teje do të më dalë

ai që do ta sundojë Izraelin.

Zanafilla e tij prej kohëve të hershme,

prej ditëve të amshimit.

2 Prandaj Hyji do t’i dorëzojë

derisa të lindë

ajo që ka për të lindur.

Atëherë Teprica e vëllezërve të tij

do të kthehet ndër bijtë e Izraelit.

Ai do të ngrihet,

do të udhëheqë me fuqinë e Zotit,

me madhërinë e emrit të Zotit

Hyjit të vet.

Do të banojnë në qetësi,

sepse Ai do të jetë i madh

skaj më skaj të vendit:

e Ai ‑ ai vetë do të jetë paqja!


Ç` dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Duke e dëgjuar përmendjen e Betlehemit mund të shkaktoj eksitim Krishtlindjesh teksa po hyjmë në këtë javë. Por, si bën të ndihesh kur e di se këto fjalë u folën shumë përpara lindjes së Jezusit në Betlehem? Kur e di se plani i Hyjit ishte paracaktuar?
  • Krishtlindja është një kohë aq e preokupuar për çdokënd. Por koha e Hyjit dallon nga ajo e jona. Hyji e përshkruan sundimtarin që do të dalë si dikush, ‘zanafilla e tij prej kohëve të hershme.‘ Si të bën të ndihesh kjo ide e kohës në mes të një sezoni kaq të zënë?
  • Ndërsa e dëgjon përsëri fragmentin biblik, a mund t`i dëgjosh fjalët e madhërisë dhe të sigurisë që e rrethojnë Atë që do të sundojë?

 

Bashkëbisedimi

`Do të banojnë në qetësi, sepse Ai do të jetë i madh skaj më skaj të vendit: e Ai ‑ ai vetë do të jetë paqja!` Këto fjalë kanë siguri të pabesueshme brenda vetes. A je në gjendje të qëndrosh i/e sigurt në premtimin e Hyjit këtu? Kaloji këto momente të fundit duke reflektuar mbi atë që këto fjalë do të thonë për ty dhe bisedo me Hyjin për atë që ato nxisin në zemrën tënde.

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty. Fjalë që ia ka thënë Elizabeta Marisë, janë mahnitëse: Je më e bekuar se të gjitha gratë, dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd. E përshëndet Marinë me “Nëna e Zotit tim”, titull ky që i rezervohej vetëm Hyjit. Si duket Elizabeta e njihte madhërinë e gjendjes së Marisë dhe pozitës së Jezusit që u bë i qartë për nxënësit vetëm pas ringjalljes.

O Zoti, më ndihmo që kur ta takoj dikë për të parën herë ta respektoj atë person dhe të sillem me të si me fëmijën e Hyjit. Më ndihmo, o Zot, që kështu të sillem me njerëzit që i takoj çdo ditë. Ati ynë…

Emanuel, mbreti dhe ligjvënësi ynë, shpresa dhe shpëtimi i popujve: eja e na shpëto, o Zot, Hyji ynë. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »