Hiri i guximit

Dec 26 • Meditimi i ditës

26 dhjetor 2018 – E mërkurë, Shën Shtjefni, kryemartir (festë), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Vap 6,8-10; 7,54-60; Ps 31,3c-4.6ab.7b.8a.17.21ab; Mt 10,17-22)

 

Prania e Hyjit

O Zot, më ndihmo që krejt qenien time t`ia çeli pranisë sate.

Më përshko me dashurinë tënde.

Zemra ime le të bashkohet me tënden.

 

Liria
Do ta lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga ankthet dhe brengat e mia,

që t`i hapem nëpërmjet kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

Ndërgjegjësimi
Kur i kthehem detyrave të mia të përditshme,
ma kujto, o Zot,
se gjithmonë je pranë meje.
Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala
Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.


Mt 10, 17-22

 

Në atë kohë Jezusi tha:

17 Ruajuni prej njerëzve: sepse do t’ju padisin në gjyqe, do t’ju frushkullojnë në sinagogat e tyre. 18 Për shkakun tim do t’ju qesin para sundimtarëve e mbretërve, që të dëshmoni para tyre dhe para paganëve. 19 E kur t’ju dorëzojnë, mos u shqetësoni se çka dhe si do të flisni, sepse në atë moment do t’ju jepet çka duhet të thoni, 20 sepse nuk do të jeni ju që do të flisni, por Shpirti i Atit tuaj do të flasë nëpërmjet jush.

21 Vëllai vëllanë dhe babai fëmijën do ta dorëzojë në vdekje; edhe fëmijët do të ngriten kundër prindërve të vet dhe do t’i vrasin. 22 Edhe ju do t’ju urrejnë të gjithë për shkak të Emrit tim, porse, kush të qëndrojë deri në fund, ai do të shëlbohet.


Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Duket e çuditshme për të festuar një skenë të tillë të dhunshme dhe të tmerrshme siç është vdekja e Shtjefnit ditën pas gëzimit dhe ëmbëlsisë së Krishtlindjes. Dikush do të thoshta: S’ka dyshim se nuk ka vend për errësirë ​​dhe dhimbje kaq të bezdisshme në një kohë të tillë? Megjithatë ne e dimë se lindja e Jezusit shoqërohej nga vrasja dhe masakra. Fjalët e leximit të sotëm janë pa kompromis. Ndjekja e Jezusit nuk ofron as një rehati të lehtë as siguri. Gjithmonë do të ketë njerëz që duan të heshtin Lajmin e Mirë.
  • Iu lejoj fjalëve të Jezusit të gjejnë jehonë në mendjen dhe zemrën time. Ai ofron edhe sfidë edhe siguri. Cilat fjalë më lënë përshtypje? Çfarë ndjenja zgjojnë kërcënimi dhe premtimi?
  • Ndërsa e dëgjoj leximin përsëri, e di se ka mijëra njerëz në mbarë botën, në këtë moment, duke vuajtur për hir të besimit fetar dhe ndërgjegjes së tyre. Fjala martir do të thotë dëshmitar. Marr kohë për t’u vënë në krah të gjithë atyre që në këto momente janë duke dëshmuar me një çmim të shtrenjtë për Krishtin dhe do të lutem për ta.

 

Bashkëbisedimi

Çfarë jam duke dëshmuar në jetën time? Si më flet Shpirti i Zotit mua dhe nëpërmjet meje? A është jeta ime një dëshmi për hirin që e kam marrë?

 

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Të shkosh pas teje, Jezus, nukështë gjithmonë e lehtë, kjo nganjëherëkërkon edhe sakrificë, vetëmohim.Vdekja është mizore në pothuajse çdo formë, por në momentin kur mizoria feston, nga Shën Shtjefni vjen klithma që na premton shumë: “po i shoh qiejt e hapur.”

O Zot, kur t`i mbyll sytë e mi për herë të fundit më jep hirin që të jem i/e pastër nga të gjitha zemërimet e mia dhe t`i falë armiqtë e mi, si dhe ta shoh fytyrën tënde. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »