Qëndrim i (pa)përgjysmuar

Dec 29 • Meditimi i ditës

29 dhjetor 2018 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
(Leximet e ditës: 1Gjn 2,3-11; Ps 96,1-3.5b-6; Lk 2,22-35)

 

Prania e Hyjit

Zot i dashur, më ndihmo që të çelem krejtësisht me ty,
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.
Mbushi mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.

 

Liria

Shumë vetë në këtë moment janë duke pësuar tmerret e luftës.
E përuli kokën në shenjë falënderimi për lirinë personale
dhe lus për të gjithë të burgosurit dhe të robëruarit.

 

Ndërgjegjësimi

Duke ditur që Hyji më do pa kushte,

mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë se si jam.

Si më kaloi dita dje? Si po e ndiej veten tani?

Krejt hapur do t`i ndaj ndjenjat e mia me Zotin.

 

Fjala

E lexoj, e dëgjoj tekstin e zgjedhur biblik fjalë për fjalë, mendim pas mendimi, siç e lexoj një letër nga një miku im i dashur. Lejoj që fjala e Zotit të gjejë jehonë brenda meje: vështroj, dëgjoj, besoj.


Lk 2, 22-35

22 Kur, sipas Ligjit të Moisiut, u mbushën ditët e pastrimit të tyre, e çuan në Jerusalem, për t’ia kushtuar Zotit, ‑ 23 siç shkruan në Ligjin e Zotit:‘Çdo i parëlindur mashkull le t’i kushtohet Zotit’ ‑ 24 dhe për të dhënë flinë siç thuhet në Ligjin e Zotit; ‘një palë turtuj ose dy zogj pëllumbash.’

25 Në Jerusalem asohere jetonte një njeri, që quhej Simon. Ishte njeri i drejtë dhe i përshpirtshëm. Priste Ngushëllimin e Izraelit e në të ishte Shpirti Shenjt. 26 Shpirti Shenjt ia kishte zbuluar se s’do të vdiste pa e parë Mesinë e Zotit. 27 I nxitur prej Shpirtit Shenjt erdhi në Temull. Kur prindërit e sollën Jezusin Foshnjë për të kryer rregulloren e Ligjit mbi të, 28 Simoni e mori para duarsh, falënderoi Hyjin e tha:

29 “Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë

shërbëtori yt në paqe

siç the ti vetë,

30 sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin

31 që ti e bëre gati

në sy të të gjithë popujve:

32 Dritën që bën të të njohin Ty paganët

e që i jep nder popullit tënd, Izraelit.”

33 Prindërit e tij çuditeshin për sa thuhej për të.

34 Atëherë Simoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij:

“Shih! Hyji e caktoi këtë Fëmijë të shkaktojë rrënim e ngritje për shumëkënd në Izrael. Do të jetë edhe shenjë të cilës njerëzit do t’i kundërshtojnë. ‑ 35 (edhe ty vetë një shpatë do ta tejshkojë shpirtin) ‑ që të zbulohen shestimet e zemrës së shumëkujt.”


Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • E vështroj Marinë sesi me kujdes ia dorëzon Jezusin në duar Simonit. E vërej entuziazmin në fytyrën e plakut. Ngushëllimin që aq shumë e kishte pritur më në fund ka ardhur. Simoni ma jep fëmijën mua që edhe unë në Jezusin ta dalloj ngushëllimin për të cilin kam nevojë.

·                     Simoni e parasheh sesa do të vuajë Maria kur njerëzit fillojnë të ndahen ne mes veti për shkak të birit e saj. Ndoshta e ka shokuar kjo thënie. Do të ulem pranë saj dhe do ta ngushëllojë. Atëherë ajo e vendos foshnjën e vet në prehrin tim. Fjalë tjera nuk janë të nevojshme…

·                     E dëgjoj edhe një herë tekstin biblik dhe vërej ç`po ndodh në zemrën time.

 

Bashkëbisedimi

Jezus i dashur, po ta çeli zemrën.

Mund të të them gjithçka më mundon.

E di që kujdesesh për gjithçka i përket jetës sime.

Më mëso që të jetoj në dijeni se ti kujdesesh sot për mua,

Se do të kujdesesh edhe të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Se a rritemi apo biem varet nga ne. Nëse njëherë të njohim ty, o Jezus, nuk do tëduhej të kishte vend për paplotsueshmëri, qëndrim të përgjysmuar. Ne mund të të pranojmë ose të të rezistojmë.

O Zot, te Simoni plak po e shohshpresën e shpërblyer bollshëm. Vitet e pritjes nuk e kanë dobësuarbesimin e tij. Shpresa dhe pritja e tij e kanëmbajtur atë gjallë kundruall nxitjeve të Hyjit, i gatshëm për t`i dëgjuar ato kur vijnë. Më jep hirin që të mund të mësoj prej tij. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »