Kë po e kërkoj?

Jan 4 • Meditimi i ditës

4 janar 2019 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1 Gjn 3, 7-10; Ps 97; Gjn 1, 35-42)

 

Prania e Hyjit

Ndalem një moment, i/e vetëdijshëm/e se Hyji është këtu.

E marr me mend se gjithçka rreth meje,

ajri të cilin e marrë, i tërë trupi im,

rrezaton praninë e Hyjit.

 

Liria

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Ma kujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
Dhe më pranon krejtësishtashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertënë lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si më kaloi dita dje?
Si po e ndiej veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
Dhe se si jam përgjigjur?
I ndaj ndjenjat e mia haptazi me Zotin.

 

Fjala

Do t`i jap vetes kohë që ta dëgjoj Fjalën e Zotit me mend e zemër,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht mua.


 

Gjn 1, 35-42

 

35 Të nesërmen prapë ishte Gjoni bashkë me dy prej nxënësve të vet dhe, 36 kur e pa Jezusin duke kaluar andej, tha:

“Ja, Qengji i Hyjit!”

37 Dy nxënësit e tij dëgjuan ç’tha dhe u nisën pas Jezusit. 38 Jezusi, kur pa se po e ndiqnin, u kthye dhe i pyeti:

“Çka kërkoni?”

Ata iu përgjigjën:

“Rabbi, [që do të thotë: Mësues], ku banon?”

39 “Ejani e shihni!” ‑ iu përgjigj. Ata shkuan e panë ku banonte dhe atë ditë ndenjën tek ai. Ishte rreth orës dhjetë.

40 Njëri prej atyre të dyve që, kur e dëgjuan Gjonin, u nisën pas Jezusit, ishte Andreu, i vëllai i Simon Pjetrit. 41 Ky më të parin gjeti vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha:

“E gjetëm Mesinë [që do të thotë: të Shuguruarin]!”

42 Dhe e solli te Jezusi. Jezusi e shikoi dhe i tha:

“Ti je Simoni, biri i Gjonit! Ti do të quhesh Kefë!” [që do të thotë: Pjetër‑Shkëmb].


 

Ç`po dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Kjo bisedë nuk duket të jetë e harmonizuar. ‘Çka kërkoni?’, pyet Jezusi. Por dishepujt e Gjonit përgjigjen me një pyetje tjetër: “Ku banon?” Ndoshta po pyesin: “Ku mund të gjejmë ty, ku bën pjesë, si mund të të vendosim dhe të të përshtatim në perspektivën tonë?” Ka vetëm një mënyrë për të gjetur, dhe kjo është duke filluar një udhëtim eksplorimi, duke kaluar kohë me Jezusin. Ne e dimë se ky do të jetë hapi i parë për këta dy burra në një udhëtim i cili do t’i çojë përtej ndjesisë së sigurisë dhe njohurisë – familjaritetit.
  • Imagjinoje veten në këtë skenë. Ti nuk e di kush është ky njeri apo ku po të udhëheq. Si ndjehet njeriu kur shkon me të? A ndihesh i/e gatshëm/e apo ndoshta pak i/e shqetësuar? Ti nuk e di se ku do të çojë e gjithë kjo, por ti qëndron me të gjithë pasditen. Çka ndikon që të qëndrosh?
  • Dëgjoje leximin edhe një herë.

 

Bashkëbisedimi

Andreu dëshiron të ndajë me të tjerët lajmin për zbulimin e tij të madh. Është fillimi i një historie epike. Si ndihet njeriu kur është në fillimin e gjithë kësaj, duke qenë dëshmitar i thirrjes së dishepujve? Si dëshiron të përgjigjesh?

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Gjon Pagëzuesi ishte i gatshëm t`i linte dishepujt e tij të shkonin: e dinte se identiteti i tij nuk qëndron në faktin se sa nxënës/ndjekës kishte. Pa marrë parasysh se sa shumë ngushëllim mund të kem nga miqtë personalëpo të lutem, o Zot, të kemlirinë që kishte Gjon Pagëzuesi: të kem parasysh qëllimin e jetës.

Jezus, dëshiroj të të lejoj të më pyesësh: “Kë po e kërkon?”, “Çka po dëshiron?” Bëj, që të flas me ty me ndershmëri duke të ta shpalosur atë që kam në zemër. Dhe ndërsa zbulohen ëndrrat e mia, dëshiroj të të lejoj të më bekosh dhe të më ftosh të të afrohem më shumë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »