“Eja e shih!”

Jan 5 • Meditimi i ditës

5 janar 2019 – E shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1 Gjn 3, 11-21; Ps 99; Gjn 1, 43-51)

 

Prania e Hyjit

Po ja kujtoj vetvetes, o Zot, se jam në praninë tënde.

Do të gjej strehim te zemra jote të butë.

Ti je fuqia ime në momentet e dobësisë.

Në momentet e pikëllimit Ti je ngushëlluesi im.

 

Liria

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.
Shpesh herë kollaj e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.
Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,
me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

Si po e ndiej veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur se ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar
E pranoj atë çfarë njëmend p
ërnjëmend.
Sepse Zoti më do pikërisht të tillë siç jam realisht.

 


Fjala

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me mirëbesim, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

Dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Dëgjoje me vëmendje dhe me kuptim; shih ç`po ndodh në zemrën tënde.


 

Gjn 1, 43-51


43 Të nesërmen Jezusi vendosi të shkojë në Galile. Takoi Filipin dhe i tha:

“Eja pas meje!”

44 Filipi ishte nga Betsaida, prej qytetit të Andreut e të Pjetrit.

45 Filipi takoi Natanaelin dhe i tha:

“E gjetëm atë, për të cilin shkrou Moisiu në Ligj dhe Profetët: Jezusin, birin e Jozefit, nga Nazareti.”

46 “A mund të dalë gjë e mirë nga Nazareti?” ‑ i tha Natanaeli.

“Eja e shih”! ‑ iu përgjigj Filipi.

47 Kur Jezusi e pa Natanaelin duke u afruar, tha për të:

“Ja një izraelit i vërtetë në të cilin nuk ka dredhi!”

48 “Nga më njeh?” ‑ i tha Natanaeli.

Jezusi iu përgjigj:

“Para se të të thërriste Filipi, të pashë nën fik!”

49 Atëherë Natanaeli i tha:

“Rabbi, ti je Biri i Hyjit! Ti je mbreti i Izraelit!”

50 Jezusi iu përgjigj:

“Pse të thashë: ‘Të pashë nën fik’, po beson. Do të shohësh më shumë se kaq!”

51 Dhe shtoi:

“Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them: do ta shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Hyjit duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e njeriut.”


 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Nazareti ka qenë një vend i panjohur në sytë e Natanaelit. Filipi nuk bisedon për këtë, ai thjesht thotë: “Eja e shih!” A është duke më ndihmuar “Momenti i shenjtë – Lutja e përditshme” që të vij dhe ta shoh Jezusin? Nuk mund t`i thërras të tjerët derisa vetë mos “të vij dhe ta shoh” Jezusin.
  • “Nga më njeh?” Natanaeli është i befasuar, sepse Jezusi e kishte parë nën fik, por edhe më shumë sepse Jezusi i lexon thellësitë e zemrës. Ndërsa rri ulur me Jezusin reflektoj dhe e pyes veten: “Si po dal në sytë e tu? Si po i lexon thellësitë e zemrës sime?”
  • E lexoj edhe një herë fragmentin biblik dhe vërej ç`po ndodh në zemrën time.

 

Bashkëbisedimi

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë
që edhe më shumë të kërkoj.
Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përmbyllja

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma ke dhuruar gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. A mund të dalë gjë e mirë nga Nazareti?” Sa shpesh i kamkategorizuar njerëzit duke shikuar nga lart gjininë, origjinën, racën ose familjen e tyre?

Natanaeli ka mundur të humbiste mundësinë për ta parë Shpëtimtarin po të mos kishte qenë thirrja e butë e Filipit: eja e shih!

Shpëtomë, o Zot, nga budallallëku i atyre qëfryhen, që bëhen se janë të zgjuarduke i përbuzur të tjerët. Bëj që të mund ta ndjek sjelljen e Filipit, dhe të të kem ty para sysh. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »