Misioni i Jezu Krishtit përfshin shpalljen dhe shërimin

Jan 7 • Meditimi i ditës

7 janar 2019 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(1Gjn 3,22 – 4,6; Ps 2,7-8.10-11; Mt 4,12-17.23-25)

 

Prania e Hyjit
Ndalem një moment
dhe mendoj për dashurinë dhe hirin që Zoti e ndikon mbi mua,

se si më krijon në shëmbëlltyrën dhe përngjasimin e vet, se si më bën tempull të tijin…

 

Liria
Shikoji fytyrat e njerëzve rreth teje.

Çfarë ngarkesash kanë? Çfarë dhimbje, çka i shqetëson në jetën e tyre? Dhe çka është duke i ngarkuar tani?

A mund t`i vendosësh të gjithë këto në duart shëruese të Zotit

Dhe të qetësohesh në praninë e tij të dashur?

 

Ndërgjegjësimi
E pyes veten, si po e ndiej vetn sot?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provoj t`i hedh tej këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
D
ëgjoje tekstin e Ungjillit të sotëm
dhe lejoji vëmendjes sate të pushojë nëdisa pjesë të tij.


 

Mt 4,12-17.23-25


12 Kur Jezusi e mori vesh se e kishin burgosur Gjonin, u tërhoq në Galile. 13 E la Nazaretin e shkoi e u vendos me banesë në Kafarnaum, qytet bregdetar në krahinën e fisit të Zabulonit e të Neftalit, 14 që të shkonte në vend fjala që tha Isaia profet:

15 “Tokë e Zabulonit e tokë e Neftalit,

në drejtim të detit, përtej Jordanit,

Galileja pagane,

16 populli që gjendej në errësirë,

pa një dritë të madhe;

atyre që banonin në krahinën e hijes

së vdekjes u lindi drita.”

17 Që atëherë Jezusi filloi të predikojë: “Kthehuni, se Mbretëria e qiejve është afër!”

23 Jezusi shkonte prej një vendi në një vend tjetër nëpër mbarë Galilenë, duke mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar Ungjillin e Mbretërisë e duke shëruar në popull çdo sëmundje e çdo pamundësi.

24 E u hap zëri për të anembanë Sirisë; i sillnin tek ai të gjithë ata që i mundonte ndonjë e keqe prej sëmundjesh e ndeshtrashash të larmishme ‑ të djallosur, epileptikë, të shituar; dhe i shëronte. 25 E pas tij shkonte një mori e madhe njerëzish prej Galilesë, prej Dekapolit, prej Jerusalemit, prej Judesë dhe prej krahinës përtej Jordanit.


 

Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit  Shenjt:

 

  • Ku je tani kur e dëgjon këtë tekst të Ungjillit të sapo lexuar?
  • Ka shumë vende të përmendura në leximin që sapo e kemi dëgjuar. Disa nga emrat e vendeve, mund t`i njohim – Nazaret, Jerusalem, Galile; të tjerët, ndoshta janë më pak të njohur apo edhe mbesin një mister për ne – Zabuloni dhe Neftali, Dekapoli. A ndodhesh në një mjedis të njohur? Apo je në lëvizje – rrugës?
  • Mateu na tregon për misionin e Jezusit dhe dëgjojmë se misioni përfshin shpalljen dhe shërimin. Lajm i mirë duhet të shpallet në një zonë të gjerë, afër dhe larg, duket se s`ka vend dhe njeri që të jetë i përjashtuar. E dëgjojmë gjithashtu se lajmi i mirë sjell shërim; A e ndiej veten të pikëlluar apo jam duke ndier ndonjë dhimbje – fizike apo shpirtërore – në këtë moment? A ka dikush apo ndonjë situatë që do të dëshiroja t’ia sillja Zotit për shërim?

Hyji i flet secilit prej nesh individualisht. Ndërsa e dëgjon përsëri leximin, çfarë mund të të thotë Zoti sot?

 

 

Bashkëbisedimi

Merr pak çaste për t’ia sjellë Jezusit në lutje një zonë të jetës sate që ka nevojë për shërim, një dimension që ndjen se është në errësirë. Ose vendose dikë apo ndonjë situatë në praninë shëruese të Zotit. Pa marrë parasysh se si e ndien se ku ndodhet ai person a si është ajo situatë, Zoti është duke e shtrirë dorën e tij shëruese.


Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt. Jezus, ti mëson, shpall, shëron. Çka dëshiron që unë tëmësojë sot? Çfarë duhet të dëgjoj prej teje? Ku në jetën time dëshiron të ma ripërtërish shëndetin?

Ne mendojmë se e dimë se ç`do të thotë tëjesh i zënë me punë. Por po e marr me mend se sa shumë ishe i preokupuar, Jezus, me nevoja nga të gjitha anët. O Zot, bëj qëtë mos më shqetësojnë të gjitha gjërat që  do të dëshiroja t`i bëja, por që së bashku me Birin tënd Jezusin të mund të sjellë jetë dhe të vërtetën aty ku jam. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »