Do të prezantohet në Prishtinë Mesazhi i Paqes i Papa Françeskut për vitin 2019

Jan 12 • Kisha në Kosovë, Kulturë

Ipeshkvia Prizren-Prishtinë njofton se do të prezanton Mesazhin e Paqes të Papa Françeskut për vitin 2019, të martën, më 15 janar 2019, në ora 19:00, në Qendrën “Bogdanipolis”, në ambientet e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Tema e sivjetme e mesazhit të paqes është: “Politika e mirë është në shërbim të paqes”

Të ftuar për të ligjëruar në këtë prezantim janë: 

  • Gerhard Albert, historian dhe ish Drejtor i Renovabis (Gjermani)
  • Don Lush Gjergji, vikar i përgjithshëm i Dioqezës Prizren-Prishtinë (Kosovë)

 

Prezantimi do të jetë i shoqëruar me një program muzike nga disa anëtarë të Korit të Studentëve të Prishtinës.

Ju mirëpresim.

Mesazhin e plotë në gjuhën shqipe mund ta lexoni në vegzën e mëposhtme:

http://www.drita.info/2019/01/11/papa-franceskut-politika-e-mire-eshte-ne-sherbim-te-paqes/

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »