Ç`do të thotë për ty të shkosh pas Jezusit?

Jan 14 • Meditimi i ditës

14 janar 2019 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Heb 1,1-6; Ps 97,1.2b.6.7c.9; Mk 1,14-20)

 


Prania e Hyjit
“Ju nuk më zgjodhët mua, por unë ju zgjodha ju dhe ju caktova të shkoni e të jepni fryt

e fryti juaj të qëndrojë;  dhe që Ati t’ju japë çkado të kërkoni në Emër tim.” (Gjn 15,16)

Ndërsa i dëgjoj këto fjalë të Zotit, ia kujtoj vetes se Zoti më thërret, me emrin tim.

Pa marrë para sysh se sa i/e papërshtatshëm/e ose i/e padenjë mund të mendoj se jam, Zoti më ka zgjedhur.

 

Liria
Zot i dashur, më ndihmo që të çelem krejtësisht para teje 
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.Mbushi mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.

 

Ndërgjegjësimi
E pyes veten, si po e ndjej veten sot?
A jam ndoshta i/e lodhur, nën stres apo jashtë forme?
Nëse diçka prej kësaj ekziston në mua,
a mund të provoj t`i sjell para Zotit këto brenga që më shqetësojnë?

 

Fjala

Kaloje këtë kohë duke e mbledhurveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutjepër të dëgjuar atë që gjallërohetnë zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllurpërdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o ZotJa ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.


 

Mk 1, 14-20


14 Pasi e burgosën Gjonin, Jezusi shkoi në Galile. Atje predikonte Ungjillin e Hyjit. 15 Thoshte: “Koha u plotësua e Mbretëria e Hyjit është afër! Kthehuni e besojini Ungjillit!”

16 Ndërsa po kalonte bregut të Detit të Galilesë, Jezusi pa Simonin e Andreun, të vëllanë e Simonit, duke gjuajtur peshk ‑ ishin peshkatarë.17 Jezusi u tha: “Ejani pas meje e do t’ju bëj peshkatarë njerëzish!” 18 Ata aty për aty i lanë rrjetat e shkuan pas tij. 19 Si eci edhe pak, pa Jakobin e Zebedeut e vëllain e tij, Gjonin: ishin në lundër e po arnonin rrjetat. 20 Menjëherë i thirri edhe ata. Ata lanë të atin e vet Zebedeun në lundër bashkë me mëditësit dhe shkuan pas tij.


 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

Kjo histori ilustron qartë thirrjen e dishepujve, domethënë nxënësve të parë. Si të krishterë në botën moderne, jemi të thirrur në mënyra shumë të ndryshme. Por ndoshta përballemi me të njëjtin lloj mosbesimi dhe frike siç bënë këta dishepuj, nxënës të parë. A mund ta dëgjosh Jezusin duke të të thirrur për ta ndjekur atë tani?

  • Ne jemi të thirrur të jetojmë thjesht, në mënyrë të qëndrueshme dhe të jemi në solidaritet me të varfrit. Është një sfidë mjaft e madhe dhe që ndikon në të gjitha aspektet e jetës sonë. Te të cilat pjesë të jetës sate mund ta bësh këtë ndryshim sot?

Ndërsa e dëgjon përsëri leximin, imagjinoje veten duke u thirrur nga Jezusi këtu dhe tani – në këtë moment. Si ndihesh?

 

Bashkëbisedimi
Sot mendo për nocionin e thirrjes. Si mund t’i përgjigjem thirrjes? Cilat janë mënyrat me të cilat unë e jetoj besimin, fenë time në mënyrë që t’ua tregoj thirrjen time të tjerëve?

Përmbyllja
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtij meditimi mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.  Një drejtor ekzekutiv për rekrutim do të kërkonte që t`i shqyrtojë CV-ët (jetëshkrimet) e kandidatëve në listë: a posedojnë aftësi dhe përvojtë caktuaraAtëherë prej tij kërkohet që të gjejë njerëzprofesionistë, të cilët do t`i intervistonin ata në emër të tijNë të kundërtën e kësaj, ti Jezus shkon përgjatë bregut të liqenit, takon me dhjetëra peshkatarëdhe më në fund zgjedh Simonin, Andreun, Jakobin dhe Gjonin. I fton në misiontë përgjithshëmNuk e kanë përvojën dhe shkathtësinë e nevojshme për punë. Janë punëtorë të zakonshëmnjerëz të mirëJetëshkrimi i tyre do të ishte i shkurtër“Jam rritur këtu peshk.

Thirrja jot, Jezus, është e thjeshtë: “Eja pas meje!” Sot, pasuesit e tu janë trupi më i madh i besimtarëvenë planet. Mos e humbsha kurrë ndjenjën e rëndësisë së këtij momentidhe kësaj thirrje të jashtëzakonshme. Ati ynë…
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »