Kodi Arbëror e Europerëndimor i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Jan 17 • Kulturë, Opinion, Recension

(“Gjergj Kastrioti ‘Athleta Christi’: përzgjedhje studimesh të Klerikëve Katolikë”, Botime Françeskane: Shkodër 2018)

 

Nga Prend BUZHALA

Secili te Skënderbeu gjen atletin e vet: arbërorët te ai gjetën Atletin e Lirisë; Evropa gjeti Mbrojtësin e vlerave të civilizimit perëndimor; krishterimi ia dha titullin më specifik e më të larëtsuarin: Atleta Chrsiti; kurse sulltanët ia dhanë titullin më të çmuar luftarak e ushtarak dhe këtë titull ai e mbajti krenisht e nuk e hoqi as kur u kthye në Arbëri. Emri Iskander (SKËNDER) nuk është emër turk, por luftarak, rrjedh nga Aleksandër, Lekë. Skënderbeu është quajtur me këtë emërtim epitetizues nga sulltanët otomanë, si luftëtar që i ngjet Aleksandrit të Madh, si strateg i shquar luftarak. Njohës i mirë civilizimesh e gjuhësh, ai ishte bërë me dhunë luftëtar i sulltanëve, por ai nuk u bë Atlet i otomanëve, dhe refuzoi të gjitha privilegjet për t’iu rikthyer vlerave burimore arbërore dhe europerëndimore vullnetarisht. Dhe me vullnetin sublim të lirisë e të mbrojtjes së këtyre vlerave, ai luftoi kundër Perandorisë më të madhe të kohës.

Këtu qëndron kodi i tij arbëror e europerëndimor.

 

  1. Struktura librit

Mbi këto kode është hartuar edhe libri “Gjergj Kastrioti ‘Athleta Christi’: përzgjedhje studimesh të Klerikëve Katolikë”, Botime Françeskane: Shkodër 2018, i ppërfshirë në 227 faqe. Fjala është për dymbëdhjetë shkrime kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut  e ku spikatet prirja studimore e autorëve françeskanë shqiptarë a që kanë shkruar shqip, sikundër janë: : Át Shtjefën Gjeçovi, Át Paulin Margjokaj, Át Zef Valentini, Át Gjon Shllaku, Mons Antonin Fishta, Át Marin Sirdani, Át Luigji Marlekaj, Át Vinçenc Malaj, Át Basilio Pandžić. Libri, i botuar vitin që shkoi, shënoni 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut. Ndërkaq, koha e botimit të këtyre shkrimeve nis që nga viti 1q914 i Gjeçovit (revista “Hyllli i dritës”), i Zef Valentinit 1937 (revista ”Leka”) e deri më 1968, kur në botën shqiptare e nëpër shumë qendra evropiane atëbotë qe shënuar 500-vjetori i vdekjes së këtij personaliteti historik. Janë revistat si Hylli i Dritës e Leka (Shkodër), Shejza (Romë) apo Jeta Katolike Shqiptare (Nju Jork), si dhe punime nga “Konventa e V Ndërkombëtare e Studimeve Shqiptare –  Convegno Internazionale di Studi Albanesi, XI 1968 (Aktet), Palermo 1969”; pjesë nga libri i At Vinçenc Malaj-t “Të dhëna Albanologjike”. Dihet që shumë autorë françeskanë dhe jezuitë shqiptarë kanë botuar dhe libra të tërë kushtuar Skënderbeut. Ndër këto studime, tri janë përkthime që i paraqiten publikut lexues e studimor për herë të parë: studimi me vlera i Át Vinçenc Malaj O.F.M “Nevoja e nji bashkërendimi bibliografik kastriotian”, studimi i Át Luigj (Jak) Marlekaj O.F.M “Skanderbegu në traditat popullore shqiptare” dhe ai i Át Basilio Pandžić O.F.M “Françeskanët në shërbim të Shqipnisë në epokën e Skanderbegut” (i botua rmë parë pjesërisht, në revistën Hylli i Dritës). Përkthyes janë Lisandri Kola dhe Aristea Kola.

Të mos harrojmë, shkrime mbi Skënderbeun kanë shkruar edhe autorë si Fishta apo Noli. Në letësi, po ashtu dihen shkrimet letrare si

Gjergj Fishta e Gjeçovi, po ashtu shkruajnë drama për Skënderbeun, kur tashmë heroi ka edhe modelin e tij kritik e dyshues, ballafaqimet në mes idealistit dhe pamjes së realitetit, sikundër është drama e Fishtës “Skënderbeu në hajat të Parrizit” 1914. Kurse Át Shtjefën Gjeçovi dramën “Skanderbegu jose t’liruemit prej zgjedhës s’turkut” (1917), për të cilën studiuesi Jakup Mato thotë se është e vetmja dramë e publikuar e Gjeçovit dhe e luajtur në skenë. Ai dëshmon se kjo vepër e Gjeçovit është botuar në serinë e kalendarit “Vepra pijore” nr 10. Ndërkaq, studiuesi Jaho Braha, në bashkëpunim me Frrok Kristajn, botuan të vetmen dramë që e ka në dorë sot publiku lexues, me titullin “Shqyptari ngjadhnjyes”, e botuar në Prishtinë më 2002. Kjo dramë i kushtohet Gjon Kastriotit, marrjes peng të bijve të tij, si dhe zisë që pllakos familjen mbretërore dhe mbarë Arbërinë. Klerikë emblematikë janë dhe Barleti, Beçikemi, Frang Bardhi e deri te Mjedja që po ashtu kanë shkruar për Skëlnderbeu. Te Botimet Fraçeskane, te veprat e autorëve si Át Bernardin Palaj – Át Donat Kurti, Át Vençenc Prenushi, 6. Át Justin Rrota, Át. Gjergj Fishta, Mons. Vinçenc Prennushi, Át. Daniel Gjeçaj, Át. Jak (Luigj) Marlekaj etj, do të gjejmë shkrime, mendime fragmentare a poezi që i kushtohen Skënderbeut.

Ndonëse rend fetar, megjithatë është e njohur edhe si lëvizje kulturore e letrare Lëvizja Françeskane e Shkodrës me formulën “Atme e Fe”. Ideologema françeskane “Fe e Atdhe”, në Shqipëri i hiqte rrënjët e saj nga thellësia e shekujve; koncept që paraqitej gjithnjë me fytyrë të re e të përtëritur. Prandaj, pranë emrave të Atë Gjergj Fishtës, Atë Anton Harapit, Atë Shtjefën Gjeçovit, Atë Bernardin Palajt, Atë Vinçenc Prennushit, Atë Anton Xanonit, Atë Marin Sirdanit, aty ku do të bëjnë po atë hir edhe veprat e Leonard de Martinit, dom Ndue Bytyçit, Mjedjes, Nikajt etj; do ta vazhdojnë po atë traditë të lashtë që nga kohët e Shën Hieronimit, Barletit, Bardhit, Frangut, Buzukut, Budit, Bogdanit, Kazazit etj. Tradita françeskane në Shqipëri vjen që nga viti i largët 1240, siç thotë Marin Sirdani, “me perhapë gjithkahë qytetnim e besim”, duke u martirizuar nga “shpata mizore e armikut” shekullor turk; françeskanët “qindruen rojë e strukun, prej Nordit t’Shqypnis, edhe kurë për ket vend Europa nuk diftojte mâ kurrnji interesë, e kurë pushtimi turk bâjte çëmos per me zhgatrrue çëdo shêj krishtênimi” (Thallòczy); po këta françeskanë “vijuen nji luftë të pareshtun per ‘fé e atdhé’ qi zgjati nder shekuj” (Sirdani). Janë po këta emra që themeluan kulturën nacionale, gjuhën, letërsinë, arsimin etj, që shfaqën interesime të gjera për kulturën traditat historinë,a rsdimin dhe publicistikln shqiptare. Fusha, në të cilat u shquan me vepra, vlera e veprimtari të pashembullt.

Do theksuar se vitin që shkoi, Botimet Françeskane publikuan dhe një libër me titullin “Kuvendime në mbretërinë e të vdekurve: bashkëbisedim midis Gjergj Kastriotit, mbret i Shqipërisë dhe i Epirit, dhe Karlit të madh, perandor romak”, vepër e shkruar nga abati Lorenzo Ignacio Thjulen në vitin 1816 dhe ribotuar në vitin 1832, e përkthyer nga Gemaj Kraja.

 

  1. Skënderbeu i vetmuar me arbërorët dhe Evropa

Cili është Skënderbeu i këtyre shkrimeve?

Editorët Vitor Demaj e Mirash Marinaj theksojnë:

“Provinca Françeskane e boton ketë libër në shenjë nderimi të përvujtë ndaj Gjergj Kastriotit, i cili u frymëzue dhe u këshillue shpesh prej bijëve të Shën Françeskut të Asizit, gjatë 25 vjetëve të sundimit të tij në trojet arbnore. Françeskanët dishmuen nji dashní të pashoqe për Shqipninë, jo vetëm në kohën e Gjergj Kastriotit, por edhe mbasi vendi ynë rá nën thundrën osmane. Si frati shqiptar, ashtu edhe misonari i ardhun prej fundit të botës, vijuen me mbajtë pranë e pranë në krahnuer kryqin bashkë me flamurin kuq e zi. Dhe i falën jo pak heroj e martirë fesë dhe kombit.”

Dhe nuik është e rastësishme, pra, përse kanë përzgjedhur që në titullin e librit emërtimin a titullin më të lartë panpor “Athleta Christi” (nga latinishtja: “atlet i Krishtit”) e që ishte “një shtresë e ushtarëve martirë të të krishterëve të hershëm, prej të cilëve shembulli më i njohur është një i tillë “military saint”, Saint Sebastian” sipas “New Catholic Dictionary”), kurse prej shekullit XV, pra që nga qëndresa antiosmane e hungarezëve, shqioatrëve, polaklve dhe të tjerëve, ky emërtim merr vlerën  njkë titulli politik e që jepej nga papët për luftëtarët që kanë udhëhequr fushatat ushtarake në mbrojtje të krishterimit. Prandaj me të drejtë theksojnë autorët që “Përmbledhja Gjergj Kastrioti ‘Athleta Christi’ do t’u shërbejë të gjithëve, por në mënyrë të veçantë studiuesve të epokës skanderbegiane për ta njohë mâ hollë e mâ thellë ‘Atletin e Krishtit’ i cili deshti, punoi dhe luftoi për nji Shqipní europiane.”

Shqipëria evropiane!

Pikërisht kjo ishte dhe spikatja e jo pak autorëve. Por ajo që bie në sy te këto shkrime, sado që klerikë, mbizotëron me forcë trajtimi objektiv i lëndës së thekuar.

Kur lexojmë shkrimin e parë me titullin “Përkujtojmë 500-vjetorin e dekës së Skandergebut me nji jetëshkrim të shkurtë të tij” të autorit Át Paulin Margjokajt, ai më se njëherë thekson realitetin e kohës: se Skënderbeut iui desh të luftonte në dy krahë që në fillim: kundër venedikasve dhe kundër otomanëve; se “Skanderbeu i ky krye e i ka drejtue  e i ka fitue shumicen e tyne vetë, pshtetë vetëm në fuqinë e krahëve të të Shqiptarëve të vet, e jo si ndihmës a shegert a vasal i tjerkujt”.; se “ma në fund edhe Papët e asaj kohe i kanë ndihmue Skanderbegut me pare, me këshille e me ndërhymje pranë shteteve europjane në favor të Skanderbegut, por me suhtri nuk ka mujtë kurrë me i shkue në ndihmë.” Autori thekson edhe princër a despotë të tjerë evropianë, po edhe arbërorë, që shpesh e mbajnë anën e Turqisë, siç ishte despoti serb Brankoviq. E pra, reflektimet e këtij autori shkojnë përtej një fakti historik: ishin në kohën e Skënderbeut Venediku e Napoli që kishin rivalitet: cili do të jetë zotërues i bregdetit shqiptar; në përqasjer me një realitet tjetër rë shekullit XX: ishin Italia e Austrohungaria që rivalizonin ta shtinin në dorë bregdetin shqiptar, pa përmendur këtu edhe ambiciet serbe apo ruse. Në këso rrethanash: pa pasur  ndihmën e të tjerëve dhe duke u hedhur në anën e turqve, Skënderbeut iu desh të mbështetej te vetvetja! Prandaj nuk është “mitizim komunist” (“mbështetja në forcat e veta”), sikundër thekson ndonjë autor me pretendime demitizuese, por faktet janë historike. Së këndejmi, kryeheroi ynë merr famë: i shkojnë lavde nga të katër anët, Papa Kalisti II e quan Skëlnderbeun ‘Athleta Christi’, Skëldberbeu shndërrohet në fugrën kryesore të Evropës.

Shkrimi i dytë “Skandërbegu n’Europë t’atëhershme” është i autorit të shuar Zef Valentini, i cili po ashtu ka disa vëllime kushtuar Skëndberbeut (shih veprat “Kronologji mbi historinë e Shqipërisë nga viti 313 e deri në shekullin XIII”,  “Akte shqiptaro-veneciane të shekujve XIV-XV”, “Papa Kalisti III. Skënderbeu. Shqipëlria dhe Kryqëzata (1455-1458, bashkautor), “Përmbledhje dokumentesh për historinë e Shqipërisë [1200-1500]”, “Statuti personal në Shqopëri në Epokln e Skënderbeut”, “kenderbeu dhe Papati 1442-1467” etj). Ndërkaq, te shkrimi i përzgjedhur këtu, shtron pyetjen me një dilemë:

“Europa e kohës së Skanderbeut, a âsht a s’âsht Europë? Të themi se ishte, por e posalindun.” Duke theksuar përçarjet e kohës, lakmitë, copëzimet, luftërat ndërmjet veti, Valentini vë në dukje se përhapjen e lavdit e ndërhyrjen e nisën paët e Romës, për një forcë të përbashkët në mbrojtje të vlerave të civilizimit evropian. Por Valentini theksona atdhedashurinë e Skënderbeut: ai ishte i rikthyer në të krishterë, “fe e nacjon ishte njinji”, a nuk na la ndonjë trakt për evropinaizëm, dhe as në fjalimet e tij Skënderbeu nuk përmend Evropën, por lirinë e Atdheut të tij e lavdinë e të parëve; përmendte “gratë e fmijt e kishnat e tye për me i mprojtë”. “Edhe Eurpoa atëherë e kuptoi”, duke përhapur jetëshkrimet për të, në kujtesën e gjatë eurperëndimore për 500 vjet rresht.

Me interes janë edhe shkrimet studimore si  ai i Át Vinçenc Malajt O.F.M “Nevoja e nji bashkërendimi bibliografik kastriotian”, i Át Luigji (Jak) Marlekaj  “Skanderbegu në traditat popullore shqiptare”, Át Basilio Pandžić O.F.M “Françeskanët në shërbim të Shqipnisë në epokën e Skanderbegut” etj e ku personaliteti e koha e Kastriotit shihet në disa përmasa, në atë të literaturës evropiane e shqiptare, në atë të  bibliografisë, traditës popullore, në arte figurative, në raportet me Evropën, si dhe në dokumente historike (si e vë në spikamë Gjon Shllaku).

 

  1. Skënderbeu dhe tradita popullore

Në traditën popullore, te një shkrim tjetër i Zef Valentinit (“Gjergj Kastrioti, pasqyra e atëdhetarit shqiptar”), theksohet se përpos Skënderbeut historik, kemi edhe Skënderbeun e bjesisë e të mendësisë dhe një Sklnderbe të veprave. Du,e theduar etosin e trimësirës e përhapjes së tij ndikimit kastriotian në popull Át Luigj Marlekaj përnend burimet e para të kësaj tradite. Dihet se ky etos i trimërisë i karakterizon edhe këngët historike, sepse, të shpeshtën, edhe këngët e tilla, janë krijuar mu në zjarrin e përleshjes së luftëtarëve me armikun,; janë krijuar në bazë të kujtimeve që ishin krejtësisht të freskëta. Ndryshe, historinë , guximin e trimërinë, populli ynë i ka kallëzuar, i ka interpretuar, i ka rrëfyer a përcjellë nëpërmes kësaj kënge. “Ti mu bafsh trim si gjyshi,” “si baba” a si akëcili luftëtar a hero, – këndohet edhe nëpër ninulla.

Në këtë kuadër, këngët më të moçme historike, të ruajtura a të shënuara që deri më sot, janë Këngët për Skënderbeun. Kujtesa për të është përcjellë përmes gojëdhënave, këlngëlve, kallëzimeve. Këto këngë i bëjnë jehonë luftës 25-vjeçare të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu kundër pushtuesit më mizor që ka njohur historia në këto anë, kundër Perandorisë Turke. E asaj periudhe është thënia që e ka shënuar Frang Bardhi në Fjalorin e tij “Aty ku shkel kamba e turkut, aty nuk mbin bar.” Po ky Frang Bardhi e ka shkruar edhe një vepër apologjike për Skënderbeun e për trimëritë e tij. Kujtimi i lavdive të Skënderbeut bëhej nëpërmes këngës popullore.  Kështu dëshmon historiani evriopian, Antobnio Sabeliko (1436-1508), siç vë në dukje Zihni Sako. Tetë këngë për Skënderbeun i botoi De Rada, disa të tjera Santori, tek të cilat arbëreshët i ruajnë kujtimet e luftërave kundër turqve. Skënderbeu te këto krijime paraqitet hero legjendar, që kujdeset për fatet e Atdheut, që ka urrejtje kundër tradhtisë.

 

  1. Përfundime

Kastriotizmi u bë shenjë e identitetit evropian të arbërorëve. Periudha e Skënderbeut zgjoi admirim të jashtëzakonshëm në gjithë Evropën. Nuk është për t’u habitur pse për të në Evropë janë shkruar rreth njëmijë libra letrarë, historikë, dokumentarë e të zhanreve tjera… . Në këtë hulli do parë edhe shkrimin e autorit Atë Antonin Fishta OFM me titull “Skanderbegu e françeskajt” përfshi te ky vëllim. Françeskanët arbërorë i qëndruan besnikë Skënderbeut: ata buk e braktisën Shqipërinë, ani se u martirizuan për 500 vjet; ashtu sikundër nuk e kishin braktisur në një kohë tjetër të rëndë (nën regjimin komunist që po ashtu pësuan martirizime të pafund).

“Rrallëherë nji popull ka ruejt kujtimet e së kaluemes së tij me aq krenari e përmallim me të cilin populli shqiptar kujton epokën e ndritun të heroit të tyne kombtar Gjergj Kastriot Skanderbegut” reflekton Malaj. Nëse përfytyrimi për heroin, që nga antika e këndej, mbështetet në trimërinë e tij a në prirjet e tij mbinjerëzore; dhe për këtë shkak ai nderohej posi perënditë; padyshim, që, epoka moderne e ka krijuar mitin për Heroin e Kulturës, pikërisht pse njerëzit e tillë ngërthejnë forcë të jashtëzakonshme shpirtërore a mendore dhe rrezatojnë me veprën e me jetën e tyre po me këtë forcë në dobi të Atdheut, të Përparimit a të Njerëzimit./drita.info

Janar 2019

Shpërndaje

Comments are closed.

« »