E kundërshtuan Nënën Tereze se po i llastonte të varfërit – pas përgjigjes së saj askush nuk e tha asnjë fjalë!

Jan 19 • Këndvështrime

Flitet shumë në botë se si Nënë Tereza i llastonte njerëzit duke u dhënë gjërat falas. Në Bangalore, njëherë në një seminar, në emër të gjithë grupit u çua një motër rregulltare dhe i tha: “Nëna Tereze, ju po i mësoni keq njerëzit duke u dhënë gjërat falas. Ata kështu po e humbin dinjitetin e tyre njerëzor. Do të duhej t’ua merrni të paktën 10 naya pais (më pak se disa penë amerikanë) për atë çka u jepni, atëherë do ta ndjejnë më plotësisht dinjitetin e tyre njerëzor.”

Kur heshtën të gjithë, ajo qetë tha: “Askush nuk llaston sa Zoti. Shikoni vetëm se çfarë dhuratash të mrekullueshme na ka dhënë falas Ai. Askush prej jush këtu nuk mban syze, e pra të gjithë mund të shikoni. Po e marrim se Zoti të kërkojë para për dritën e syve, çfarë do të ndodhte? Ne harxhojmë aq shumë para për Shshu Bhavan (shtëpia për fëmijët e braktisur që kujdesen Misionaret e bamirësisë) për të qenë në gjendje për të blerë oksigjen për shpëtimin e jetëve, ndërsa ne vetë pandërprerë marrim frymë dhe jetojmë falë oksigjenit, pa paguar fare për këtë. Çka do të ndodhte po të thoshte Zoti: ‘Punoni katër orë dhe do t’ju jap dy orë diell – sa prej nesh do të mbijetonin?’

Pastaj u tha edhe: ‘Ka shumë kongregata që i llastojnë të pasurit kështu që është mirë të kemi edhe një kongregatë në emër të të varfërve, për t’i llastuar të varfrit.’

Mbretëroi një heshtje e madhe; pas kësaj askush nuk e tha asnjë fjalë./drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »