A ka drejtësi e vërtetësi në jetën time?

Jan 20 • Meditimi i ditës

20 janar 2019 – E diela 2-të gjatë vitit (C), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Is 62,1-5; Ps 95; 1 Kor 12,4-11; Gjn 2,1-12)

 

Prania e Hyjit

Jezus i dashur, po vij sot tek ti dhe kam nevojë për afërsinë tënde.

Dëshiroj të të dua sikurse ti më do mua.

Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje.

 

Liria

Kur e ndjej veten të robëruar dhe kur gjithçka më tendosë, më ngarkon,

madje edhe atëherë kur rrezet e diellit nuk arrijnë në vendin ku ndodhem,

edhe atëherë, në heshtjen e heshtjes, shpirti im është i lirë dhe i papenguar.

Në këtë liri të shpirtit po të drejtohem ty.

 

Ndërgjegjësimi

Në praninë e Krijuesit që më do,

me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,

ngritjet në maja e rëniet në funde si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.

A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.


 

Ps 96 (95)

 

10 Shpallni ndër paganë: “Mbret është Zoti”!

Ai e mban botën që të mos shkatërrohet;

i gjykon popujt me drejtësi.

11 Galdo, o qiell! Gëzo, o tokë!

Le të buçasë deti me ç’ka në të,

12 le të gëzojë fusha me ç’gjendet në të,

le të gërthasin me hare lëndët e pyjeve,

13 para fytyrës së Zotit, sepse Ai po vjen,

sepse po vjen për të gjykuar tokën!

Do ta gjykojë botën me drejtësi,

do t’i gjykojë popujt me të vërtetën e tij.


 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • “Shpallni ndër paganë: `Mbret është Zoti!`” Disa njerëz sot e konsiderojnë këtë lloj imazhi – këtë lloj gjuhe – pak të modës së vjetër apo ‘patriarkale’. Të tjerë do të thonë se është mirë, sepse i vendos politikanët në vendin e tyre dhe tregon se kush është ai që vërtet e sundon botën. Por si ndihesh lidhur me këtë imazh të Hyjit si ‘mbret’? A është kjo mënyra si e paramendon ti Zotin?

  • Përsëri ky psalm premton se Hyji do të vijë për të sjellë drejtësi, mirësjellje dhe vërtetësi. Si të flet kjo profeci? A është kjo edhe shpresa jote – besimi yt? Cilat situata, cilat vende, cilët njerëz i njeh që e ngritin zërin që Hyji të vijë dhe t’i vendosë gjërat drejtë?
  • Ndërsa e dëgjon psalmin përsëri, shiko nëse mund ta paramendosh atë që ai përshkruan – mënyrën se si i gjithë krijimi i gëzohet ardhjes së Hyjit.

 

Bashkëbisedimi

Çfarë do t`i thuash tani Zotit – Mbretit, sjellësit të drejtësisë dhe të së vërtetës, Krijuesit? Tregoji këtij Zoti çfarë mendimesh dhe ndjenjash ka nxitur në ty kjo kohë meditimi.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Ekzistojnë ngjarje në formë narracioni me shkrim për ty, Jezus,ku fakti se kush ishe vërtet është sinjalizuar me gjeste të pagabueshme për një audiencë të madhe – këto informacione i janë transmetuar bashkësisë së gjerë. Dëftimet/manifestimet qiellore te pagëzimi në Jordan janë ngjarje të tilla. Kështu ishte edhe te njohja e të qenurit tënd Zot te lindja jote nga ana edijetarëve që përfaqësonin Orientin/Lindjen. Kurse një tjetër dëftim – nga ti vetë, o Jezus – ishte rimbushja e verës për turmën e njerëzve në dasmë në Kanë të Galilesë siç përshkruhet në Ungjillin sipas Gjonit.

Gostia – dhe rrjedha e lirë e verës – ishte gjithmonë, për popullin tënd, o Zot, një figurë/shenjë e përmbushjes dhe gëzimit të plotë që shënoninardhjen e ardhshme finale të Hyjit. Bujaria jote e pakursyer është gjithmonë në dispozicion për ne. Bëj, o Zot, që të jem i/e vetëdijshëm/e për këtë?Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »