FESTA E KTHIMIT TË SHËN PALIT: Ditëfesta e kushtuar katekumenëve dhe neofitëve

Jan 21 • Kisha në Kosovë

Tash disa vite, festa liturgjike “Kthimi i Shën Palit”, në Dioqezën Prizren-Prishtinë, është zgjedhur të jetë ditëfesta kushtuar katemumenëve (kandidatëve të rritur që përgatiten për pagëzim) dhe neofitëve (të pagëzuarve të rinj të rritur).

Këtë të premte, më 25 janar 2019, në festën liturgjike të kthimit të Shën Palit, Dioqeza jonë do të kremtojë meshën e shenjtë në Katedralen Shën Nënë Tereza, ora 18:00, të cilës do t’i prijë Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët e dioqezës.

Ftohen të gjithë meshtarët, murgeshat e besimtarët të bashkohemi – e në mënyrë të veçantë katekumenët e neofitët që janë pagëzuar në dekadat e fundit – në Shenjtëroren Shën Nënë Tereza, për t’ia kushtuar Zotit lutjen tonë, që me ndërmjetësinë e Shën Palit, ungjillizuesit të Popullit tonë Shqiptar, të mbërrijë ungjilli te çdo person vullnetmirë e të besojnë në Jezu Krishtin – Shëlbuesin e njerëzimit.

Pas meshe, ora 19:00, do të takohemi për disa momenteve bashkëndarjes me të pagëzuar të rinj dhe katekumenë në Qendrën “Bogdanipolis”, që gjendet në ambientet e Katedrales Shën Nënë Tereza.

Shën Pali – lutu për katekumenë dhe neofitë e për gjithë popullin tonë!

Ejani të lutemi e të kremtojmë së bashku!

 

Dioqeza Prizren-Prishtinë

Shpërndaje

Comments are closed.

« »