A e drejtoj zemërimin tim drejt shërimit?

Jan 23 • Meditimi i ditës

23 janar 2019 – E mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: Heb 7,1-3.15-17; Ps 110,1-4; Mk 3,1-6)

 

Prania e Hyjit

Gjëja që përpiqem të bëj këtu është që kohën ta lë më një anë
dhe të përqendrohem në jetën time, atë fizike – në kohë, dhe atë shpirtërore.
Mundohem ta paramendoj Jezusin se si është ulur pranë meje
dhe bisedoj me të mbi të gjitha gjërat që janë duke më ndodhur në jetë.
Mundohem ta marr vesh që në mundësi të panumërta
Jezusi hyn në rrethanat e përditshme të jetës sime.
E pra, jeta kalon shpejt dhe shumë gjëra ndodhin.
Ngarkesa dhe obligime të ndryshme shpesh herë e shmangin këtë vetëdije për praninë e Hyjit në jetën time të përditshme. Jam i vetëdijshëm për këtë, dhe dëshiroj të bëjë diçka.
Sa për tash, provoj të qëndroj i qetë dhe i hapur ndaj asaj çfarë prania e Tij dëshiron të më thotë.

 

Liria

Zot, bëj që kurrë mos ta marrë dhuratën e lirisë
si diçka të mirëqenë.

Ti ma ke dhënë bekimin e madh të lirisë së shpirtit.

Mbushe shpirtin tim me paqen Tëndedhe
Gëzimin Tënd.

 

Ndërgjegjësimi

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje, me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedh përmes tyre.
Disa prej këtyre marrëdhënieve janë shtrembëruar, disa janë dëmtuar, disa janë prishur:
Ndoshta për këtë arsye ndihem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lutem për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm biblik me besim, mbështetje, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

Dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çka të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje, dëgjoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.


Mk 3, 1-6

 

1 Jezusi hyri përsëri në sinagogë. Aty ndodhej një njeri me dorë të thatë.

2 Ata e ruanin pale a do ta shërojë të shtunën, që të mund ta paditnin. 3Ai i tha njeriut me dorë të thatë: “Çohu e dil para të gjithëve!”

4 Kurse ata i pyeti: “Çka lejon Ligji? Të bësh të shtunën mirë apo keq? T’ia shpëtosh njeriut jetën apo t’ia marrësh?”

Por ata heshtnin.

5 Atëherë Jezusi, i pikëlluar për shkak të ngurtësisë së zemrës së tyre, i shikoi rreth e rrotull me hidhërim e i tha njeriut:

Shtrije dorën!”

Ai e shtriu dorën dhe ajo iu shërua.

6 Farisenjtë dolën jashtë dhe menjëherë u tubuan në këshillim me herodianët kundër tij si ta gjejnë mënyrën për ta vrarë.


Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Farisenjtë, siç na tregon Shkrimi Shenjt, ishin shumë të ngurtë në zemër. Si u ngurtësuan zemrat e tyre? Pa marrë para sysh atë që u ndodhi atyre, a mos ekziston ky rrezik i zemërngurtësisë edhe për ne?
  • Ne gjithashtu dëgjojmë se Jezusi është i hidhuruar me farisenjtë – ai i sheh ata “me hidhërim”. A mund ta imagjinosh fytyrën e tij, pamjen që iu tregon atyre? Çfarë të bën ty aq të hidhëruar? Çfarë të bën të hidhëruar, të zemëruar për të ndërmarrë diçka kundër, të thuash apo të veprosh, për t’i ndryshuar gjërat?
  • A mund të bëj ndonjë krahasim me jetën time? Çfarë do të bëja unë në lidhje me njeriun me dorë të tharë? A mos është zemra ime e ngurtësuar? A jam i/e zemëruar me të drejtë, kur njerëzit nënçmohen? A e drejtoj zemërimin tim drejt shërimit?
  • Vëreje fuqinë e opozitës që ngrihet kundër Jezusit. Që nga momenti kur hyri në sinagogë, “ata e ruanin pale a do ta shërojë të shtunën, që të mund ta paditnin.” Opozita ishte e organizuar. Edhe dramatike dhe e jashtëzakonshme është aleanca mes farisenjve fetarë dhe pasuesve politikë që i kushonin kohë Herodit: së bashku ata komplotojnë për ta shkatërruar atë. Ndërsa e dëgjoj përsëri, e pyes veten, çfarë ka Jezusi që ata janë aq të frikësuar?

 

Bashkëbisedimi

Nga ky fragment biblik nuk na përçohet një imzazh, një pamje e Jezusit të butë, apo jo? Si ndihesh kur dëgjon për Jezusin e zemëruar që përshkruhet këtu, Jezusin që këtyre njerëzve u dukej një kërcënim aq i madh sa që donin ta shkatërronin? A mund të lidhem me këtë Jezus, a mund të flasësh me të tani, ndoshta për gjërat që të bëjnë të hidhëruar, të zemëruar, ose për opozitën, kundërshtarët me të cilët ballafaqohesh?

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty. Të vështrova, Jezus, në këtë skenë biblike. Si duket njerëzit e mirë shpesh herë nxisin xhelozi dhe armiqësi te të tjerët. Ndërsa dalëngadalë hyja në shpirtin e tregimit të sotshëm të Ungjillit bëhesha i ndërgjegjshëm për ta marrë me mend se çfarë opozite dhe armiqësie ke nxitur, Jezus.

Zot, pushtetarët janë bashkuar për të shkatërruar ty. Po të lus që të jesh me ata që “zhduken” për shkak se janë kërcënim kundrejt një sistemi të padrejtë. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »