Aksidenti tragjik në Maqedoni: Ipeshkvia e Kosovës solidarizohet me dhimbjen e familjarëve

Feb 14 • Kisha në Kosovë

Aksidenti tragjik mbrëmë në Maqedoni, përkatësisht në autostradën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 14 persona e dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar, ka shkaktuar dhimbje dhe pikëllim për shumëkënd. Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, ka lëshuar deklaratë, përmes të cilës shpreh dhimbjen për personat e kësaj tragjedie dhe solidarizohet me pikëllimin e familjarëve, e me gjithë qytetarët e shtetit të Maqedonisë. Lexoni më poshtë deklaratën e plotë.

 

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë kemi përcjell lajmin e mbrëmshëm të aksidentit tragjik në Maqedoni, në autostradën Shkup-Tetovë, në të cilin humbën jetën njerëz të moshave të ndryshme dhe dhjetëra prej tyre mbetën të lënduar.

Ipeshkvia jonë Prizren-Prishtinë solidarizohet me dhimbjen e familjarëve të personave që humbën jetën dhe me gjithë ata që kanë pësuar lëndime të rënda në këtë tragjedi.

Ju sigurojmë lutjet tona, që Zoti t’iu jep të gjithëve forcë dhe ngushëllim, të mund të përballojnë këto momente të vështira.

Në Prishtinë, më 14 shkurt 2019

Zyra e Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë”/drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »