SH. B. “DRITA” do të promovojë botimet e vitit 2018
Shtëpia Botuese “DRITA” për të katërtin vit me radhë, organizon promovimin e botimeve të saj të publikuara gjatë një viti.
Sivjet, promovimi për botimet e vitit 2018 do të mbahet këtë të enjte, më 21 shkurt 2019, ora 12:00, në Qendrën BogdaniPolis, që gjendet në ambientet e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.
Këto janë botimet që do të promovohen:
- Dodë Gjergji, Rrëfimi i një shtegtari – një javë në Kalkuta
Prezanton: Imzot Zef Gashi, argjipeshkëv i Tivarit në pension
- Alessandro Sera, Shqipëria dhe Selia e Shenjtë në kohën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut
Prezanton: Prof. Dr. Gjon Berisha, historian i mesjetës
- Don Anton Uka, Fuqia e përvujtërisë. Reflektim psiko-shpirtëror mbi Psalmet 20-39
Prezanton: Don Marjan Sh. Uka
- Don Agim Qerkini (ed.), Misioni Katolik Shqiptar në Luzern
Prezanton: Don Lush Gjergji
Ju mirëpresim!
SH. B. “DRITA”
Katedralja Shën Nënë Tereza
Blvd. Bill Clinton, p. n.
KS – 10000 Prishtinë
Tel. 049 174 790
« Çka dëshiron të shohësh, të dëgjosh, të kuptosh? Zoti të mban, të ruan, të mbron gjithmonë »