Jam i/e thirrur për të sjellë njohjen e Jezusit tek të tjerët

Feb 22 • Meditimi i ditës

22 shkurt 2019 – E premte, Katedra e Shën Pjetrit (festë), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

(Leximet e ditës: 1Pt 5,1-4; Ps 23,1-6; Mt 16,13-19)

 

Prania e Hyjit

Për ta përgatitur veten për këtë kohë të çmueshme, qetësohu dhe bëhu i/e vetëdijshëm/e për ajrin që po e merr, që është duke lëvizur nëpër ty.

Relaksohu, vetëm për një moment të shkurtë.

 

Liria

I kërkoj Hyjit të të gjitha mirësive
Dhe Atit të të gjithë përdëllimeve,
Ta dërgojë Sh pirtin Shenjt.
Që të më lirojë t`i shoh të gjitha të mirat që më janë dhënë e që më rrethojnë.
Për të më çuar në liri Hyji dëshiron që unë të gëzohem.

 

Ndërgjegjësimi

Në këtë moment, o Zot, po i drejtoj mendimete mia kah Ti.

Do t`i lë mënjanëpunët dhe preokupimet e mia.

Do të pushoj dhe rifreskohem në praninë tënde.

 

Fjala

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.


1Pt 5,1-4

1 Eprorëve, pra, që janë tek ju u jap vërejtje unë, epror edhe vetë bashkë me ta, dëshmitar i mundimeve të Krishtit dhe pjesëtar i Lavdisë që do të zbulohet: 2 ruajeni grigjën e Hyjit që ju është lënë në kujdes, mbikëqyreni jo përdhuni, por vullnetarisht, si do Hyji; jo për hir të fitesës së ndytë, por me shpirt gatishmërie, 3 jo si zotërues mbi ata që ju janë besuar, por si shembull i grigjës. E kur të shfaqet Kryebariu, do të merrni kurorën e lavdisë, që kurrë nuk vyshket.


Ç`po dëshiron të më thuash, Zotëri?

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  • Festa e sotme celebron shërbimin e Pjetrit ku ai u u tregon njerëzve për Jezusin dhe përkushtohet për forcimin e ndjenjës së bashkësisë midis të krishterëve të Romës. Për Pjetrin ndoshta ishte një moment kur e kuptoi se nuk ishte vetëm një ndjekës i Jezusit, por edhe i ngarkuar me rolin për të ndihmuar të tjerët që këta ta njihnin dhe ta ndiqnin Jezusin. Si ndihem për mundësinë që unë, si Pjetri, jam i/e thirrur për të sjellë njohjen e Jezusit tek njerëzit e tjerë?
  • A ka pasur një moment të veçantë në jetën time kur e kam kuptuar këtë? Ose ndoshta, një moment që unë s’ e kam parë? Çfarë shpresash dhe dyshimesh lindin tek unë, kur mendoj se edhe unë guxoj të jem një apostull aktiv i Jezusit?
  • Kur e dëgjon përsëri fragmentin biblik, dëgjoji veçanërisht ato ideale që Pjetri mendon se duhet t’i frymëzojë ata që dëshirojnë t’i sjellin të tjerët te njohja e Jezusit. Cila nga këto ideale do të doje të të frymëzojnë në shembullin tënd për një jetë të kristherë te të tjerët?

 

Bashkëbisedimi

Në minutat përmbyllëse të lutjes, tregoji Hyjit se ku, sot, do të doje t’i ndihmoje të tjerët në njëfarë mënyre që do ta imitonte shërbesën e Shën Pjetrit për t’i sjellë të tjerët te Jezusi.

 

Përmbyllja

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty. Frymëzimi dhe shpresa që më jepen në lutje vijnë nga Hyji. E imagjinoj sesi, Jezus, e uron Pjetrin dhe po të dëgjoj duke më thënë: “Qofshbekuar!”

Besimi i Pjetrit ishte një bazë e qëndrueshme që Jezus, e çmoje. Jezus, ti e çmon edhe besimi tim, dhe mbi të dëshiron të ndërtoj lumturinë time, në shërbim të të tjerëve dhe për lavdinë e Hyjit. Ati ynë…

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt. Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »