Karnavale n’Prishtinë

Feb 22 • Kulturë

Qendra “BogdaniPolis”, që gjendet në ambientet e Katedrales Shën Nënë Tereza, në bashkëpunim me shoqatën kulturore të qytetit të Shkodrës “Ilirikum” sjell në skenë shfaqjen “Karnavale n’Prishtine“, këtë të shtunë, më 23 shkurt, në ora 19:00.

Qyteti i Shkodrës njihet tashmë për traditën e bukur të karnavaleve, e cila i ka fillimet e saj që në vitin 1860 e vazhdon edhe sot. Një natë e mbushur me muzikë, humor e bejta për të gjithë dashamirësit e artit të bukur shkodran. 

Paulin Ujka – humorist
Zef Ndoja – humorist
Artemisa Mithi – Këngëtare
Mark Ujka – kitarist
Bert Ujka – kitarist

Pas shfaqjes ju mirëpret një festë e bukur ku të gjithë së bashku do të këndojmë e kërcejmë në pjesën e qendrës “Agorá” nën tingujt e muzikës se bukur qytetare shqiptare.

 Mund të visheni siç i ka hije Karnavaleve me maska dhe kostume për ta bërë këtë natë edhe me më shume ngjyra!

Hyrja është pa pagesë.

Ju mirëpresim të gjithëve!/drita.info

Shpërndaje

Comments are closed.

« »